Marrëveshja/ Athina dhe Tirana nënshkruajnë në fillim të korrikut

Nuk përbën aspak sekret, madje qarqet diplomatike e vërtetojnë se Athina dhe Tirana kanë hyrë tashmë në rrugëtimin e fundit për nënshkrimin e një marrëveshjeje që do të zgjidhë të gjithë problemet e trashëguara nga e kaluara midis dy vendeve.

Pasi diplomacia greke zgjidhi çështjen e emrit të fqinjit verior, duket se kërkon me këmbëngulje të veprojë në të njëjtën mënyrë edhe me fqinjin perëndimor, problemet e të cilit i konsideron më të zgjidhshme.

Por, nga konferenca e Rodosit dhe dy takimet e homologëve Kotzias dhe Bushati nuk u mësua diçka konkrete, ndërsa pasoi menjëherë cikli i tretë i bisedimeve të grupeve të specialistëve shqiptaro-grekë në Athinë për përcaktimin e kufirit detar, të cilat u tha se u zhvilluan në një frymë konstruktive dhe pozitive.

Duke konsideruar delimitizimin e ujërave detare, çelësin kryesor të paketës së problemeve dypalëshe, duhet thënë se Tirana dhe Athina ende nuk kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare, pasi shihen me vëmendje detajet më të vogla në mënyrë që zgjidhja të jetë jetike dhe të kënaqë interesat e dy vendeve.

Gjithsesi, nën presionin e opozitës konservatore, Athina zyrtare përgënjeshtron në mënyrë kategorike se çështja çame ndodhet në tryezën e bisedimeve.

Orët e fundit janë shtuar referimet e shtypit që theksojnë se, në 10-ditshin e parë të korrikut do të nënshkruhet marrëveshja nga dy ministrat e Jashtëm, nën praninë edhe të kryeministrave Rama e Tsipras, përcjell TopChannel.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, Kotzias ka ripërsëritur se në takimet që ka pasur me homologun Bushati në ishullin e Rodosit, Greqia do të mbështesë hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, megjithëse disa vende anëtare janë kundër./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Marrëveshja/ Athina dhe Tirana nënshkruajnë në fillim të korrikut
Marrëveshja/ Athina dhe Tirana nënshkruajnë në fillim të korrikut
https://2.bp.blogspot.com/-OBGs2fmccNo/WzCc5K4OABI/AAAAAAAAWGI/ziJdbmZX-9whkEQ8GhvFG87RyL_O9USGgCLcBGAs/s640/88888-2-735x400-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-OBGs2fmccNo/WzCc5K4OABI/AAAAAAAAWGI/ziJdbmZX-9whkEQ8GhvFG87RyL_O9USGgCLcBGAs/s72-c/88888-2-735x400-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/marreveshja-athina-dhe-tirana.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/marreveshja-athina-dhe-tirana.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy