Ushtria më e besuara te shqiptarët, partitë politike dhe gjykatat prekin fundin

Sa besim kanë shqiptarët në qeverisje?! Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) prezantuan sot gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2017”, i zhvilluar në nëntor 2017.

Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë: Forcat e Armatosura (63%), Institucionet e Arsimit Publik (63%), Institucionet e Shëndetit Publik (53%) dhe Policia e Shtetit (53%). Prokuroria (22%), Gjykatat (21%) dhe Partitë Politike (21%) rezultojnë të jenë institucionet më pak të besuara. Në lidhje me institucionet e tjera kombëtare, Institucionet Fetare (76%), Organizatat e Shoqërisë Civile (57%) dhe Media (54%) janë më të besuarat.

Krahasuar me vitin 2016, shtatë institucione kanë shënuar rritje në besim, përkatësisht: Qeveria (rritje me 3 pikë përqindje), Institucionet e Shëndetit Publik (rritje me 3 pikë përqindje), Institucionet e Arsimit Publik (rritje me 4 pikë përqindje), Parlamenti (rritje me 7 pikë përqindje), Forcat e Armatosura (rritje me 8 pikë përqindje), Shoqëria civile (rritje me 11 pikë përqindje) dhe Institucionet Fetare (rritje me 18 pikë përqindje).

Krahasuar me 2016, përqindja e të anketuarve që kanë besim tek bashkia e tyre qëndron e pandryshuar në 49%.

Krahasuar me 2016, katër institucione kanë shënuar rënie në besim, përkatësisht: Policia e Shtetit (ulje me 8 pikë përqindje), Media (ulje me 4 pikë përqindje); Presidenti (ulje me 3 pikë përqindje) dhe Partitë Politike (ulje me 2 pikë përqindje).

Në lidhje me Reformën në Drejtësi, perceptimet për zbatimin me korrektësi të saj në praktikë vazhdojnë të jenë të ndara, me 43% e të anketuarve që besojnë se Reforma në Drejtësi do të zbatohet me korrektësi, ndërkohë që 38% besojnë të kundërtën.

Gjatë 2017, Gjykatat janë perceptuar si më të prekshme ndaj ndikimit politik (72%), ndjekur nga Prokuroria (69%) dhe Policia e Shtetit (49%).

Të dhënat e Sondazhit të Opinionit për vitin 2017 tregojnë se 8 nga 10 të anketuar e konsiderojnë korrupsionin e nivelit të ulët (87%) dhe të lartë (88%) si të përhapur ose shumë të përhapur në Shqipëri. Megjithatë, të dhënat tregojnë një mospërputhje të dukshme midis perceptimeve mbi përhapjen e korrupsionit dhe përvojave personale të përballjes me fenomenin. Kur pyeten mbi përvojat personale, vetëm 21% e tyre raportojnë se kanë qenë dëshmitarë i të paktën një rasti korruptiv në qeverisjen e tyre vendore krahasuar me 15% në qeverisjen qendrore. Krahasuar me vitin 2016, për vitin 2017 shifrat e përballjes personale me korrupsionin në qeverisjen vendore janë rritur me 6 pikë përqindje, ndërsa për qeverisjen qendrore me 5 pikë përqindje.

Të pyetur mbi kredibilitetin e raportimit në media, vetëm një në çdo dy të anketuar (50%) mendojnë se informacioni i dhënë nga media është i saktë dhe i vërtetë.

Të pyetur në një pyetjeje të hapur, 21% e të anketuarve konsiderojnë Gjykatat si institucioni më i korruptuar për 2017 të ndjekura nga Qeveria (16%), Institucionet e Shëndetit Publik (14%) dhe Parlamenti (9%).

Në lidhje me ofrimin e shërbimeve publike, të anketuarit kanë vlerësuar më mirë furnizimin me ujë të pijshëm (56%), shërbimet e pastrimit (57%), shërbimet e emergjencave (53%) dhe shërbimet e arsimit publik (54%). Shërbimet publike që janë vlerësuar më pak janë shërbimet e punësimit (74%) dhe gjykatat (73%) të ndjekura nga shërbimet e shëndetit publik (57%) dhe shërbimet sociale (55%).

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Znj. Senida Mesi theksoi se përpjekjet e qeverisë lidhur me reformat transformuese për të rritur besimin e qytetarëve në qeverisje janë reforma në drejtësi dhe vetting, operacioni forca e ligjit dhe vetting në radhët e policisë si edhe reforma e shërbimeve publike dhe administrative. Ajo u ndal veçanërisht tek reforma e shërbimeve administrative e cila po krijon një kulturë të re të punës atë të shërbimit dhe kujdesit ndaj qytetarit si ndaj klientit përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të integruara e me një ndalesë / online. Znj. Mesi u shpreh se: “duke rindërtuar një sistem të ri vlerash, po shërojmë sëmundjen e cinizmit dhe mosbesimit ndaj shtetit: Shqiptarët kanë nevojë dhe meritojnë shërbime cilësorë, të modernizuara dhe dixhitale që ua lehtëson jetën dhe punën dhe kjo rrit besimin tek shërbimet dhe administrata publike.”

Z. Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri nwnvizoi se “Trendet pesëvjeçare tregojnë se besimi po rritet ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme, në Qeverinë Qendrore, në Parlament, në Institucionet e Shëndetit dhe Arsimit Publik, në Institucionet Fetare dhe në Shoqërinë Civile. Mendoj se kjo nuk ka ardhur nga asnjë zgjedhje apo politikë e vetme, por nga një mori përpjekjesh reformimi, nga ekspozimi i përsëritur i qytetarëve ndaj institucioneve që po përpiqen të orientohen drejt qytetarit dhe të fitojnë besimin e tyre. Raporti gjithashtu shpërfaq disa shenja paralajmëruese, duke theksuar fushat që kanë nevojë për vëmendje. Nivelet e besimit në gjyqësor janë shumë të ulëta dhe, që nga nëntori 2017 të paktën, përcjellin një skepticizëm kokëfortë për suksesin e Reformës në Drejtësi do të jetë një sukses. Një përqindje e vogël por në rritje – 16% – thonë se “nuk e dinë” nëse Reforma në Drejtësi do të sjellë një ndikim pozitiv në vend – krahasuar me vetëm 11% vitin e kaluar. Sondazhi konfirmon gjithashtu rëndësinë thelbësore të Reformës në Drejtësi. PNUD gjithashtu është i kënaqur që po punon për Reformën duke u fokusuar në aksesin në drejtësi, veçanërisht në popullatat e margjinalizuara. Me Ministrinë e Drejtësisë dhe shoqërinë civile, dhe në bashkëpunim me BE, PNUD po mbështet klinikat ligjore në katër bashki”

Mbledhja e të dhënave është kryer gjatë periudhës 17-30 nëntor 2017. Një total prej 1648 qytetarësh u intervistuan në 61 bashkitë e Shqipërisë.

Sondazhi i Opinionit mbështet nga PNUD Shqipëri përmes projektit “Mbështetje për inovacionin kundër korrupsionit: Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin në Shqipëri”.

Rreth Sondazhit të Opinionit “Besimi në Qeverisje”

Sondazhi i Opinionit 2017 “Besimi në Qeverisje” është zhvilluar për të pestin vit radhazi. Ai shqyrton perceptimin publik në çështje si: besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia institucionale, korrupsioni, niveli i përfshirjes qytetare në politikëbërje dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi. Sondazhi është zhvilluar duke përdorur një metodologji, pyetësor dhe mbulim kombëtar të ngjashëm./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7905,Camëri,108,Editorial,1689,Ekonomi,414,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2355,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1769,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ushtria më e besuara te shqiptarët, partitë politike dhe gjykatat prekin fundin
Ushtria më e besuara te shqiptarët, partitë politike dhe gjykatat prekin fundin
https://2.bp.blogspot.com/-9sMO0RRvipg/Wqx1ShwMCvI/AAAAAAAAEP8/fUwkbWb0zBMV1vI3HI59cOkVUai_b2TQQCLcBGAs/s640/29313361-836336463219791-806057179822948352-n_1521220732-8817240.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-9sMO0RRvipg/Wqx1ShwMCvI/AAAAAAAAEP8/fUwkbWb0zBMV1vI3HI59cOkVUai_b2TQQCLcBGAs/s72-c/29313361-836336463219791-806057179822948352-n_1521220732-8817240.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ushtria-me-e-besuara-te-shqiptaret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ushtria-me-e-besuara-te-shqiptaret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy