Raporti/ Shqiptarët kursehen për ushqime, por shpenzojnë për ‘luks’

Edhe pse gati gjysma e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime ato janë treguar të kursyera në tremujorin e parë të vitit 2018, teksa indeksi i shitjes me pakicë të produkteve ushqimore ka mbetur në vendnumëro në krahasim me tremujorin e parë të 2017, sipas indeksit të tregtisë me pakicë të INSTAT. Ndryshimi vjetor i indeksit të tregtisë me pakicë për produktet ushqimore në tremujorin e parë të vitit ishte vetëm 0.2%, një ndër rritjet më të ulëta të viteve të fundit.

Me një krahasim afatmesëm që nga viti 2016 shihet një rënie e ritmeve të konsumit të ushqimeve në një trend gati të qëndrueshëm. Fenomeni merr formë nga fillimi i vitit 2017 ku të gjithë tremujorët deri në të parin e 2018-es shihet një rritje me ritme më të ulëta e konsumit të ushqimeve nisur nga indekset e shitjes me pakicë.

Gjatë vitit 2016 indekset e tregtisë me pakicë të ushqimeve kishin rritje vjetore më të larta se 9 për qind. Por, ndërsa tregohen të kursyer me ushqime, shqiptarët nuk kursehen në blerjet e tjera. Indeksi i tregtisë me pakicë shfaq një diferencë të dukshme të shitjeve të artikuj jo ushqimore me ato ushqimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumi është mbajtur në këmbë nga artikujt jo ushqimore të cilët gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 janë rritur 2.8 për qind në krahasim periudhën respektive të vitit 2017.

Në tremujorin e parë 2018, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë gjithsej është rritur 1,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Grupet të cilat kanë ndikuar janë grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +0,1 pikë përqindje.

Ggrupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +1,2 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” +0,2 pikë përqindje./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Raporti/ Shqiptarët kursehen për ushqime, por shpenzojnë për ‘luks’
Raporti/ Shqiptarët kursehen për ushqime, por shpenzojnë për ‘luks’
https://1.bp.blogspot.com/-09kTaOzc9mk/WzUNyuI9KpI/AAAAAAAAWQo/cyBSABWwKt4OW87QCPD6owqcmbxg02eIQCLcBGAs/s640/shqiptaret-1-696x374-640x344.png
https://1.bp.blogspot.com/-09kTaOzc9mk/WzUNyuI9KpI/AAAAAAAAWQo/cyBSABWwKt4OW87QCPD6owqcmbxg02eIQCLcBGAs/s72-c/shqiptaret-1-696x374-640x344.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/raporti-shqiptaret-kursehen-per-ushqime.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/raporti-shqiptaret-kursehen-per-ushqime.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy