Dialogu me Serbinë, politika në Kosovë ende e përçarë


Në Kosovë ka vazhduar debati parlamentar lidhur me fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi. Debati mes qeverisë dhe opozitës, por edhe mes vetë opozitarëve ka qenë i gjatë dhe në shumë raste i ashpër. Grupet parlamentare duken larg arritjes së një platforme.

Ndonëse në seancën e djeshme u debatua gjatë për fazën finale të dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, partitë politike nuk arritën të bien në ujdi për një platformë të përbashkët se si të shkohet në fazën finale të këtij dialogu. Përderisa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u bëri thirrje partive politike që të unifikohen rreth një platforme, pasi sipas tij nëse s’ka marrëveshje nga ky dialog Kosova është ajo që del e humbur, partitë opozitare as që diskutuan për unifikim. Debati i opozitës gjatë gjithë seancës u përqendrua në kundërshtimin e tyre që presidenti Hashim Thaçi të jetë udhëheqës i dialogut. Ata qëndruan të palëkundur ndaj faktit se përgjegjësia kushtetuese për udhëheqjen e dialogut me Serbinë nuk bie mbi presidentin.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje me shtetin serb të gjithë si përfaqësues politikë të Kosovës do ta bartin përgjegjësinë. Ajo që do të ndodhë, sipas tij, është që Serbisë do t’i lejohet të ecë përpara e Kosova do të ngecë. Haradinaj ka kritikuar partitë opozitare që gjatë diskutimit për dialogun Kosovë – Serbi nuk e kanë përqendrimin as te formula dhe as te platforma, por e kanë te fitimi i ndonjë poeni politik.

“Vlerësimi se Serbia është e varur prej nesh dhe nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës ata e pësojnë një masë, qëndron. Është kusht për ta nga BE-ja, duhet t’i zgjidhin krejt problemet, mirëpo Serbia ende nuk ka mbërritur në atë fazën finale se nëse nuk i ka zgjidhur këto probleme nuk mund të ecë më tutje përpara. Pra, Serbia ka kohë deri në ditën kur nënshkruan anëtarësimin në BE, ka hapësirë kohore të manovrojë me të. Nëse është 25 i ka edhe 7 vjet, 7 vjet të këtilla për Kosovën në pritje pa një marrëveshje mund të jenë të dhimbshme”, tha Haradinaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Dialogu me Serbinë, politika në Kosovë ende e përçarë
Dialogu me Serbinë, politika në Kosovë ende e përçarë
https://3.bp.blogspot.com/-9LfVchtM5u4/W2CsPPHyAeI/AAAAAAAAXOM/boXfBRMPVKws93AUoMkfcSqZUnQNXMyGQCLcBGAs/s640/Dialog.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-9LfVchtM5u4/W2CsPPHyAeI/AAAAAAAAXOM/boXfBRMPVKws93AUoMkfcSqZUnQNXMyGQCLcBGAs/s72-c/Dialog.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/dialogu-me-serbine-politika-ne-kosove.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/dialogu-me-serbine-politika-ne-kosove.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy