Zgjedhjet në Itali, flet kandidati shqiptar: Do ketë surpriza

Sot në Itali po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ndërsa në garë për deputetë janë edhe 4 shqiptarë. Njëri prej tyre është edhe Emiljano Biraku, i cili kandidon për Partia Demokratike të Qendrës së Majtë, që drejtohet nga ish-kryeministri Renzi.

Në një intervistë me Skype nga Italia për Report Tv, Emiljano Biraku që kandidon në Venecia shprehet se shanset që të zgjidhet deputet janë të vogla, ndërsa parashikon një rezultat surprizë për partinë e tij, ndryshe nga sa thonë sondazhet. Emiljano Biraku vlerëson reformat që ka ndërmarrë partia ku ai bën pjesë për emigrantët.

Intervista e Emiljano Birakut në REPORT TV

Si po zhvillohen zgjedhjet në Itali?

Jam në Venecia, cdo gjë është normale. Pjesëmarrja është rreth 20%, shpresojmë që sondazhet të mos jenë të vërtetë, pasi jepnin forcën e djathtë fituese.

Ke nga 2008 që jeton në Itali, si erdhi kandidimi për parlamentin?

Ishte propozimi i qarkut dhe Venecias. Menduan një kandidaturë që përfaqëson edhe territorin, por tregon edhe një model integrimi. Duke vendosur një shqiptar menduan të japin një shembull konkret integrimi. Pozicioni në listë nuk është shumë bindës.

Na thoni diçka më shumë si emigrantët shqiptarë po i përcjellin zgjedhjet?

Kam bindjen dhe shpresoj që komuniteti shqiptar të jetë pranë Partisë Demokratike, pasi në këto 5 vite u mundua edhe për shtetësinë. Një parti e cila edhe brenda strukturave ka disa shqiptarë të suksesshëm, ke apo nuk ke shtetësinë.

Kur mund të kemi një rezultat përfundimtar?

Numërimi fillon pas orës 23:00 me ligjin e ri elektoral, nuk e di nëse rezultati do të jepet të hënën në mëngjes apo pasdite. Të parët do të dalin rezultati mazhoritar, ajo që më intereson edhe mua, më pas proporcionali pasdite. Asnjë nga forcat nuk do të ketë shumicë absolute për të formuar qeverinë.

Si i shikoni kundërshtarët?

Berlusconi ka që në 1994 që qeveris Italinë në 2011 vendi ishte prag falimenti. Shpresoj që italianët ta kenë memorien e freskët nga qeverisja e djathtë, përsa i përket ‘Lëvizjes 5 Yjet” janë të paaftë për të qeverisur. Në 5 vjet Partia Demokratike uli papunësinë dhe rriti ekonominë. Ne nuk premtojmë gjëra të paarritshme.

Nëse do të nevojitet një koalicion, cila parti do të ishte e preferuara juaj?

Sipas deklaratave të Renzit nuk është dëshira për një koalicion me Froza Italia. Mund të kthehemi në votime sërish pas një viti.

Si i keni parë sondazhet?

Rezultati do të jetë surprizë.

Cili është programi i partisë së Renzit për emigrantët?

Reformat nuk kanë pasur diskriminim, e vetmja gjë që kemi si bazë është e drejta e barabartë edhe për ata që nuk kanë shtetësi me italianët. Do të përpiqemi të aprovojmë ligjin e shtetësisë, pasi me ligjin aktual është shumë i komplikuar, jo vetëm për fëmijët e lindur në Itali, por edhe të rriturit.

Sa i përcjell fushatat në Shqipëri, ka dallime?

Nuk shoh ndonjë ndryshim. Probleme edhe në Itali ka, në Siçili kishte 200 mijë skeda të gabuara, seksionet po hapen me vonesë. Në cdo vend ka probleme./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7914,Camëri,108,Editorial,1693,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1277,Iliridë,250,Kosovë,2357,Kulture,623,Luginë,48,Moti,2,Politik,1770,Reportazh,153,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,493,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zgjedhjet në Itali, flet kandidati shqiptar: Do ketë surpriza
Zgjedhjet në Itali, flet kandidati shqiptar: Do ketë surpriza
Zgjedhjet në Itali, flet kandidati shqiptar: Do ketë surpriza
https://1.bp.blogspot.com/-CczqfqkxBLg/WpxpOqHpV7I/AAAAAAAAT8c/wA53vqnzFcwzv0XqTx8aL0gJmCmF818mQCLcBGAs/s640/emiliano-biraku.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-CczqfqkxBLg/WpxpOqHpV7I/AAAAAAAAT8c/wA53vqnzFcwzv0XqTx8aL0gJmCmF818mQCLcBGAs/s72-c/emiliano-biraku.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/zgjedhjet-ne-itali-flet-kandidati.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/zgjedhjet-ne-itali-flet-kandidati.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy