Kalaja e Novobërdës që u mbijetoi tri perandorive


Në mes të rrafshit të Kosovës dhe Anamoravës, shtrihet komuna e Novobërdës, në brendësinë e të cilës gjendet mesjeta, e skalitur në gurët e kishave, xhamive dhe në muret e kalave.

Nga gjetjet arkeologjike dhe dokumentet, ky vendbanim daton të jetë ndërtuar në shekullin XIV. Gojëdhënat për këto treva e tregojnë lashtësinë e qytetërimit dhe jetës në këto anë; “Londra shqiptare” e quajnë banorët përreth Novobërdës, të cilët, duke u mbështetur në tregimet brez pas brezi, thonë se kanë dëgjuar që ka qenë qyteti i dytë pas Londrës, për atë edhe ka marrë emrin.

Një tabelë me shigjetë djathtas të tregon rrugën për t’u ngjitur në Kalanë e Novobërdës, e cila i ka bërë ballë dhe ka përcjellë tre pushtues të këtyre trevave.

Rruga gjarpërore rreth kodrës së Kalasë është e asfaltuar dhe këtë investim e ka bërë Bashkimi Europian.

Sapo të ngjitesh në territorin e Kalasë dhe të futesh në brendësinë e saj, e kupton arsyen pse është ndërtuar pikërisht në këtë kodër.

Një ngrehinë që përballoi tri perandori

Perandoria Bizantine kishte vendosur të ngrinte një kala nga ku mund të shiheshin si në pëllëmbë të dorës 130 hektarët, që tani janë shpallur zonë e mbrojtur.

Nga po kjo kala mund të sodisësh hyrjet nga katër komuna: Prishtina, Lipjani, Kamenica e Gjilani. Pozita strategjike e ka bërë këtë kala të rëndësishme si pikë, në kohën e perandorive, e pushtimeve për territore.

Gjurmët e Perandorisë Romake e Bizantine, i gjen pak metra nga kalaja, ku gjenden muret e një ndërtese katedrale, të cilës vetëm muret i kanë shpëtuar.

Një tabelë e vogël që tregon se është marrë parasysh nga Bashkimi Europian, kaq mund të shohësh aty.

Gjurmë perandorisë mund të gjesh edhe në kala. Kryqi i gdhendur në muret e kalasë, është kryqi me brinjë të mbrehtë, të cilin e mbanin në flamuj gjatë luftimeve, Perandoria Bizantine.

Përballë hyrjes së katedrales, ndodhet objekti i xhamisë me një minare jo të lartë, të cilën Perandoria Osmane gjatë kohës së pushtimit të tyre, e ka ndërtuar për të lënë gjurmët e saja nëpër tokën e vlefshme të Novobërdës.

Kjo xhami, që dikur ka pasur në hollin e saj, shumë banorë të këtyre anëve, tani ka ngelur e zbrazët, edhe një ditë para festës së Bajramit. Aty, tashmë vetëm historia ka ngelur.

Në anën tjetër të rrugës ndodhet një shtëpi, dikur e banueshme, por as aty, nuk kishte qenë askush. E “gjallë” ishte vetëm lashtësia në këtë pjesë të Kosovës.

Hapësira ku shtrihet tani Komuna e Novobërdës, ka qenë e banuar që nga mesjeta. Por, numrin më të madh të banorëve e ka pasur në shekullin XV, besohet të kenë qenë rreth 45 mijë banorë.

Ngjitur me shtëpinë ka varreza, që gurët i kanë të gdhendur si kapelat e pashallarëve. Këto varreza, tregojnë që një kohë të gjatë turqit kishin përdorur këtë pikë strategjike.

Në oborrin e varrezave, ndodhet një shtëpizë, që për të vërtetuar kulturën turke në këtë vend, quhet “tyrbe”.

Pushtuesi i fundit në këto troje, përpara Serbisë, kanë qenë Bullgarët, të cilët gjithsesi se do të pushtonin edhe Kalanë e Novobërdës. Me bullgarët si pushtues, kalasë i ngarkohet pesha e mbajtjes së tre pushtuesve të mëdhenj.

Efekti i pushtuesit të fundit, Serbisë, vërehet edhe tash në Novobërdë. Shumicë në këtë komunë, janë serbët.

A do t’i mbijetojë kohës moderne?

Gjatë kohës sa qëndruam te kalaja, dy vizitorë ishin futur në godinën e xhamisë. Ata ishin të anës së Anamoravës, dhe pa i pyetur fare, filluan të tregonin për lashtësinë e qytetërimit në Novobërdë. Ishin të mallëngjyer me këto bukuri, të cilat herën e fundit i kishin parë para 50 e ca vitesh.

Kalaja që duket se qëndron në qiell, nga lartësia e kodrës, tërheq syrin që nga hyrja e Novobërdës. Rruga deri afër kalasë ishte e rregulluar, por të ngjitesh për t’u futur në kala, duhet të ngjitesh edhe pak rrëpirës së kodrës.

Muret ku qëndron dera, që dikur ka qenë hyrja në kala, ende qëndronin në këmbë, por kështu nuk mund të thuhej edhe për pjesën tjetër të mureve.

Në brendësi të kalasë, ku duhej të ishte platforma ku kanë qëndruar me vite, ata që kanë banuar, apo ato ushtri që kanë vëzhguar nga aty, ishte shkatërruar.

Gurët e mureve janë shembur. Ata u kanë bërë ballë perandorive të mëdha, por a do ti mbijetojnë kohës moderne?

Copëza gurësh të rëna nga pjesa e murit, gjendeshin të shpërndara nëpër hapësirën që dikur këta gurë e kishin kufizuar.

Teksa ecë nëpër kala, duhet pasur kujdes ku e vë këmbën, sepse nga mungesa e një staze ku do të mund të ecnin vizitorët lirshëm, duhet të ecësh nëpër gurët e shembur të Kalasë, dhe mund të përfundosh qindra metra poshtë në greminë, po që se e vendos një hap gabim.

Bëhen edhe vjedhje klandestine

Disa kanale të hapura vende-vende nëpër territorin ku gjendet kalaja, të japin bindjen se diçka ka filluar të restaurohet. Por, një raport në agjencinë e lajmeve, BalkanWeb, tregon se këto kanale janë hapur nga disa “piratë” në kërkim të arit.

Territori i mbrojtur nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, ka qenë disa herë pre e këtyre “piratëve” dhe thuhet të ketë bërë dëme të konsiderueshme.

Novobërda thuhet të ketë qenë gjithmonë e pasur me xehe. Sa hedh shikimin nga kalaja, në Lindje, mund të shohësh objektin e Minierës së Novobërdës. Të dhënat e asaj kohe, tregojnë se në vitin 1450, minierat e Novobërdës kanë prodhuar afër 6000 kg ari në vit, dhe kjo ka qenë arsyeja përse shumë herë është tentuar nga njerëz të ndryshëm të gërmohet ilegalisht, në kërkim të arit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kalaja e Novobërdës që u mbijetoi tri perandorive
Kalaja e Novobërdës që u mbijetoi tri perandorive
Kalaja e Novobërdës që u mbijetoi tri perandorive
https://3.bp.blogspot.com/-vQNVj3-YGZA/W19IfpaFR6I/AAAAAAAAXMk/wjYVqOh4QIsvs_561nNkj0tM8bvN8xnEwCLcBGAs/s640/Screenshot_252-640x423.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-vQNVj3-YGZA/W19IfpaFR6I/AAAAAAAAXMk/wjYVqOh4QIsvs_561nNkj0tM8bvN8xnEwCLcBGAs/s72-c/Screenshot_252-640x423.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kalaja-e-novoberdes-qe-u-mbijetoi-tri.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kalaja-e-novoberdes-qe-u-mbijetoi-tri.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy