FIFA hap hetim për “shqiponjën”, por edhe për Serbinë

Ishin heronjtë e ndeshjes duke përmbysur rezultatin dhe duke i dhënë fitoren kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.

Por Xhaka e Shaqiri përveç fushës së lojës, “pushtuan” edhe mediat dhe rrjetet sociale me veprimin e tyre gjatë festimit të golave.

Dy futbollistët me origjinë shqiptare festuan duke bërë me duar shqiponjën.

Për këtë gjest ata do të jenë subjekt i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFA-s.

Në një deklaratë të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës, thuhet:

“Komisioni Disiplinori i FIFA-s ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë.

Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serbë, si dhe për rrëmuja tifozësh.

Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.”

Hetimi ndaj Krstajiç është hapur për komentet e bëra pas ndeshjes, ku ai thotë: “Për fat të keq, vetëm serbët dënohen nga një drejtësi selektive. Më përpara Gjykata e Hagës, ndërsa tani Var”.

Por krahasimi me Gjykatën e Hagës, ku gjeneralët serbë janë dënuar për krime ndaj njerëzimit duket se do ti kushtojë shtrenjtë trajnerit serb.

Sipas mediave ndërkombëtare, Shaqiri dhe Xhaka rrezikojnë të gjobiten, por nuk përjashtohet të pezullohen dhe për një ndeshje.

Pas ndeshjes, që ekipi i tij e fitoi 2-1, trajneri boshnjako-zviceran Vladimir Petkoviç është pyetur në lidhje me festimet e lojtarëve të tij, duke thënë se “kurrë nuk duhet të ngatërrohet futbolli me politikën. E rëndësishme është të jesh tifoz dhe të respektosh të tjerët. Ishte një atmosferë e mrekullueshme dhe kjo është ajo që duhet të bëjnë tifozët”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FIFA hap hetim për “shqiponjën”, por edhe për Serbinë
FIFA hap hetim për “shqiponjën”, por edhe për Serbinë
https://1.bp.blogspot.com/-Ll6Zi3PS0SU/Wy-O1gShfGI/AAAAAAAAWEk/jb2lthvMldgX_dDcqzaSF73gYEV2-KaIQCLcBGAs/s640/xhaka-shaqiri.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Ll6Zi3PS0SU/Wy-O1gShfGI/AAAAAAAAWEk/jb2lthvMldgX_dDcqzaSF73gYEV2-KaIQCLcBGAs/s72-c/xhaka-shaqiri.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/fifa-hap-hetim-per-shqiponjen-por-edhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/fifa-hap-hetim-per-shqiponjen-por-edhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy