Jovanoviq paralajmëron luftë nëse Serbia bën kompromis me Kosovën


Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Çedomir Jovanoviq, ka paralajmëruar sot se pas rundit të ri të dialogut midis Beogradit e Prishtinës, në shtator, do të paraqesë plan të qartë për marrëveshje me shqiptarët dhe do të formojë Koalicionin për Paqe, që do të kontribuojë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta

Jovanoviq ka thënë se kompromisi me shqiptarët paraqet mbylljen e pikës së fundit në rajon që do të mund të shkaktonte luftë të dhe prandaj takimi i presidentëve të Serbisë e të Kosovës, Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit në shtator, në Bruksel, është me rëndësi dhe se prej tij varet rrjedha e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

“LDP do të reagojë pas atyre bisedimeve me një plan të qartë në themelet e të cilit duhet të ngrihet forca politike që do të luftojë për marrëveshje dhe paqe me shqiptarët e Kosovës dhe prandaj në Koalicionin për Paqe, që planifikojmë ta organizojmë, duhet të mbledhim atë pjesë të opinionit që e kupton momentin në të cilin ndodhet Serbia dhe nuk dëshiron të lëshojë edhe një shans duke u zhytur në polarizime partiake dhe konflikte të brendshme”, ka thënë Jovanoviq.

Sipas tij, Vuçiq “me një këmbë qëndron në rrugën e zgjidhjes së problemit”, kurse me tjetrën në politiken e cila është e paqëndrueshme, dhe e ka këshilluar se nuk mundet në të njëjtën kohë të mbështesë qeverinë e Ramush Haradinjat në Prishtinë, ndërsa në Beograd të bëjë fushatë që shemb marrëdhëniet me shqiptarët, transmeton Koha.net.
Jovanoviq ka thënë se Serbia aktualisht ndodhet nën presion të fuqishëm dhe për këtë arsye po zvarrite zgjidhja e çështjes së Kosovës. Siç është shprehur ai, presionet vijnë nga opinioni nacionalist, organizatat që vijnë nga Rusia, kisha dhe pjesë të opozitës “e cila ofron rrëzimin e Vuçiqit me temën e Kosovës”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Jovanoviq paralajmëron luftë nëse Serbia bën kompromis me Kosovën
Jovanoviq paralajmëron luftë nëse Serbia bën kompromis me Kosovën
https://4.bp.blogspot.com/-LfcbwbcTWUs/W1eIfcVOiCI/AAAAAAAAW6M/jMj8LGk7LssD50ydTByK2vpwsTKfUc6SACLcBGAs/s640/nmn8262-710x473-1200x630-1-640x336.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-LfcbwbcTWUs/W1eIfcVOiCI/AAAAAAAAW6M/jMj8LGk7LssD50ydTByK2vpwsTKfUc6SACLcBGAs/s72-c/nmn8262-710x473-1200x630-1-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/jovanoviq-paralajmeron-lufte-nese.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/jovanoviq-paralajmeron-lufte-nese.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy