Austria votë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë

Austria do të votojë në favor të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “do të jetë një javë interesante, java tjetër në Bruksel. Është një votim vendimtar. Austria do të votojë në favor. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave dhe mendoj se është e merituar”.

Por theksoi ai, kjo nuk do të thotë se Austria është e kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite.

“Do të thotë kjo se jemi të kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite? Jo. Ka ende shumë fusha ku duam të shohim përparim. Por do të thotë kjo se është bërë mjaftueshëm për të votur ‘Pro’? Po, absolutisht! Ne mendojmë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Ne mendojmë qartësisht se gota është më shumë se gjysëm plot. Kështu që mendoj se do të jetë një hap mjaft pozitiv, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë, ku kemi parë zhvillime shumë pozitive javët e fundit, duke bërë që të themi ‘Po’”, – tha Sattler për ATSH.

Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Sattler, theksoi se, “ne jemi qartësisht në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pra nuk ka hezitime, është një ‘Po’ e qartë”.

Ai u shpreh se kjo është një situatë ku fitojnë të dyja palët.

“Mendoj se është një gjë e mirë për të dyja palët. Është mirë për BE-në, sepse ky rajon i përket Europës politikisht, ekonomikisht, kulturalisht. Por është mirë gjithashtu edhe për rajonin. Është e domosdoshme dhe shumë mirë për Shqipërinë, pasi BE është nxitja më e mirë, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e reformave. Jam shumë i sigurtë, që pa BE-në, pa mundësinë për t’u bërë vend anëtar i BE-së, shumë reforma që janë bërë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit këto vite, nuk do të kishin qenë të mundura. Pra është një situatë ku fitojnë të dyja palët (win-win). Është një fitore për Bashkimin Europian, por gjithashtu një fitore e qartë dhe për Shqipërinë”, – tha Sattler./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Austria votë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë
Austria votë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë
https://3.bp.blogspot.com/-YmlK4rYKZKI/Wy-UrZN14zI/AAAAAAAAWEw/fGLRgJNMFhcBVmBx8eglMtXxJh0D4Jl9wCLcBGAs/s640/476364373.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-YmlK4rYKZKI/Wy-UrZN14zI/AAAAAAAAWEw/fGLRgJNMFhcBVmBx8eglMtXxJh0D4Jl9wCLcBGAs/s72-c/476364373.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/austria-vote-ne-favor-te-hapjes-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/austria-vote-ne-favor-te-hapjes-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy