Bojkotoni Notis Sfakanakis, këtë antishqiptar që do performojë në Pallatin e Kongreseve!

, Bojkotoni Notis Sfakanakis, këtë antishqiptar që do performojë në Pallatin e Kongreseve!

Nga Kastriot Morina Me krenari është pompuar ardhja e një artisti “të madh” grek për koncert në Shqipëri pas pak ditësh dhe shqiptarët, si artdashës e qejflinj të muzikës greke u sulën për të rezervuar biletat. Deri këtu çdo gjë normale… por lind një pyetje:

Nëse do të dinin shqiptarët se çfarë ideologjish përcjell ky artist tek populli grek për ne dhe për të huajt në vendin e tij, a do të ishte po e njejta dëshirë për t’u dëfryer dhe hallakatur me interpretimin e tij?Ndoshta edhe po, sepse shqiptarët janë zemërbutë në të tilla raste, por unë si një pjesë e atyre shqiptarëve të cilët e duan vërtetë vendin e tyre dhe jo vetëm për 28-29 nëntor apo kur bën gol Kombëtarja, e ndjej detyrë të informoj mbi ç’ka di për këtë artist grek dhe t’i kërkoj shqiptarëve ta injorojnë këtë neonazist, i cili talentin e tij të lindur prej këngëtari e “bajgos” me ideologjitë e tij raciste nëpërmjet partisë ekstremiste “Agimi i Artë”, në Greqi.Është detyrë e imja dhe e secilit prej atyre që vërtetë e duan këtë vend t’i tregojnë këtij interpretuesi, i cili po aq sa talent është edhe idiot e “pordhac”, se me ardhjen e tij këtu po hedh poshtë të gjitha pseudo-ideologjitë që u servir fansave të tij dhe se për pak lekë buke po e shet b*thën tek qejflinjtë shqiptarë, për t’i kënaqur gojarisht të gjithë njëherësh në Pallatin e Kongreseve.Është detyrë e imja si shqiptar i besës të vlerësoj vetëm atë pjesë të popullit grek që më beson dhe respekton, duke mos e barazuar këtë plehrë me ta, por duke e kundërshtuar këtë krijesë raciste njëlloj si bashkëatdhetarët e tij për neonazimin që ai me krenari e promovon.Si shqiptar i vendit tim nuk mundem të mos e çjerr maskën e partisë “Agimi i Leshit” dhe të nxjerr në pah shpirtin e tyre racist, tradhëtar, interesaxhi, dorëputhës, siç historikisht kjo racë njerëzish ështe mbajtur mend në botë.Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek?

Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët.Po ti o Shpëtimi i çamëve, ku je kur në Pallatin e Kongreseve po valëvitet flamuri neonazist? Mjaft bëre tallagjeren nëpër skuthe por çohu dhe bëji bllokadë në hyrjen e pallatit ashtu siç ta kanë bërë edhe grekët ty bllokadën për në hyrje të Greqisë.Ku jeni o shqiptarë, po ju o tifozat KUQ e ZI që e doni Shqipërinë?

Si mund të lejoni ju një individ që përkrah poshtërimin tuaj të talli tr*pin me ju si të dojë ai?

A ju ka mbetur ndopak nder për ta mbrojtur krenarinë tuaj?Unë për vete me krenari them se minimalisht e bëra detyrën time morale dhe po të më kërkohet do bëj edhe më shumë për të penguar neonazistët e “Agimit të Artë” të përbaltin Shqipërinë.Uroj me shpirt që çdo shqiptar të bëjë të tijën duke shpërndarë këtë informacion që ndoshta neonazisti ta marri vesh dhe të kthehet me brekë nëpër këmbë andej nga ka ardhur.E adhuroj muzikën pa dallim gjuhe, por urrej çdo individ që e shfrytezon artin kundër kombit tim!#gofucksfakianakis/ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button