A është gati Shqipëria për çeljen e negociatave?! DW: Rrallë ndodh që të dënohen bandat

Pak lojë gjeopolitike bën BE kur i afron edhe më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor, në fund të fundit nuk është në interesin e Brukselit, nëse ato do të orientoheshin nga Rusia, Turqia apo Kina.

Me Serbinë dhe Malin e Zi negociatat kanë filluar, tani në radhë janë Shqipëria dhe Maqedonia. BE do të fillojë negociatat vitin e ardhshëm, nëse këto vende kryejnë reformat e kërkuara.

Për Maqedoninë hapet mundësia pas një pritjeje shumë të gjatë, sepse grindja për çështjen e emrit me Greqinë është në rrugën e zgjidhjes përfundimtare. Qeveritë ranë dakord së fundmi për emrin e ri Maqedoni e Veriut, për t’u dalluar nga rajoni me të njëjtin emër. Por deri në pranimin në BE të dyja vendet kanë një rrugë të gjatë përpara dhe negociata disavjeçare. Që të përmbushen standardet e BE duhet që në Shqipëri dhe Maqedoni të ndryshojnë disa gjëra.

Të drejtat bazë dhe mbrojtja e minoriteteve

Me shtetin së drejtës në Maqedoni, Brukseli është kryesisht i kënaqur. Në raportin e fundit, KE thekson se implementimi i të drejtave bazë ka nevojë për përpjekje të tjera. Kështu romët nuk janë të integruar sa duhet në vend, shumë prej tyre jetojnë në varfëri. KE kritikon gjendjen e burgjeve dhe spitaleve psikiatrike, po ashtu ashtu edhe krimet e shkaktuara nga urrejtja dhe nxitja e saj nuk ndiqen sa duhet penalisht.

Shqipëria ka bërë përparime në mbrojtjen e minoriteteve sipas raportit të KE, por ende nuk e ka përmbushur objektivin. Edhe këtu duhen përmirësuar kushtet e jetesës së romëve dhe egjiptianëve të Ballkanit. Qeveria gjermane shpreson që nga negociatat direkte të arrihen këtu përparime me të dyja vendet.

Edhe liria e shtypit, sipas Reporterëve pa kufij paraqet “probleme të dukshme”. Në listën aktuale Shqipëria renditet e 75-a ndërsa Maqedonia në vendin e 109 nga 180 vende.

Korrupsioni

Shqipëria ndërkohë ka ndryshuar kodin penal dhe po zgjeron sektorë të specializuar, duke ngritur edhe hetuesin e posaçëm për korrupsionin. Megjithatë në renditjen e Transparency International ky vend arrin vetëm vendin e 91. Shumë rrallë jepen dënime kundër funksionarëve të lartë të korruptuar të shtetit, kështu korrupsioni mbetet shumë i përhapur, sipas KE.

Pak më keq ndodhet Maqedonia. Në renditje ajo kap vendin e 107. KE rendit këtu “deficite strukturore dhe operative në aftësinë e institucioneve për të luftuar me efektivitet korrupsionin.”

Kriminaliteti i organizuar

Tek të dy vendet, Komisioni Europian mirënjeh zhvillimet pozitive në këtë drejtim, por thekson se larja e parave dhe kriminaliteti financiar janë probleme ku duhet të punojnë qeveritë. Në Maqedoni baza ligjore është e përafruar me BE, duhet vetëm të përmirësohet koordinimi i institucioneve të ndryshme dhe efektiviteti i punës së autoriteteve.

Në Shqipëri ndodh rrallë që të shkatërrohen apo dënohen bandat, megjithatë Komisioni Europian i njeh sukseset në drejtim të luftimit të mbjelljes së kanabisit.

Administrata dhe drejtësia

Sipas qëndrimit të BE administrata publike mbetet një sektor me shumë probleme por BE vlerëson hapat e arritur. Në Maqedoni janë zgjeruar së fundmi detyrimet e transparencës dhe llogaridhënies, po ashtu grupe të jashtme interesi po përfshihen më shumë në proceset politike. Kritika ka në mungesën e mekanimave të kontrollit për funksionarët.

Edhe drejtësia po i afrohet kërkesave të Brukselit. Shqipëria po verifikon të gjithë gjykatësit dhe prokurorët, një proces që po jep rezultatet e para. Gjykatës të korruptuar janë liruar nga detyra ose kanë dhënë dorëheqjen. Këtu ndihmon një institucion i pavarur që kontrollohet nga ndërkombëtarët. Maqedonia e ka ndërprerë trendin e zhvillimit negativ në drejtësi dhe ka marrë masa për të rikthyer pavarësinë e drejtësisë.

Ekonomia dhe e drejta europiane

Nëse Shqipëria dhe Maqedonia duan të jenë anëtare të BE-së një ditë, duhet që ekonomia e tyre të rezistojë në tregun e brendshëm europian dhe sistemi i së drejtës të jetë i përputhshëm me ligjet europiane. Në këtë çështje Maqedonia ka ecur më shumë, ndërkohë që Shqipëria ka shumë punë përpara dhe se duhet të forcojë pavarësinë e institucioneve shtetërore.

KE vlerëson që Shqipëria ka përmirësuar deficitin buxhetor. Përparime sheh BE edhe në drejtim të energjisë, infrastrukturës dhe digjitalizimit, megjithatë Shqipëria nuk është konkurruese sa duhet. Maqedonia duhet sipas rekomandimit të KE të zhvillojë një koncept të qëndrueshëm tatimor dhe të përmirësojë kushtet për bizneset./dw/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: A është gati Shqipëria për çeljen e negociatave?! DW: Rrallë ndodh që të dënohen bandat
A është gati Shqipëria për çeljen e negociatave?! DW: Rrallë ndodh që të dënohen bandat
https://2.bp.blogspot.com/-o1RYh_qePbM/WzUMPbw7ExI/AAAAAAAAWQI/CF2DhnU-yi8v5eeQXSxKUAhVflg92BF3ACLcBGAs/s640/flags-2784506-1920-780x439_1530191751-9034978.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-o1RYh_qePbM/WzUMPbw7ExI/AAAAAAAAWQI/CF2DhnU-yi8v5eeQXSxKUAhVflg92BF3ACLcBGAs/s72-c/flags-2784506-1920-780x439_1530191751-9034978.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/a-eshte-gati-shqiperia-per-celjen-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/a-eshte-gati-shqiperia-per-celjen-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy