Kosova, vend i vidovdanëve dhe sulltanmuratëve!


Shkruan: Fahri Xharra - ”Edhe Krishti ne na thoshte:Unë jam grek, eni pas meje, Do t’i themi pa mblidh mente, Se shqiptari s’vjen pas teje…” – Petro Nini Luarasi (1865-1911)/

E përjetuam edhe një ditë të Vidovdanit! Dikur në qershorin e vitit të largët 1389 në fushën e gjerë të Kosovës u ballafaquan ushtria turke dhe ajo ballkanase. Aso kohe ishte një vasalitet ndaj Turqisë, por kur Car Llazari rebelohet së bashku me shqiptarët, boshnjakët, bullgarët dhe hungarezët; pos dhjetëra mijëra të vrarësh në të dy anët e humbi kokën edhe Car Llazari me të birin. Dikur vonë serbët e shenjtëruan Carin dhe me shenjtërimin e tij, Kosova filloi të bëhet vend i manipulimeve historike dhe trashëguese. Më e freskëta është ajo e Millosheviqit kur karrierën e tij prej diktatori e filloi mu këtu.

Por ç`ndodhi në anën tjetër, në anën turke? Sulltan Muradi i u mbyt nga Milesh Kopili (Millosh Obiliqi, Milod Kobila). Sipas analizave historike dhe gjeo-luftarake më të reja vrasja ishte organizuar nga i biri Bajaziti I, mbasi që ky Bajazidi në të njëjtën kohë likuidoi edhe të vëllanë Jakubin. Të nesërmen u kurorëzua si Sulltan Bajaziti I. Trupi i pajetë i Sulltan Muratit I u dërgua me shpejtësi nëBursa të Turqisë,dhe u varros në Mausoleun e madh të Sulltanëve . Për arsye të procesit të balsamimit iu hoqën nga trupi organet e brendshme dhe ato u groposën në fshatin e sotëm Mazgit.

Sulltan Bajaziti pasi që e siguroi fronin dhe u martua me të bijën e Car Llazarit Princeshën Olivera, një vit më vonë e rregulloi varrin e dytë të babait të tij.Sulltan Murati I pra i ka dy varre, një në Çekirge të Bursas, ku pushon trupi i tij i balsamosur dhe tjetrin vetëm me të brendshmet e trupit të tij në Kosovë. Juridikisht varri është vendi ku prehet trupi apo hiri i një individi të vdekur. Nuk ka shënime as nga Egjiptianët, as nga Asyret, as nga Babilonasit, as nga Aztekët e as nga të tjerët që një i vdekur të ketë pasur dy varre, e më së paku ndonjë mbret .

Ka kaluar shumë kohë, 623 vjet dhe historia është shkruar ndryshe e ndryshe, por varri i Sulltanit dhe monumenti i Bezistanit të Car Llazarit palosin ditët, vitet, shekujt në fushën e Kosovës që frymëzojnë po me kaq ndryshime të mëdha aspiratat për Kosovën. Derisa Serbët e quajnë Kosovën djepi i serbizimit, turqit po e marrin si simbol të ekzistimit turk në Evropë. Po,ne shqiptarët ku mbesim?

Të shkojmë më tutje me analizë të kësaj ngjarjeje që aq shumë po na turbullon edhe so e kësaj dite. Mos të harrojmë se ishte një luftë më e madhe për të penguar osmanët që t`a shtrijnë trupin e tyre prej aziatike në këto toka të buta ballkanike: Lufta e Maricës (Bulgariae sotme) në vitin 1371 ! Por ajo luftë nuk kremtohet nga Bullgarët , por vetëm shënohet si një ditë e ndryshimit të Historisë.

Festimi i Vidovdanit në Kosovë e ka një arsye,por jo për çështje fetare. Serbia me këtë ditë do që t`i orkestron ritualet e saja të cilat nën petkut e fesë i përmbushë “obligimet” e veta ndaj gënjeshtrave historike për një “ bashkësi të imagjinuar”. Ishte viti 1899, kur autonomistët serbë dhe Kisha e tyre u pajtuan që Vidovdani të mbetët një shenjë për të paqenën. Ata që besojnë në besime të kota , ,kur ta lexojnë historinë e tyre e gjejnë Vidovdanin të “rëndësishëm” për shumë arsye. Errësira që bie asnjëherë nuk i ndihmon dritës që të ndriçon sa do pak shpirtin e djegur mbas fantazmave të paramenduara të së kaluarës. E dini: Kjo ditë është zgjedhur për të shpallur luftëra. Ballkani mban në mend në mënyrë gjarpërore ashtu në gjatësi ,që s`ka të ndalur kërkesa për Vidovdana dhe për humbjen e së vërtetës historike me krijimin e tensioneve të cilat ndjellin vetëm kob. Vidovdani dhe Jerusalemi i Serbisë ?

Qytetarët e Serbisë kurrsesi të ndahen nga dëshira e tyre dhe të bëjnë dallimin në mes të kryqit të tyre dhe lirisë së shpirtit të tyre nga verbimi asfiksues i ndjenjave të tyre të gurosura në imagjinatën e tyre të tokave të huaja. Rikujtimi i historisë në mënyrën serbe është një ndalje e zemrës e një civilizimi që kurr nuk mundën t` arrijnë.

Përrallat gjallërohen edhe nga turqit ,që nuk e kanë aspak për nderë të zhytën edhe ata në rrugën gjarpërore të pa fund të “kujtimit” dhe “ rikujtimit” të asaj që ishte vetëm një turp i së kaluarës së tyre. Por sa i gjallë është miti për Sulltan Muratin në Turqi? “Është mjaft i njohur, Beteja e Fushë-Kosovës është lufta më e rëndësishme që ka bërë Perandoria Osmane Me këtë luftë ne fituam betejën me Evropën”, thonë turqit. Një llogaritje e gabuar e tyre; me Betejën e Kosovës nuk fitohet Europa.

Kushe vrau sultan Muratin? Thjesht ,siç ndodhë në Perandorinë Otomane, atë e vrau i biri Bajaziti. Kemi pak raste në historinë e Europës kur i biri e vret të atin ,apo i ati të birin për pushtet? Pse Bajazidi ,e vrau të vëllaun Jakupin.? Sepse ai ishte dëshmitarë i një tradhëtijeje familjare e i sëmur për pushtet.

Të dy komandantët e Betejës u shenjtëruan , sepse të dytë vdiqën në betejën e Kosovës.

Njëri i shenjtërua pas pak vjetësh, Llazari, ndërsa Muratin e shenjtëroi koha dhe legjendat për vrasjen e tij. Janë kaq të shumta këto legjenda, sa studjuesve, në mungesë të dokumenteve që lipset ta përshkruanin ngjarjen, ashtu siç ka ndodhur, u është dashur të hamendësojnë mes fjalësh e faktesh. Sepse të vërtetën e fundit duket se e ka marrë në varr përgjithmonë. Por të gjitha historitë dhe legjendat kanë një pikë të përbashkët: “Fitorja e shenjtë”

Vijnë korbat të festojnë “ditët “e tyre në tokë e e huaj. E ne bëjmë “sehir”. Iu shkojmë pas. Po pse ? Na brengosë neve historia e jonë? Apo jemi robër të ndjenjave tona ?Sa qesharake dhe artificiale aq edhe injorante dhe vetëvrasëse? Kujt i shërben,ky qëndrimi i ynë? A mos po futemi përditë e më tepër në vorbullën marramendëse ,drejt vrimës së zezë ,së cilës nuk i bën ballë askushi e asgjë? Me 29 Qershor, 1444, gati 568 vjet te shkuara Gjergj Kastrioti-Skenderbej ne krye te arbëroreve, e zhvilloi Betejen e Dibres, ku e shpartalloi ushtrinë osmane. Pse ne nuk e kujtojmë këtë ditë? Beteja e Torviollit , e njohur edhe si Beteja e Dibrës së ulët, u zhvillua më 29 qershor të 1444 në Shqiperi. E vogël kjo? E jona dhe për krenarinë tonë. E jona që i tregon botës se kush ishim dhe për çka frymonim. Po shpallja e Autonomisë e vitit 1844 nga Dervish Cara ?

Në Kosovë nuk ka lidhje të thella midis Turqisë dhe nesh. Varri i Sulltan Muatit ,nuk është lidhësja e të mbajturit në robëri. Në Gjakovë është varri i Maxharr Pashës dhe ushtarëve të tij ,që i lanë eshtrat buzë Lumit Krena ,në kohë kur deshën ta fikin dritën e Lidhjës së Gjakovës. Aty është varri ,ai ruhet si tregues serioz: se mos gaboni të shkelni mbi ne, se kështu do ta gjeni amshimin tuaj !

“Jemi mbledhur për të kujtuar një personalitet që ishte shumë i rëndësishëm. Sulltan Murati ishte i gatshëm të luftonte në çdo kohë dhe zhvilloi 37 luftëra dhe e fundit ishte ajo në Kosovë, ku ishte një luftë për ekzistencë”( Pushtimi quhet egzistencë?f.xh.), ka deklaruar Altepe (Kryetar i Bursës ,.Turqi) . Mos more? Të krenohemi edhe me fitoret e Sulltan Fatihut II ,që e shkrumboi Shqipërinë pas vdekjes së Skënderbeut?

Derisa serbët e “krijojnë “ historinë e tyre në Mitin e Kosovës; ne jemi aq solidarë sa që deklarojmë haptas se me turqit e kemi gjakun e përzier. “Ky vend flet (Tyrbja e Sulltan Muratit f.xh. )për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij (Sulltan Muratit) ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.( Myftiu Tërnava2011). S`iu vjen pak ,së paku pak keq që të mohojmë vetveten? Pse ore më bën vëlla me turkun? Ne nuk jemi turq! Krahasoni fjalët e kryepeshkopit Irinej ,me këto të kryemyftiut të muslimanëve në Kosovë. Largë jemi ,large jemi nga atdhedashuria. Ç ka mendojnë të tjerët për ne?

“Kur nisa të interesohesha për kulturën tuaj në momentin që u emërova Ambasador në Shqipëri, nisa të lexoj poezi shqiptare të përkthyera në anglisht. Një nga ato ishte poezia e zotit Fatos Arapi e titulluar “Sulltan Murati dhe shqiptari”. Me pak vargje ajo ishte kaq dramatike, e arrirë dhe tejet emocionuese dhe që shpreh shumë më shumë nga çfarë kam lexuar në vite, pra fisnikërinë e kërkesës për liri. Dhe nëse nuk e keni lexuar, shkoni dhe lexojeni. Kur betohesha si ambasador në Departamentin Amerikan të Shtetit përballë qindra njerëzve, duhet të mbaja një fjalim të cilin e mbyllja duke cituar poezinë e zotit Arapi. Edhe pse 99% e audiencës ishte amerikane, njerëzit në auditor po qanin, kaq prekëse është ajo poezi. ( Ish Ambasadori Withers)

Po unë? Po ti? Po na?

Sulltan Murati është një figurë historike që mund t’ia gjesh vendin në kohë dhe në hapësirë, kurse shqiptarit nuk i vihet asnjë emër, shqiptari është i përjetshëm, shpirti i lirisë që ai po kërkonte është i përjetshëm. Ja pse është e rëndësishme kultura dhe nuk ka rëndësi se çfarë vështirësish duhet të përballohen për aq kohë sa ekziston ai shpirt për të kërkuar liri për një jetë më të mirë, për të qenë ai që je.- përfundon Ambasadori Withers./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7560,Camëri,108,Editorial,1594,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2239,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kosova, vend i vidovdanëve dhe sulltanmuratëve!
Kosova, vend i vidovdanëve dhe sulltanmuratëve!
https://2.bp.blogspot.com/-VMcHOixDoyg/W1irrNaJHEI/AAAAAAAAW7c/lfyEfwfGmm4TPXKk3r6ZnQQ2poAdtJj8wCLcBGAs/s640/bato.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-VMcHOixDoyg/W1irrNaJHEI/AAAAAAAAW7c/lfyEfwfGmm4TPXKk3r6ZnQQ2poAdtJj8wCLcBGAs/s72-c/bato.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kosova-vend-i-vidovdaneve-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kosova-vend-i-vidovdaneve-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy