Vlerësimi i BB: Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153.6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit për pasuritë e kombeve, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2014.

Vlerën më të madhe e ka kapitali njerëzor me rreth 66 miliardë lekë, duke zënë kështu 42 për qind të totalit të vlerës së pasurisë së Shqipërisë.

Më pas për nga vlera vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë 34% e totalit. Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë dollarë, duke zënë 24% të totalit të vlerës së Shqipërisë.

Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta në aspektin e pasurisë që zotërojnë .

Vendet më të ardhura të ulëta gjatë kësaj periudhe kanë shkuar drejt nivelit të mesëm. Megjithatë, llogaritë e pasurisë globale tregojnë gjithashtu zhvillime shqetësuese. Disa vende me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, panë një rënie në pasurinë për frymë për shkak se rritja e shpejtë i ka tejkaluar investimet.

Banka Botërore ka gjetur gjithashtu se në 12 vende përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme është rritur gjatë dekadës së fundit.

Duke parë këtë prirje shqetësuese përmes treguesve të kontabilitetit të pasurisë, shihet se popullsia në rritje mund të përfitohet nëse ka një sistem arsimor të mirë. Në vendet me të ardhura të larta, llogaritet se kapitali njerëzor përbën 70% të pasurisë, ndërsa për vendet me të ardhura të ulëta, kapitali natyror është akoma aseti më i madh.

Nga 24 vendet që kanë mbetur me të ardhura të ulëta që nga viti 1995, 13 janë klasifikuar si shtete të brishta dhe konfliktuale dhe nga këto shumica janë të pasura me burime natyrore./ Monitor/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9280,Camëri,119,Editorial,2037,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1475,Iliridë,289,Kosovë,2694,Kulture,723,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vlerësimi i BB: Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë
Vlerësimi i BB: Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë
https://1.bp.blogspot.com/-IZ7r8gXU6lM/Wp-aq5MkIII/AAAAAAAAUGc/jBjVBYW10AwUOg9iqU3an2QBPGjhXU9lACLcBGAs/s640/tirane-skenderbeu-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-IZ7r8gXU6lM/Wp-aq5MkIII/AAAAAAAAUGc/jBjVBYW10AwUOg9iqU3an2QBPGjhXU9lACLcBGAs/s72-c/tirane-skenderbeu-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vleresimi-i-bb-shqiperia-kushton-1536.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vleresimi-i-bb-shqiperia-kushton-1536.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy