Kryetari i boshnjakëve në Serbi çmend Serbinë: Kosova punë e kryer


Sulejman Ugljanin, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” ka kritikuar ashpër liderët shtetërorë në Beograd për moslejimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, që ta vizitojë Novi Pazarin.

Sulejman Ugljanin, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” ka kritikuar ashpër liderët shtetërorë në Beograd për moslejimin e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit që ta vizitojë Novi Pazarin. Sipas tij, çështja e Kosovës tashmë është e zgjidhur, ndërsa për Serbinë thotë se ka regjim

Një ftesë zyrtare e dërguar për ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës Behgjet Pacollin që ta vizitojë fundjavën e kaluar Novi Pazarin ka bërë që krerët shtetërorë të Serbisë ta drejtojnë gjithë “arsenalin” kundër Sulejman Ugljaninit, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi.

Për një ftesë të tillë Ugljanin u akuzua nga mediet serbe se ia futi “gishtin në sy” shtetit të Serbisë, posaçërisht kur përmes një dokumenti zyrtar të Këshillit Nacional të Boshnjakëve e ftoi Pacollin, të cilit i referohej si ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, ta vizitojë Novi Pazarin.

Drejtuesit e institucioneve në Beograd menjëherë e “bombarduan” me akuza Ugljaninin, duke thënë se “provokimet” e tilla i bën sa herë që partia e tij nuk është pjesë e pushtetit qendror.

Ai ka qenë ministër pa portofol në qeverinë e ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, ndërsa gjatë periudhës së viteve 2004-2008 ka qenë edhe kryetar i Novi Pazarit.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” Ugljanin tregon arsyet se pse e ftoi Pacollin ta vizitojë Novi Pazarin.

“Për vite me radhë kemi dëgjuar të njëjtën histori rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, versionin serb. Ne shprehëm dëshirën që t’ua mundësojmë qytetarëve të Sanxhakut të dëgjojnë edhe anën tjetër. Përveç kësaj, ne i kërkuam ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Behgjet Pacollit që të na paraqiste vizionin e tij për procesin e stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal në Ballkan”, thotë Ugljanin për “Zërin”.

Sipas tij, ngurrimi i regjimit serb në mënyrë që t’ua mundësojë të gjithë qytetarëve të dëgjojnë edhe opinione ndryshe reflekton më mirë karakterin e këtij regjimi.
Lideri i Partisë së Aksionit Demokratik në Novi Pazar dhe i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi ka lidhje të fortë me Kosovën, pasi që ka lindur në Mitrovicë, përderisa studimet në Fakultetin e Stomatologjisë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.

Ish-boksieri i klubit të boksit “Radniçki” gjatë kësaj interviste për “Zërin” i jep goditje të fortë politikës në Beograd, duke konfirmuar se çështja e statusit të Kosovës është e zgjidhur, ndërsa ka thënë se në Serbi ka regjim politik.

Ai ka akuzuar Serbinë se ka kryer gjenocid në Bosnjë, në Kosovë dhe në Sanxhak, madje siç thotë ai, krimet e tilla i ka bërë para syve të komunitetit ndërkombëtar, prandaj kërkon që në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit të përfshihen edhe përfaqësuesit politikë të boshnjakëve/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Kryetari i boshnjakëve në Serbi çmend Serbinë: Kosova punë e kryer
Kryetari i boshnjakëve në Serbi çmend Serbinë: Kosova punë e kryer
https://4.bp.blogspot.com/-LKbFDEGYRAA/W1nuuZrxxuI/AAAAAAAAW-E/4pYXeemndIMsqIKQLU53ORLyoPxMD1RVACLcBGAs/s640/vucic-ugljanin-696x469-1200x630-640x336%2B%25281%2529.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-LKbFDEGYRAA/W1nuuZrxxuI/AAAAAAAAW-E/4pYXeemndIMsqIKQLU53ORLyoPxMD1RVACLcBGAs/s72-c/vucic-ugljanin-696x469-1200x630-640x336%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kryetari-i-boshnjakeve-ne-serbi-cmend.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/kryetari-i-boshnjakeve-ne-serbi-cmend.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy