Gazetari serb keqpërdor vizitën turistike në Kosovë, bën artikull ku Majën e Gjeravicës e quan “Kulmi i Serbisë” – reagon shoqata malazeze, thonë se u tradhtuan!


Enes Dreshkoviç, kryetar i Klubit të Alpinizmit dhe Sporteve “Hrid” në Plavë të Malit të Zi ka thënë se ndjehet i tradhtuar nga një veprim i një gazetari serb, i cili sipas tij, ka shfrytëzuar shoqatën e tij për tu ngjitur në Malet e Gjeravicës në Kosovë për të bërë një artikull për mediat serbe.

Siç edhe mund të shihet në artikullin e publikuar, përcjell Telegrafi, një gazetar i mediumit serb “Novosti” ka publikuar një artikull me titullin “Novosti në kulmin e Serbisë”, në të cilën ai shfaqet duke mbajtur një mbishkrim në duar ku shihet emri i mediumit në fjalë.


“Gazetari ynë në krye të Gjeravicës për herë të parë që nga agresioni i NATO-s. Rrugët që terroristët kishin kaluar u bënë shtigje turistike”, shkruan Novosti në artikullin në fjalë.

Dhe menjëherë pas publikimit të artikullit ka ardhur reagimi i Dreshkoviç, përcjell Telegrafi.

 

Ai u ka kërkuar falje, sidomos miqve të tij nga Kosova dhe falënderim për bashkëpunim, mirëkuptim dhe tolerancë ndaj provokimeve të tilla të cilat sipas tij janë bërë nga “individë dhe grupe armiqësore” nga Serbia.

“U dërgoj një mesazh alpinistëve, sidomos nga Serbia mos të kërkojnë më ndonjë mbështetje, akomodim dhe ndonjë ndihmë tjetër në këtë drejtim”, ka shkruar Dreshkoviç.

Lidhur me këtë, Dreshkoviç ka deklaruar për Telegrafin, se një reagim i tillë i tij ka ardhur pasi që mendon se gazetari serb nuk do të duhej ta shfrytëzonte shoqatën e tij për të bërë gjëra të tilla.

“Kam reaguar për shumë arsye, dhe e para është se Kosova tani është shtet i pavarur, se jemi fqinjë dhe dikur kemi pasur lidhje të ndryshme, përfshirë edhe ato familjare dhe ato shoqërore”.

Siç ka bërë të ditur ai, miqtë alpinistë nga Peja, Deçani, Juniku dhe pjesët tjera të Kosovës, para së gjithash për shkak të miqësisë, sidomos me ata nga Plava, lejuan që çdo alpinist malor nga Serbia dhe vende të tjera të shkonin në Gjeravicë dhe majat e tjera, pa asnjë problem.

“Këto marrëdhënie miqësore gjithmonë i kemi pasur dhe ne duhet t’i mbajmë ato. Gjithsesi nuk do të lejojmë dhe nuk duhet të lejojmë që individët ose grupet të caktuara ta thyejnë këtë mes nesh”, ka thënë Dreshkoviç./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gazetari serb keqpërdor vizitën turistike në Kosovë, bën artikull ku Majën e Gjeravicës e quan “Kulmi i Serbisë” – reagon shoqata malazeze, thonë se u tradhtuan!
Gazetari serb keqpërdor vizitën turistike në Kosovë, bën artikull ku Majën e Gjeravicës e quan “Kulmi i Serbisë” – reagon shoqata malazeze, thonë se u tradhtuan!
https://1.bp.blogspot.com/-PxJeC_xRb-0/W1yChsddRgI/AAAAAAAAXB4/ulLmHtK1ODk8CLXEYO261t5xXR9ceOMngCLcBGAs/s640/Screenshot_3-14-e1532694553274-780x439.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-PxJeC_xRb-0/W1yChsddRgI/AAAAAAAAXB4/ulLmHtK1ODk8CLXEYO261t5xXR9ceOMngCLcBGAs/s72-c/Screenshot_3-14-e1532694553274-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/gazetari-serb-keqperdor-viziten.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/gazetari-serb-keqperdor-viziten.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy