Kryeheronjtë e letërsisë botërore flasin gegnisht

Duke mbyllur një cikël shkrimesh për përkthyesit, cikël që zë vend qysh me një shkrim të hershëm mbi Gjon Shllakun e që vazhdon me Pashko Gjeçin, Henrik Lacajn e Guljem Dedën, vlen të hidhet një vështrim mbi kryeheronjtë e letërsisë që falë këtyre katër figurave flasin gegnisht.

Përkthimi i parë që iu bë “Iliadës” së Homerit i kushtoi Gjon Shllakut dekada nga jeta e tij. Në atë përkthim, vokacioni homerik i togvargëshit të parë ishte në gegnisht. Debati mes Akilit e Agamemnonit ishte në gegnisht. Lutjet e Priamit, atit të Hektorit drejtuar Akilit për t’i kthyer trupin e të birit ishin në gegnisht. Odisea e drejtonte garnizionin e vet duke dhënë urdhra në gegnisht. Gjithë heronjtë e një epi të pavdekshëm flisnin gegnisht.

Ky ep vazhdon me “Odisenë”, përkthyer mjeshtërisht nga Pashko Gjeçi. Vetë Uliksi flet gegnisht. Penelopa mërzinë e saj pas një pritjeje njëzet vjeçare e shpreh në gegnisht. Propozimet që i vijnë asaj nga burra që besojnë se tanimë Penelopa është e vejë janë në gegnisht. Një tërësi personazhesh të vendosur në tabakanë bardh e zi ku të bardhët janë “të mirët” e të zinjtë janë “të këqinjtë” flasin me njëri tjetrin, me zanën e me lexuesin në gegnisht.

Gjithë perënditë e Olimpit, në dy librat e lartpërmendur flasin në gegnisht!

I madhi Dante, më i madhi i poetëve flet në gegnisht kur viziton Ferrin, Purgatorin e Parajsën. Në gegnisht i derjtohet Virgjilit e në gegnisht jeton çaste të magjishme me Beatriçen. Në gegnisht lexon edhe mbishkrimin në portën e ferrit e në gegnisht kalon shtatë ditë të jetës së tij në botën e përtejme.

Enea i madh, shembull i guximit e trimërisë, vendosmërisë e aventurës flet gegnisht. Gegnisht i flet popullit të tij. Gegnisht i flet gruas së tij. Gegnisht i flet babait të tij. Gegnisht i flet djalit të tij. Gegnisht i flet të dashurës së tij. Sepse ai, nën mjeshtërinë e shkopit magjik të shqipërimit që ka Henrik Lacaj, flet një gegnishte të rrjedhshme.

Të tillë heronj që flasin në të tillë dialekt janë ajo çka do të mbesë përjetësisht nga kontributi i çmuar jo aq sa duhet i përkthyesve të mëdhenj që me punë madhështore kanë punuar me gjuhën shqipe./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kryeheronjtë e letërsisë botërore flasin gegnisht
Kryeheronjtë e letërsisë botërore flasin gegnisht
https://3.bp.blogspot.com/-dwlC578ci0I/WzFLaeQqs0I/AAAAAAAAWKY/C1ZtxCSEHwQrP-N3uIRdP_ZL24EmJPnbACLcBGAs/s640/image-20151203-21427-a6r807-696x379.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-dwlC578ci0I/WzFLaeQqs0I/AAAAAAAAWKY/C1ZtxCSEHwQrP-N3uIRdP_ZL24EmJPnbACLcBGAs/s72-c/image-20151203-21427-a6r807-696x379.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/kryeheronjte-e-letersise-boterore.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/kryeheronjte-e-letersise-boterore.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy