Vetëvendosje: Thaçi të tërhiqet sa më parë nga dialogu me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë lidhur me takimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku u tha se duhet të marrin fund darkat e tilla mes tyre, pasi që janë tepër të shtrenjta për popullin e Kosovës.

Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje tha se të premten e 23 marsit në mbrëmje, presidenti i Kosovës, Hashin Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia darkuan së bashku, derisa tha se dialogu Thaçi-Vuçiç po synohet të ngutet.

Kjo sipas tij, pasi që Serbisë po i ngutet për tre arsye, njëra ngase Vuçiç dëshiron të merret vesh me Thaçin para se Kosova të bëhet me ushtri e në anën tjetër pasi që nuk dihet e ardhmja e karrierës së Thaçit, e për këtë mundohen ta shfrytëzojnë sa ai është president.

“Vuçiç me këtë dialog donë t’i çarmatos zërat kritik në Bashkimin Evropian. Ne nuk kemi nevojë për një dialog pa parime, dialog pa kushte për Serbinë, dialog të privatizuar nga Thaçi. Për dialogun duhet të debatohet në Kuvend. Duhet të marrin fund darkat e tij sepse janë shumë të shtrenjta për Kosovën dhe popullin e tij”, tha ai.

Sipas tij, në tavolinën ku darkuan Hashim Thaçi dhe homologu i tij Aleksandar Vuçiç, u rikthye “Zajednica”.

“Te premten e 23 marsit në mbrëmje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiç darkuan së bashku. Nuk është e çuditshme që në atë datë u rikthye ‘Zajednica’ e Serbisë në tryezë, sepse Thaçi pat përbuzur nënshkrimet e 205 mijë qytetarëve kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë dhe demarkacionit me Malin e Zi. Së dyti Vuçiq nuk e njeh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili me 23 dhjetor pat konstatuar që secili nga 7 kapitujt e ‘Zajednicës’ nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve pat nisur ne kohèn e publikimit të raportit të Dick Marty”.

“Dialogu i Thaçit dhe Vuçiqit, që po synon të bëhet marrëveshje historike për pajtim, po nis në kohën kur pritet të publikohen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Thaçi, si i përfoluri i raportit të Dick Martyt, duhet të tërhiqet sa më parë. Presidenti serb e ka bërë të qartë se Serbia don sa më parë marrëveshje kompromisi për Kosovën, ku secila palë merr diçka”.

“Jam i bindur qe e gjithë klasa politike e din që ‘Zajednica’ është tepër e dëmshme për Kosovën. Edhe vetë Gjykata Kushtetuese e pat kundërshtuar. Lëvizja Vetëvendosje do t’i kundërshtojë proceset negative”, tha ai.

Sipas tij, rezultati kryesor për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është Lista Serbe.

Sveçla tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër dialogut me Serbinë, porse është kundër dialogut pa parime.

Ndërsa shprehu keqardhje që tentativat e tyre për të ndalur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, rezultuan pa sukses. Derisa tha se si VV do të luftojnë marrëveshjet pa parime, qoftë edhe nëse janë të vetmit që e bëjnë një gjë të tillë.

”Kosova është Republikë Parlamentare dhe në Kuvendin e Kosovë duhet të debatohet për çfarëdo dialogu me Serbinë. Duhet të marrin fund darkat e presidentit kosovar, sepse ato janë tepër të shtrenjta për shtetin tonë dhe për popullin e Kosovës. Vetëvendosje do kyçjen e të gjithë akterëve kryesor të vendit në këtë proces të dialogut”, tha Sveçla.ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7901,Camëri,108,Editorial,1685,Ekonomi,413,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2353,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1767,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vetëvendosje: Thaçi të tërhiqet sa më parë nga dialogu me Serbinë
Vetëvendosje: Thaçi të tërhiqet sa më parë nga dialogu me Serbinë
https://4.bp.blogspot.com/-IwgNKZi3gwY/WrikqzxifwI/AAAAAAAAVi0/0LxO87JcYpkyYRewfzZe_0sNzMNtfaTxQCLcBGAs/s640/auto-salla-e-konferenca-ve-te-vetevendosjes-foto-ridvan-slivova1412491890.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-IwgNKZi3gwY/WrikqzxifwI/AAAAAAAAVi0/0LxO87JcYpkyYRewfzZe_0sNzMNtfaTxQCLcBGAs/s72-c/auto-salla-e-konferenca-ve-te-vetevendosjes-foto-ridvan-slivova1412491890.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vetevendosje-thaci-te-terhiqet-sa-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vetevendosje-thaci-te-terhiqet-sa-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy