Në qershor 2019 hapen negociatat? Vlahutin sqaron kalendarin

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi sot se kalendari i vendosur nga Ministrat e Jashtëm të BE-së është për hapjen e negociatave në muajin qershor të vitit 2019, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse në qershor të vitit të ardhshëm do të hapen negociatat, apo nëse do të merret vendimi për hapjen e negociatave në një datë tjetër, Vlahutin tha: “Po, po, ky është kalendari. Dhe kjo është ajo çfarë do të dëgjoni nga ambasadori i ardhshëm i BE-së në Tiranë, por ky është qëllimi. Nuk mund t’ju them për këtë një vit përpara, por ky është kalendari.

Në botën e BE-së kjo tregon se ka një angazhim për këtë datë. Pra, kalendari është shumë i qartë, por në ditët në vijim kur të kemi të gjitha detajet do t’i ndajmë me ju.”

Vlahutin tha se nga mbledhja e djeshme e ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, Shqipëria ka dalë me tre vendime shumë të rëndësishme pozitive.

“Shqipëria ka marrë 3 gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para është njohja e të gjithë punës dhe reformave që janë bërë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

E dyta, është një kalendar i qartë. Pra një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe ne nuk kemi nevojë të diskutojmë datat.

E treta, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka pranuar që Komisioni ka për qëllim të nisë punën përgatitore, e cila merr kohë.”

Ambasadorja u shfaq e lumtur për vendimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Megjithatë unë mund t’ju them se për veten, për delegacionin për të gjithë kolegët që po punojnë fort për Shqipërinë në Bruksel, jemi të lumtur. Sepse na jep mundësinë që të lëvizim me një ritëm më të shpejtë dhe të fillojmë përgatitjet. Kjo punë përgatitore është një punë mjaft e madhe dhe kërkon kohën e saj.

Kur bëhet fjalë për elementet dhe detajet në momentin që t’i marr vesh do t’i ndaj edhe me ju. Por është një punë që do të kryhet nga ana e BE-së dhe nga ana e Shqipërisë.”/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në qershor 2019 hapen negociatat? Vlahutin sqaron kalendarin
Në qershor 2019 hapen negociatat? Vlahutin sqaron kalendarin
https://1.bp.blogspot.com/-2vtBPUONgkI/WzOXbKJGFGI/AAAAAAAAWN4/7AzIsrkbcHwJzsybNKOhh2jGeHGA25ZLwCLcBGAs/s640/VLAHUTIN-1024x576-933x445-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-2vtBPUONgkI/WzOXbKJGFGI/AAAAAAAAWN4/7AzIsrkbcHwJzsybNKOhh2jGeHGA25ZLwCLcBGAs/s72-c/VLAHUTIN-1024x576-933x445-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/ne-qershor-2019-hapen-negociatat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/ne-qershor-2019-hapen-negociatat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy