Fondacioni turk “Maarif” në aksion për blerje shkollash shqiptare


Revista "Udha e Shkronjave" shkruan:
...Në datën 12 korrik me anë të telefonit, përkthyesi i fondacionit kulturor shtetëror turk “Maarif” na kërkoi që në mjediset e shkollës “Udha e shkronjave” të zhvillonte një bisedë drejtori i këtij fondacioni Fatih Cankurt. Megjithë insistimin tonë që të dinim paraprakisht temën e bisedës, nuk na u tha, por na u dha diçka e përgjithshme “bashkëpunim kulturor”.

E kuptuam që do të ishte diçka e rrallë, ndaj pranuam t’i dëgjonim dhe u lamë takim.

Dje, më 13 korrik 2018, në orën 10:10, drejtori për Shqipërinë i Fondacionit Kulturor Shtetëror Turk “MAARIF” z. Fatih Cankurt, me kërkesën e tij dhe pranimin nga ana jonë të vizitës së tyre, zhvilloi një takim me drejtorin e shkollës “Udha e shkronjave” Artur Shkurti. Biseda zgjati 60 minuta dhe u zhvillua në gjuhën turke dhe shqiptare, me përkthyes të fondacionit “Maarif”. Lanë katalogun, kartëvizitën dhe një dhuratë (aromatikë të prodhuar në Turqi).

Pas kërkesës sonë për të ditur pronësinë e fondacionit, fondacioni “Maarif” u prezantua si fondacion kulturor i shtetit turk, që ishte i interesuar të ishte i pranishëm në sistemin arsimor shqiptar që në shtator 2018 dhe këtë dëshironte ta realizonte sa më shpejt.

Pasi na u ofruan bashkëpunim me këtë fondacion, pyetjes së Artur Shkurtit, drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”: “I ç’natyre do të jetë bashkëpunimi që po kërkoni?”, drejtori Fatih u përgjgj “Ne ofrojmë blerjen e shkollës”.

(Na kaluan parasysh 21 vjet pune për të bërë një shkollë të vërtetë shqiptare që u mëson nga këndvështrimi shqiptar historinë e marrëdhënieve me Turqinë dhe tani nëse e shesim ata nxënës, prindërit e të cilëve janë dembelë për të lëvizur kur shkolla e tyre shitet, do të mësojnë historinë tonë me Turqinë nga këndvështrimi turk.)

I thamë: “Nuk jemi të interesuar për shitjen e shkollës (pra nuk u interesuam as për çmimin), por (për të devijuar menjëherë bisedën) mundemi të bashkëpunojmë në disa fusha që për një fondacion kulturor shtetëror turk dhe për një shkollë shqiptare janë tepër të rëndësishme”.

Pasi na njoftuan se e kishin bërë fakt blerjen e 3 shkollave private, i pyesim “Cila është arsyeja që ju nuk bëni shkollën tuaj të re, por blini shkolla ekzistuese që kanë filozofi të ndryshme nga njëra tjetra?!” Përgjigjia e z.Fatih ishte “Duam të jemi të pranishëm që këtë vit dhe të kemi larmi shkollash”.

Në mjediset e drejtorisë së shkollës “Udha e shkronjave” mbetet gjithmonë një kornizë që u bën përshtypje atyre që vijnë nga Turqia. Kjo i bëri menjëherë përshtypje edhe zotëri Fatihut. Korniza përmban firmat e 100 fituesve të Olimpiadës XII Kombëtare (2012, 100 vjetori i Pavarësisë) një kërkesë që në atë kohë i drejtohej presidentit Abdullah Gyl dhe kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, tashmë president i Turqisë për kthimin në atdhe të eshtrave të Sami Frashërit. Pasi e ofruam në tavolinë kornizën, i kujtuam që ia kishim paraqitur në kohë Ministrisë së Jashtme turke, drejtori Artur Shkurti i përcolli mesazhin drejtorit të fondacionit “Maarif” që “kthimi i eshtrave të Samiut” është punë kulturore dhe nëse realizohet do të ishte “bashkëpunim i vërtetë kulturor”. I thamë kryetarit të fondacionit “Maarif” që vetëm një fondacion kulturor turk mund të shtrojë si duhet para organeve qeveritare turke kërkesën tonë (shqiptare) të përhershme për kthimin e eshtrave të Samiut. I thamë që zakoni i popullit tonë është që amaneti i të vdekurit të vihet në vend dhe i treguam librin e Sami Frashërit (botuar nga “Logos”, Maqedoni), vepra 10, ku Samiu thotë “Atdheu është trashëguesi i vërtetë i njeriut, madje edhe eshtrat e tij i mbeten atdheut”. I thamë gjithashtu që parësor është amaneti i vetë personit dhe jo i trashëgimtarëve të tij që pjesërisht janë shqiptarë, duke qenë se janë martuar me turq. Zotëri Fatih, drejtor i fondacionit “Maarif” përmendi faktin që Samiu është i madh edhe për Turqinë dhe po ashtu ka edhe të tjerë shqiptarë që kanë dhënë për Turqinë. Drejtori Artur Shkurti u shpresh “Para se të jetë i madh për diçka, Samiu është shqiptar, ka shkruar dokumentin themelor të Rilindjes Kombëtare “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” dhe kërkesa është në këtë kuptim”.

Kërkesa tjetër që ne ia shtruam Fondacionit Turk “Maarif” ishte që ata të sillnin fotokopje nga arshivat turke për veprën e Naim Frashërit, mundësisht edhe përkthimin e tyre nga osmanishtja. Drejtorit i dhuruam librin “Gjuha shqipe” (nga Artur Shkurti, Udha e shkronjave) ku mësohet Naimi këshillues për nxënësit e shkollës dhe të Olimpiadës Kombëtare. Drejtori Fatih mësoi nga ne që Naim Frashëri ishte figurë qëndrore për shkollën “Udha e shkronjave” por edhe për shkollën shqiptare në përgjithësi. I thamë drejtorit të fondacionit që punët kulturore nuk janë punë vitesh, por punë shekujsh. Ne nuk mundemi të mos bashkëpunojmë, sepse ju mbani aty një pjesë të historisë sonë dhe ka shumë rëndësi që ju të jeni besnik në këtë punë (fjala për integritetin e arshivave dhe dokumenteve që jepen) dhe të tregoni një respekt për atë pjesë të kulturës sonë që është në duart tuaja, që të mos tjetërsohet, të jepet e plotë dhe me dëshirën që një komb tjetër të dijë të vërtetën e patjetërsuar për veprën e njerëzve të vet të shquar. Këto parashtrime ne ia bëmë drejtorit të Fondacionit Kulturor Shtetëror Turk “Maarif” që ai të kuptonte që kjo punë nuk mund të bëhej nga turqit nëse shkolla “Udha e shkronjave” shitej dhe atëherë shitja e shkollës nuk mund të ishte “bashkëpunim kulturor” por realisht “agresion kulturor turk”. Nga ana e tij, duke këmbëngulur edhe një herë në kërkesën për blerjen e shkollës, drejtori Fatih na tha që nëse ju do të jeni pjesë e Fondacionit tonë këto kërkesa mundet të realizohen në mënyrë të natyrshme. (mund të kuptohet nga publiku që kjo është tallje, në dukje “fine”, por në të vërtetë “arrogante”, me kërkesën tonë për çështje që nuk janë pronë individuale e një shkolle shqiptare, por janë vërtetë çështje kyç të kulturës)

Në fund, zoti Fatih Cankurt, drejtor i fondacionit “Maarif” kërkoi të dinte se cilat ishin kërkesat tona për bashkëpunim (ndoshta me mendimin që ne të thonim një çmim për “bashkëpunimin kulturor”). Artur Shkurti, drejtor i shkollës “Udha e shkronjave” u shpreh “Ne duam që ju të mos blini shkolla shqiptare edhe pse ato janë private edhe pse mund të jenë në nevoja ekonomike.” Drejtori Fatih u shpreh “Nëse ne i blejmë aty do të punojnë shqiptarë me kurrikula shqiptare dhe ndërkombëtare”. Drejtori Artur Shkurti u shpreh “Gjëja shqiptare bëhet nga shqiptarë.”.

Drejtori Fatih na vuri në dijeni se tashmë tre shkolla private ishin shitur dhe ishin pjesë e Fondacionit “Maarif” dhe që nga 2016 që ishin hapur kishin kudo jashtë Turqisë mbi 100 shkolla.

=====

DISA PËRKIME DHE PYETJE QË PO I BËJMË PUBLIKE

1. Gjendjen tonë aktuale financiare e di banka BKT. Banka BKT është bankë turke. Fondacioni kulturor “Maarif” është shtetëror turk. Pyetje publike për bankën BKT: “A i keni dhënë të dhënat tona financiare Fondacionit Shtetëror Turk “Maarif”, që i keni siguruar përmes aplikimit tonë për kredi tek ju?”

2. Drejtoria Arsimore e Tiranës na kërkoi me urgjencë të dorëzonim dokumentacionin e shkollës (telefoni ***376) (sipas saj duhej t’i nisnim 38 dokumeta) deri ditën e premte (pra saktësisht më 13 korrik, ditën e vizitës së drejtorit të Fondacionit Shtetëror Turk “Maarif” z. Fatih Cankurt). Megjithëse i thamë që kemi pushim e nuk punojmë, vijojnë zyrtaret e drejtorisë arsimore “E mo mirë, na i sill. Bëj si të bësh”.

3. Tani marrim vesh që në të njëjtë kohë Fondacioni Shtetëror Turk vihet në lëvizje për blerjen e shkollave shqiptare në përgjithësi dhe konkretisht të shkollës “Udha e shkronjave”.

4. Natyrshëm lindin këto pyetje që Drejtoria Arsimore, Ministria dhe Qeveria duhet t’u japin përgjigje publike “A është vënë në shërbim të Fondacionit Kulturor Shtetëror Turk “Maarif” Drejtoria e Arsimit e Tiranës, pra edhe Ministria e Arsimit, pra edhe Qeveria Shqiptare? Duke u ofruar konsulencë për dokumentacionin tonë më të freskët?” Nëse jo, çfarë masash kanë marrë që Fondacioni Turk të mos blejë shkolla shqiptare, sepse shkolla mund të jetë në shitje, por nxënësit nuk mund të jenë në shitje. Ata nuk mundet të quhen klientelë e zakonshme e një biznesi. Përmes një shkolle shqiptare ata janë duke duke u bërë shqiptarë dhe ky proces ndërpritet nëse shkolla u shitet turqve që ata të bëhen filoturk.

KOMENT

Është një gjë tepër negative që një fondacion i huaj, në rastin tonë Fondacioni Kulturor Shtetëror Turk “Maarif” kërkon të blejë shkolla shqiptare pas shpinës së opinionit publik, pas shpinës së prindërve të nxënësve të atyre shkollave shqiptare. Është një gjë tepër negative që ata ia kërkojnë shkollës “Udha e shkronjave” një gjë të tillë, e cila është organizatore e Olimpiadës Kombëtare, ku mblidhet vlera më e mirë e arsimit shqiptar. Ata kërkojnë të “tjetërsojnë” (korruptojnë) çdo thelb të vërtetë kombëtar me paratë e tyre. Faktikisht, ata na thanë se e kanë bërë të paktën në tre raste shkollash, pra rezultatet e para paskan ardhur.

Duke ditur rolin e shkollave ekzistuese turke, arsyeja se ata (Maarif) po e bënkan që të konkurrojnë shkollat e Gylenit, është diçka që është fyese për sistemin arsimor shqiptar, sepse ata në fakt rrisin prezencën turke në jetën shqiptare, e bëjnë jetën shqiptare të jetojë me hallet e Turqisë dhe të integrohet në interesat turke. Ata së bashku me Gylenin, mund të bëjnë diçka më të mirë për Turqinë, të eksportojnë sistemin e tyre politik (pozitë opozitë) në një shtet tjetër. Nuk ka rrugë më të mirë, për ta bërë këtë (për të kapur një shtet), sesa t’u marrësh fëmijët peng (kujtoni Gjon Kastriotin) përmes blerjes së shkollave ku gjenden fëmijët e ajkës së inteligjencës shqiptare që punon e fiton, por që ka treguar edhe që është dembele për ta ndërruar shkollën, ku kriter të përdorin çështjen kombëtare ose fetare. Mijëra prindër që nuk lëvizin nga shkollat e Gylenit, dhe që “janë bërë pjesë e propagandës masive për shkëlqimin fiktiv të shkollave turke ku i kanë fëmijët e tyre” megjithëse qartësisht u provua që është pjesë e politikës dhe e sherrit ndërkombëtar turk, janë vërtetim i pastër i dembelizmit dhe i miopisë së prindërve për të marrë si duhet në analizë rreziqet e ndikimit afatgjatë të shkollave turke, qofshin të Gylenit qofshin të Erdoganit.

Meqë ata po tregohen të pacipë dhe vijnë në shkollën “Udha e shkronjave” e të thonë “kemi ardhur t’ju blejmë” atëherë edhe ne qartësisht po ju themi prindërve të shkollave të tyre BRAKTISNI SA MË PARË SHKOLLAT TURKE, jeni NË RREZIK SHUMË TË MADH dhe nga sot e tutje bëni edhe një DETYRË KOMBËTARE. Ne i këshillojmë prindërit t’i heqin sa më parë fëmijët nga çdo shkollë turke qoftë e Erdoganit dhe qoftë e Gylenit dhe t’i regjistrojnë në shkolla shqiptare laike shtetërore ose private me financim shqiptar.

Për një Fondacion Kulturor Turk duhet të ketë shumë rëndësi se çfarë po ble dhe fakti që ata nuk kanë fare skrupuj në çfarë blenë (shkollat janë të ndryshme për nga e shkuara kulturore që kanë), tregon se sa të aftë e të sigurtë në aftësitë e tyre janë për ta ndryshuar menjëherë situatën e edukimit të atyre nxënësve që gjejnë në një shkollë të caktuar. Ata e dinë që nuk do të gjejnë një rezistencë të madhe nga prindërit shqiptarë, shumica e të cilëve e kuptojnë që shkollat private nuk kanë shumë vende të lira dhe nuk është e lehtë të gjesh një folezë tjetër për fëmijën tënd, aq më tepër të sigurtë që ajo “nuk shitet”, ndaj shumica e tyre do t’i dorëzohen rutinës për ta lënë fëmijën aty ku e kanë patur dhe do të “vëzhgojnë” (në fakt gënjejnë veten, se asgjë nuk vëzhgojnë, thjesht justifikohen).

Kur një drejtor Fondacioni Shtetëror Kulturor Turk “shpërfill” me shpërfilljen e biznesit që nuk duhet të jetë karakteristik për një Fondacion Kulturor Shtetëror që duhet të paraqesë vlerat e vërteta të kombit të vet, kërkesat shqiptare të një drejtori të një shkolle shqiptare, mundet ta kuptoni qartë se çfarë munden ata t’ju bëjnë fëmijëve që kanë shkuar në shkollë! Ua ndërrojnë thelbin. Dhe meqë e dimë se shumë prej prindërve do të përtypin çdo lloj fyerje kombëtare, atëherë është evidente që në të ardhmen e afërt asnjë prej fëmijëve të shkollave turke të mos punojë në drejtimin e politikave të shtetit shqiptar në çdo fushë në administrim shtetëror, në forca të armatosura, në arsim, në ekonomi, në kulturë etj sepse do të klasifikohet “i rekrutuar kulturalisht”.

SHËNIM MBI TË DREJTAT E AUTORIT (COPYRIGHT): Artikulli më poshtë nga shkolla “Udha e shkronjave” mbrohet me ligjin e të drejtës së autorit. Në bazë të ligjit, autori cakton si përdoret vepra e tij dhe ne po i përcaktojmë në këtë shënim. Çdo shpërndarje dhe citim të këtij artikulli do të merret me lejen me shkrim nga shkolla “Udha e shkronjave”. Për shkak se devijimi nga synimi i artikullit, mund të sjellë pasoja jo të vogla për opinionin publik, ne po marrim këto masa që artikulli në asnjë rast të mos keqpërdoret. Çdo gazetë, revistë, media online apo televizive që synon t’i shmanget këtij rregulli, do të interpretohet se merr para nga FONDACIONI SHTETËROR TURK “MAARIF” ose nga “kundërshtarët” e tyre FONDACIONI “FETO” ose nga çdo aktor tjetër që synon të ngatërrojë punët, duke tjetërsuar artikullin duke e botuar atë në mënyrë të pjesësshme. I kërkojmë publikut që të përdorë vetëm butonin “Share”./Derguar per postim tek: ZgjohuShqiptar.info

Linku : Revista "Udha e Shkronjave"

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fondacioni turk “Maarif” në aksion për blerje shkollash shqiptare
Fondacioni turk “Maarif” në aksion për blerje shkollash shqiptare
https://2.bp.blogspot.com/-uMgaJw1isPA/W2Cvv9rjxHI/AAAAAAAAXOk/wIbENJaLBbIYhurGXKK6Jy-3lSgY5rSFQCLcBGAs/s640/rs%253Dw_640.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-uMgaJw1isPA/W2Cvv9rjxHI/AAAAAAAAXOk/wIbENJaLBbIYhurGXKK6Jy-3lSgY5rSFQCLcBGAs/s72-c/rs%253Dw_640.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/fondacioni-turk-maarif-ne-aksion-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/fondacioni-turk-maarif-ne-aksion-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy