Vllasi: Sikur të mos ishin demonstratat e ’81, Kosova do të ndahej si Sllovenia. Ndoshta do të ishim bashkë me Shqipërinë…

Azem Vllasi, dje politikan i rryer, sot avokat i njohur dhe këshilltar i lartë politik në qeverinë e Kosovës, flet ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”. Ai, si personazh kyç i demonstratave, rrëfen nga dora e parë mbi ato, flet për muajt e “mjaltit të idhët” në pushtet me Sllobën. Azem Vllasi, pas 33 vitesh flet për demonstratat e vitit 1981, u deshtën apo nuk u deshtën të ndodhnin ato? Sa i ban hajre e sa zullume Kosovë, bashkimit kombëtar?

Një deceni e plotë pas vdekjes së kriminelit serb dhe diktatorit të fundit në Evropë, Millosheviç, për demonstarat e vitit 1981 se kush i nisi ato dhe kush mund të qëndronte pas tyre, për këto dilema flet për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë» ish-funksionari kosovar, njëherit kryetar i Komiteti krahinor, Azem Vllasi, sot avokat dhe këshilltar i qeverisë së Kosovës.

Vllasi, po ashtu, flet edhe për takimet me Millosheviçin dhe fotot, pamjet e tij me të, që ende kanë mbetur në disa media. Shpesh u fol e përfol për demonstratat e 1981-së në Prishtinë, se pas tyre ishin serbët, UDB, jo i nisën nga serbët, nga shqiptarët, apo Beogradi ju la kamën e “arushës” kosovarëve, jo ai, jo ky.

Lidhur me këto protesta masovike fillimisht Azem Vllasi thotë se me kushtetutën e vitit 1974 në Jugosllavinë e Titos ishin dakord të gjithë, përveç Serbisë, mu për shkak të pozitës së avancuar të pozitës së shqiptarëve bazuar nga kjo kushtetutë.

Vllasi: Para demonstaratave të 81-shit shqiptarët në Kosovë jetonin si “bega”, bile me mirë se ata në Shqipëri.

Avokati dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Azem Vllasi, në Kosovë dhe Ballkan thotë se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike, të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë, në krye me diktatorin Enver Hoxha, si dhe atyre staliniste e marksiste.

“Secili e ka mendimin e vet. Unë mendoj se ato demonstrata e kanë pasur mbulesë Kosovën Republikë, por se demonstrata është organizuar mbi baza ideologjike si marksizmimin, leninizmin, dhe sistemin e atëhershëm të Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës. Sipas politikanit kosovar Vllasi “Kushtetuta e asaj kohe, në ligjet e saj, i ka dhënë Kosovës të drejtat e një shteti të pavarur. Bile, bile me kshyr holle e hollë, dikur t’mos ishin demonstratat e 1981, Kosova do të ndahej pa gjakderdhje si Sllvenia, bile-bile ndoshta sot do të ishim bashkë me Shipninë!”

Sidomos Serbia e atëhershme nuk ishte e kënaqur me Kosovën, e cila atë botë gëzonte statusin me atribute gati si Republikë. Dhe kjo ishte rezultat i angazhimit të politikanëve, udhëheqësisë të asaj periudhe, sepse shqiptarët e Kosovës kurrë në historinë e tyre nuk ishin të avancuar ashtu.

Veç kësaj ne në Kosovë atëbote jetonim shumë “grofa”, shume më mire sesa shqiptarët në Shqipëri. Dhe tash shtrohet pyetje, kujt i konvenonte që të shpërthenin demostrarat mu atë vit, mu në vitin 1981?!

Vetë ato protesta, veprimatria e tyre, bien ndesh, në kundërshtim me ligjin, kushtetutën që kishte avanacuar pozitën e shqiptarëve ato vite. Këto protesta plasën fill 10 ditë pas vdekjes së Titos.

Dhe sikur Titoja të mos avanconte statusin e shqiptarëve dhe sikur ai të ishte gjallë, nuk mund të ma mbush mendjen askush se do të kishin shpëthyer ato protesta.

Dhe në atë kohë une kisha disa përplasje, ngatërresa me këta organizatorët e protestave të 81-ës dhe sot e kësaj dite nuk i ha fjalët, se ata ishin ngutur, gjoja ta përshpejtojnë procesin e avancimit të çështjes sonë, në fakt ata rrokullisën me gurë ndërtesën mbi vete, të cilën ne e kishim ndërtuar me mund e sakrificë.

Unë kam lexuar literaturë të ndryshme dhe për krizat në botë, një mësim çka kam nxjerrë, që është i pakontestueshëm se një popull rebelohet, revoltohet, çohet në këmbë kundër një shteti, kundër një regjimi vetëm atëherë kur ia fut thikën n’fyt.

Rankovici ishte më i veshtirë e zullumqar se Titoja. Po, pse këta burra nuk çuan në kohën e tij, por e pritën vitin 1981, kur zhvillimi i Kosovës mori hov në të gjitha sferat?!

Dhe shpesh më shkon mendja po pse në kohën e Rankoviçit nuk u quan shqiptarët, nuk pati demonstrata, kur i kishim punët shumë pisk, edhe shumë më keq sesa në kohën e Titos?!

S’kishte as protesta, as organizime ilegale, pos Adem Demaçi, i cili ishte më i zëshëm dhe kundërshtonte ato politika. Dhe tash shtrohet pyetja kujt iu tek, iu desht që në vitin 1981 të çohet, kur Kosova atëbote i kishte anët e mira?!.. Nuk kishte vetëm emrin zyrtarisht Republikë.

Kishim shkolla fillore në gjuhën shqipe gati në çdo katund, shkolla të mesme së paku 2 apo 3 në çdo komunë, qytet, po ashtu kishim Universitet.

Atë botë, kur unë isha në funksion, Unversiteti i Prishtinës ishte i Treti në Jugosllavi, pas atij të Zagrebit dhe Beogradit dhe i pesti më duket në Ballkan.

Kishim mediat tona, kishim akademinë e shkencave, e cila ishte shumë më aktive sesa sot, kishim kushtetutën, policinë tonë që shtrihej deri në Mitrovicë e karadakun e Gjilanit e Preshevës.

Besa në ato demobstrata me parulla të ndryshme me elemente të dyshimta, që nuk i donte Evropa jomarksiste-lenisite, jo Enver Hoxha, etj.

Dhe pastaj pasuan reagimet nga Lubljana deri në Prishtinë duke thënë: hej ju, çka po doni saktësisht, sistemin komunist, me na kthye kah Stalini, Rusia..dhe aty Kosova u ngul dhe mori tatëpjetën, ku serbët pastaj lanin lesh mbi ne, vraj e burgos në emër të separatizmit, irredentizmit e hamamit…Saqë s’kishte më burgje në Serbi dhe u deshke të dërgonin shqiptarët në burgjet e republikave të tjera të Jugosllavisë së atëhershme.

Dënimet atëherë e më burgje jepeshin jo nga Kosova, por nga Beogadi, sepse ishin të sanksionuara me ligjin penal Federal të Jugosllavisë. Unë shpesh iu thosha në Prishtnë e Beograd se kot e keni me dënime politike dhe t’i mbushni burgjet me shqiptarë e keni kot, sepse nuk mund as t’ia mbushni e as t’ia theni mendjen, por nevojitet dialog.

Dhe kështu Serbia u soll me ne, na piu gjakun deri sa dul në sipërfaqe UÇK dhe bashkë me aleatet tanë amerikanë dhe NATO u desht me ia thye hundët me e kthye mbrapa Serbinë, rezistencë kjo që u desht ta paguajmë me një çmim të madh, me mijëra ton litra gjak, me mijëra viktima…”.

Azem Vllasin e pyetëm se si e ndien veten, apo a të vjen marre kur edhe sot e kësaj dite në mediat tona apo serbe e sheh veten në foto apo në TV me Millosheviçin apo sa do të paguante sikur t’i shlyen, t’i hiqte qafe ato foto, pamje nga interenti? Lidhur me këte Azem Vllasi tha se fare nuk i bie pishmanit.

“Pse marre, përkundrazi krenohem. Jo, jo, asesi nuk pendohem. Nuk isha i vetëm unë që kisha marrë poza me Slloben, ishte Ollbarajt, Hollbruk, Klinton, Rugova… Ajo ishte pjesë e imja e autobiografisë sime, pjesë historike e kombit tonë. Unë s’kam dalë në fotografi me Milloshin, se e kam pas jaran, s’kam dalë në fotografi me të prej qejfit e as tuj kcye horë. Por ishin ato momente të caktuara, ngjarje për atë kohë shumë domethenëse. Por esenca, historia me Milosheviçin qysh atëherë ishte histori e konfliktit politik, interesave kombëtare. T’ju them të drejtën, fillimisht nuk e kemi njohur kush është, deri sa e prekem pak dhe e kuptuam se çfarë magari kishte qenë. Une vetë kam dasht t’ia futi shuplakë atij magari në vend publik, në mbledhje se shpesh ma hypte gjakun. Pra, ai ishte shef politik i Serbisë e unë i Kosovës dhe shpesh kishim zënka e kontradikta me të dhe në fund dihet se si përfundoi. Unë shkova në burg. Unë jam i vetmi shqiptar, funksionar që pas ’45-ës të jem i ngarkuar nga gjykata e regjimit serb me aktaukuzë për vepër penale me dënim me vdekje, sepse ata më shpallën si armik i Jugosllavisë, Serbisë, si shkatërrues i këtij shteti.

Azem Vllasi me flamurin kombëtar në mesin e mintarëve

Vllasi këndon në odë me minatorët në vitin 1991. Në vitin 1991, në një odë në Mitrovicë, ishin tubuar minatorët e Trepçës, ndërsa në mesin e tyre gjindej edhe udhëheqësi politik i Kosovës në atë kohë, Azem Vllasi. Derisa këngëtarët këndonin këngë patriotike, Azem Vllasi e mbante në dorë një dekorim me flamurin kombëtar.



NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7904,Camëri,108,Editorial,1688,Ekonomi,414,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1274,Iliridë,250,Kosovë,2354,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1768,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,492,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vllasi: Sikur të mos ishin demonstratat e ’81, Kosova do të ndahej si Sllovenia. Ndoshta do të ishim bashkë me Shqipërinë…
Vllasi: Sikur të mos ishin demonstratat e ’81, Kosova do të ndahej si Sllovenia. Ndoshta do të ishim bashkë me Shqipërinë…
Vllasi: Sikur të mos ishin demonstratat e ’81, Kosova do të ndahej si Sllovenia. Ndoshta do të ishim bashkë me Shqipërinë…
https://3.bp.blogspot.com/-4sSD2JKo87w/Wq8jtGjQBkI/AAAAAAAAEbg/TKCwlGXxFX48w5zs0KShVrlMewBYo92TACLcBGAs/s640/azem-vllasi-696x392.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-4sSD2JKo87w/Wq8jtGjQBkI/AAAAAAAAEbg/TKCwlGXxFX48w5zs0KShVrlMewBYo92TACLcBGAs/s72-c/azem-vllasi-696x392.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vllasi-sikur-te-mos-ishin-demonstratat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/vllasi-sikur-te-mos-ishin-demonstratat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy