Telegrami i vitit 1913/ “Isa Boletini me 15 mijë ushtarë ka hyrë në Dibër. Garnizoni serba ka pësuar humbje të rënda”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Qershor 2018

Në në faqen n° 236 të dokumentit me titull “Documents diplomatiques français, 1871-1914. Série 3,Tome 8 / Ministère des affaires étrangères. Commission de publication des documents relatifs aux origines de la guerre de 1914.”, gjejmë një telegram të zëvendës – konsullit francez në Manastir, drejtuar asokohe ministrit të punëve të jashtme të Republikës franceze, në lidhje me hyrjen e Isa Boletinit dhe 15 mijë luftëtarëve shqiptarë në Dibër për të sulmuar garnizonet serbe.

Çfarë përmban me konkretisht ky telegram ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :


  1. De Berne – Lagarde, Zëvendës-Konsull i Francës në Manastir, për Z. Pichon, Ministrin e Punëve të Jashtme.

Manastir, 25 Shtator 1913, ora 11

(Marrë : 26 shtator, ora 14)

“Forcat e mirëorganizuara shqiptare, prej 15,000 burrash, nën udhëheqjen e dukshme të Isa Boletinit, kanë hyrë në Dibër. Garnizoni serb, pasi pësoi humbje të rënda, i duhej të braktiste të gjithë Dibrën e poshtme dhe të tërhiqej në Strugë duke lënë dy topa artilerie në duart e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, banda të shumta bullgare, sigurisht me nxitjen e qeverisë së vendit të tyre, kanë hyrë në aksion.

Disa prejt tyre bashkëpunojnë me shqiptarët, ndërsa të tjerat kanë angazhuar një guerilje të vërtetë në zonat që ndodhen në veri dhe në perëndim të Manastirit.

Shqiptarët, të cilët kanë me vete një numër të caktuar topash, dhe me sa duket, drejtohen nga oficerë austriakë, kanë arritur pranë Strugës.

Situata konsiderohet kritike, pasi serbët nuk kanë trupa të mjaftueshme.

Presim këtu ardhjen e katër regjimenteve që padyshim do të vijnë nëpërmjet hekurudhës.

Ka qenë e pamundur për mua t’u dërgoja një telegram deri tani si pasojë e ndërprerjes telegrafike. Komunikatë e legatës.”

Darsiani.com/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Telegrami i vitit 1913/ “Isa Boletini me 15 mijë ushtarë ka hyrë në Dibër. Garnizoni serba ka pësuar humbje të rënda”
Telegrami i vitit 1913/ “Isa Boletini me 15 mijë ushtarë ka hyrë në Dibër. Garnizoni serba ka pësuar humbje të rënda”
https://3.bp.blogspot.com/--TRNe8vDNNw/WzFLM-dHsuI/AAAAAAAAWKU/9ZaKcsWLFZoQqyJUAjwfqdjiRPrGEISjgCLcBGAs/s640/image-1.jpg
https://3.bp.blogspot.com/--TRNe8vDNNw/WzFLM-dHsuI/AAAAAAAAWKU/9ZaKcsWLFZoQqyJUAjwfqdjiRPrGEISjgCLcBGAs/s72-c/image-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/telegrami-i-vitit-1913-isa-boletini-me.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/06/telegrami-i-vitit-1913-isa-boletini-me.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy