Degjenerohet serbia, Shqiponja fluturon lart në Kaliningrad! (VIDEO)


Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Në një atmosferë impozante në Kaliningrad filloi dueli i katër shqiptarëve dhe kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.

Tekniku Petkovic vendosi të startonte me përbërjen e njëjtë te Zvicra, ku Behrami bëri sakrificën duke u rikthyer pas një lëndimi.

Fillimi nuk ishte i mirë për Zvicrën, ku pas një harkimi të Tadic, ishte Mitrovi ai që shënoi për 1-0 (5′).

Në vazhdim Zvicra dominoi duke tentuar të krijonte, por loja e ashpër e Zvicrës pamundësoi që të ketë konkretizim.

Deri në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë me duele të forta, e ku madje Xherdan Shaqiri pati fjalosje me Milivojevicin gjatë takimit, e në fund të pjesës së parë e cila përfundoi pa ndryshim në rezultat.

Pjesa e dytë kishte fytyrë krejt tjetër. U duk sikurse luanët u liruan nga rrethimi dhe ishin të pandalshëm në sulm.

Me të filluar pjesa e dytë, Zvicra filloi të krijonte rastin me Xhakën e Shaqirin që me kombinime të bukura ç’orientuan mesfushën serbe e cila ishte e gjitha me kartonë të verdhë.

Pas një goditje të Zuber, një top i kthyer u prit në mënryë fantastike nga Granit Xhaka i cili me një bombë e fotografoi portierin serb dhe shokoi gjithë Serbinë për 1-1.

Ky gol u festua në mënyrë të magjishme nga Granit Xhaka, i cili bëri shqiponjën me një grintë të hatashme prej një luani shqiptar. Aty nuk mungonin as lojtarët tjerë shqiptarë në përqafim e gëzim të këtij goli special (52′).

Serbia e shokuar nga bomba e Xhakës për pak sa nuk pranoi një tjetër supergol.

Xherdan Shaqiri me një gjuajtje mjeshtërore lansoi projektilin duke dështuar për pak cakun, pasi topi qëlloi shtyllën me oprtierin i cili ishte pa gjasa.

Në vazhdim kishin raste shumë të mira edhe Zuber dhe Gravranovic, të cilët nuk shfrytëzuan kombinimet e shkëlqyera të Xhakës e sidomos depërtimet e Shaqirit, i cili ishte i pandalshëm për serbët.

Pas përpjekjes së fuqishme, një pasim maestarl i Xhakës e gjeti Shaqirin i cili si një shqiponjë ishte i pandalshëm duke fluturuar drejt golit dhe duke e vulosur fitoren e madhe të Zvicrës e shqiptarëve me rezultat 2-1.

Të gjithë festuan me shqiponja, duke bërë shqiponjën lart të fluturojë në Kaliningrad.

Pas kësaj ndeshje në Grupin E, Brazili ka katër pikë, Zvicra ka katër pikë dhe ndajnë vendin e parë dhe të dytë, kurse Serbia ka tri pikë. Në ndeshjen e fundit të Grupit E më 27 qershor Zvicra luan ndaj Kosta Rikës që tashmë luan pa synime, kurse Serbia dhe Brazili përballen direkt për kualifikim. Zvicra me një barazim do të siguronte kualifikimin në secilin rast. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Degjenerohet serbia, Shqiponja fluturon lart në Kaliningrad! (VIDEO)
Degjenerohet serbia, Shqiponja fluturon lart në Kaliningrad! (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-dQh1j32jtn8/Wy1U1glW0vI/AAAAAAAAWBA/IYm8oSWFJrIGnLLremU_Zb7mg12J4DhvQCLcBGAs/s640/GettyImages-981446868-780x439.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-dQh1j32jtn8/Wy1U1glW0vI/AAAAAAAAWBA/IYm8oSWFJrIGnLLremU_Zb7mg12J4DhvQCLcBGAs/s72-c/GettyImages-981446868-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/degjenerohet-serbia-shqiponja-fluturon.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/degjenerohet-serbia-shqiponja-fluturon.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy