Shoqata Çamëria kërkesë qeverisë: Duam statusin 'Varrezë Monumentale' për Kllogjerin në Konispol

Shoqata Çamëria i ka bërë kërkesë Këshillit të Ministrave që ti japë statusin “Varrezë Monumentale e Shqiptarëve të Çamërisë”, varrezave të Kllogjerit në Konispol.

Në ditën e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Shoqata Çamëria i ka bërë kërkesë Këshillit të Ministrave që ti japë statusin “Varrezë Monumentale e Shqiptarëve të Çamërisë”, varrezave të Kllogjerit në Konispol.

Në këtë vend ndodhen eshtrat e më shumë se 2900 shqiptarëve të Çamërisë, të cilët 74 vite më parë, u larguan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri.

Shoqata “Çamëria” është shoqata e parë pluraliste e themeluar në janar të vitit 1991, si përfaqësuesja e vetme legjitime e të gjithë shqiptarëve të Çamërisë, pavarësisht bindjeve politike të tyre.

Ajo është krijuar për mbajtjen gjallë të çështjes çame, forcimin e ndjenjës së përkatësisë e bashkësisë mes vetë shqiptarëve të Çamërisë dhe kombit shqiptar pas dëbimit në genocidin e ushtruar nga forcat parashtetërore dhe shtetërore greke.

Shoqata “Çamëria” me ndihmën e qeverisë shqiptare ka ndërtuar Varrezat Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në fshatin Kllogjer të Sarandës, për të përkujtuar mbi tre mijë shqiptarë të Çamërisë që humbën jetën nga genocidi i shovinizmit grek, me datë kulmore përkujtimore datën 27 qershor. Kjo datë është shpallur ditë përkujtimore nga Kuvendi i

Shqipërisë, me anë të ligjit nr. 7893, datë 30.6.1994 “Për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar "Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”; dhe ngritjen e një memoriali në Konispol”.

Neni 2 pika 7, e ligjit nr. nr.9220, datë 15.4.2004 “për administrimin e shërbimit të varrimit”, të ndryshuar, përcakton se “Varrezë monumentale” është varreza ku prehen personalitete historike, fetare, kulturore, dëshmorë të kombit a njerëz të shquar dhe që mbahet për qëllime historike, përkujtimore, nderimi a vetëdijësimi kombëtar”.

Bazuar në nenin 3, pika c, e ligjit të sipërpërmendur; ligjit nr. 7893, datë 30.6.1994 “Për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar”;

Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”; dhe ngritjen e një memoriali në Konispol”; ndihmës së dhënë nga qeveriashqiptare për ndërtimin e Varrezave Monumentale të Shqiptarëve të Çamërisë në fshatin Kllogjer të Sarandës, si vendprehja përfundimtare e dëshmorëve që dhanë jetën vetëm pse ishin shqiptarë; me qëllim historik e përkujtimor ndaj viktimave të genocidit, nderimit të dëshmorëve të genocidit dhe vetëdijësimit kombëtar, kërkojmë:

Hartimin dhe miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për dhënien e statusit “Varrezë Monumentale e Shqiptarëve të Çamërisë” të vendprehjes së shqiptarëve të Çamërisë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me vendndodhje në fshatin Kllogjer, Bashkia Konispol”.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Shoqata "Çamëria"/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shoqata Çamëria kërkesë qeverisë: Duam statusin 'Varrezë Monumentale' për Kllogjerin në Konispol
Shoqata Çamëria kërkesë qeverisë: Duam statusin 'Varrezë Monumentale' për Kllogjerin në Konispol
https://4.bp.blogspot.com/-SFEDRdBiOQA/WzZoRy50oPI/AAAAAAAAWSE/Q_g5mEUfuzE2S5modKeokCuHr-KG1cKlACLcBGAs/s640/1530115434_ameria.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-SFEDRdBiOQA/WzZoRy50oPI/AAAAAAAAWSE/Q_g5mEUfuzE2S5modKeokCuHr-KG1cKlACLcBGAs/s72-c/1530115434_ameria.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/shoqata-cameria-kerkese-qeverise-duam.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/shoqata-cameria-kerkese-qeverise-duam.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy