Kosova heq masat doganore, por Serbia, Maqedonia e Bosnja e kërcënojnë


Qeveria e Serbisë ka thënë se nëse Kosova s’i tërheq të gjitha masat shtesë doganore ndaj produkteve sezonale nga Serbia, Maqedonia e Bosnja, atëherë masa të njëjta do të ndërmarrin edhe ata.

Kështu ka thënë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, i cili tha se përderisa Kosova nuk tërhiqet plotësisht nga vendimi i marrë ditë më parë për t’u vënë taksë shtesë prej 30 për qind pemëve, perimeve e misrit, kundër-masat janë të pashmangshme nga tre vendet e sipërpërmendura, raporton FoNet.

Këto komente Lajiq i tha pas takimit me përfaqësuesit e katër shteteve anëtare të CEFTA-s.

Ai tha se kanë marrë informata jozyrtare se bllokada nga ana e Kosovës është hequr për misrin, i cili po ashtu ka qenë i përfshirë në masat e ndërmarra nga Kosova, e që është më e rëndësishmja për Serbinë e mbi të gjitha për Maqedoninë, transmeton Koha.net.

Ministri serb tha se jozyrtarisht ka mësuar se taksa doganore ka mbetur për domate, speca, rrush, manaferra, mjedra, dardha e mollë.

“Kemi formuar një ekip punues i cili me urgjencë do të reagojë në situata të ngjashme”, ka thënë Lajiq, pas takimit me ministrat përkatës nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia, si dhe përfaqësues të Drejtorisë kompetente të Malit të Zi.

“Nuk dëshirojmë luftë tregtare, por luftojmë kundër parimit që kushdo të bëjë çfarëdo që t’iu bie ndër mend”, theksoi Lajiq.

Ndërkaq, kujtojmë se Qeveria e Kosovës dje ka tërhequr vendimin për vendosjen e taksës doganore prej 30 për qind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit nga shtete e sipërpërmendura. (b.an)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8413,Camëri,113,Editorial,1843,Ekonomi,453,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1366,Iliridë,259,Kosovë,2482,Kulture,665,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova heq masat doganore, por Serbia, Maqedonia e Bosnja e kërcënojnë
Kosova heq masat doganore, por Serbia, Maqedonia e Bosnja e kërcënojnë
https://4.bp.blogspot.com/-TY1-X92Lbtw/W1jQwn_8OTI/AAAAAAAAW9c/9kaGvSwHbGUoQgfkwQm9SkoKuh93ANCiQCLcBGAs/s640/auto_dogana_83291511994491%2B%25281%2529.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-TY1-X92Lbtw/W1jQwn_8OTI/AAAAAAAAW9c/9kaGvSwHbGUoQgfkwQm9SkoKuh93ANCiQCLcBGAs/s72-c/auto_dogana_83291511994491%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kosova-heq-masat-doganore-por-serbia.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kosova-heq-masat-doganore-por-serbia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy