KFOR’i s’i jep Policisë qasje në pikën kufitare në Karaçevë


Pavarësisht deklarimeve të KFOR-it se nuk ka përgjegjësi në çështjet që lidhen me kufijtë e Kosovës, ai vazhdon të mbikëqyrë vijën kufitare me Serbinë në fshatin Karaçevë.
KFOR-i nuk ia ka dorëzuar mandatin Policisë së Kosovës për të mbikëqyrur këtë pjesë të kufirit, ashtu sikurse ia ka dorëzuar në vijat tjera kufitare, raporton KTV.

Derisa, që nga viti 2014, Policia e ka të ndaluar nga KFOR-i edhe shfrytëzimin e rrugës “By Pass”, e cila e mundëson qarkullimin në fshatrat e kësaj zone.

Policia e Kosovës i ka kërkuar KFOR-it lejimin e shfrytëzimit të kësaj rruge, por deri tash nuk marrë ndonjë përgjigje.
“Mbikëqyrja e vijës kufitare me Serbinë, te fshatrat Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme dhe lagja Behovitet është e pamundur të realizohet nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak të urdhëresës së KFOR-it të datës 12 maj 2014, me të cilën ndalohet shfrytëzimi i rrugës “By Pass”, rrugë e vetme e cila ia ka mundësuar policisë të ketë qasje në këto fshatra. Policia e Kosovës ka pasur disa takime me KFOR-in, ku është kërkuar lejimi i shfrytëzimit të rrugës për të mbikëqyrur këtë pjesë të kufirit, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. Përkundër kësaj, Policia e Kosovës është prezente edhe në kufirin me Serbinë dhe mbikëqyr këtë pjesë të kufirit në bashkëveprim me KFOR –in”, thuhet në përgjigjen nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

KFOR-i, nga ana tjetër, thotë se ndalesa e tillë nuk lidhet me problemet mes shtetit kosovar e atij serb.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, zyrtarë të këtij institucioni kanë thënë për KTV-në se janë duke punuar në koordinim të plotë me institucionet që të përfshijnë edhe Policinë e Kosovës në Karaçevë.

“Marrëveshjet aktuale me Forcat e Armatosura Serbe i referohen Vijës Kufitare Administrative, që është një vijë referuese e krijuar vetëm për qëllime ushtarake dhe nuk ka të bëjë asgjë me çështjet që lidhen me problemet e demarkacionit të kufirit apo me dy qeveritë. KFOR-i nuk ka përgjegjësi në çështjet që lidhen me kufijtë apo pretendimet rreth tyre”, ka thënë Vincenzo Grasso, nga KFOR-i.

Ndërkohë, Kosova ende nuk e ka bërë shënjimin e kufirit me Serbinë.

Zyrtarët institucionalë kanë thënë se Kosova është e gatshme për shënimin e vijës kufitare edhe me shtetin serb./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2544,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: KFOR’i s’i jep Policisë qasje në pikën kufitare në Karaçevë
KFOR’i s’i jep Policisë qasje në pikën kufitare në Karaçevë
https://1.bp.blogspot.com/-wpuNPM6jgB4/W18t8Eiz2NI/AAAAAAAAXKA/qGmgNm6Vtv8QZhzZmwbaI9YtqiSh15JfgCLcBGAs/s640/Screenshot_250-640x357.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-wpuNPM6jgB4/W18t8Eiz2NI/AAAAAAAAXKA/qGmgNm6Vtv8QZhzZmwbaI9YtqiSh15JfgCLcBGAs/s72-c/Screenshot_250-640x357.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kfori-si-jep-policise-qasje-ne-piken.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kfori-si-jep-policise-qasje-ne-piken.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy