Milo: Marrëveshja e re e Detit do jetë më e mirë se e 2009-ës!


Negociatat me Greqinë, ato me BE-në, procesi i Vettingut dhe sezoni politik që lamë pas, ishin disa nga çështje ne optiken e ish ministrit te jashtem Paskal Milo. Ai ka komentuar edhe situatën e zjarreve në Greqi dhe tha se shteti shqiptar mund ta ndihmojë shtetin grek vetëm me solidaritet, pasi mundësitë për ta ndihmuar në terren janë të pakëta.

“Institucionet qendrore kanë shprehur solidaritetin e tyre në emër të popullit shqiptar në këtë situatë ku populli grek ndodhet. Besoj se shprehja e solidaritetit është në natyrën e marrëdhënieve miqësore. Përtej kësaj, mundësitë infrastrukturore të Shqipërisë s’janë në atë niveli që mund të ofrojmë shërbime cilësore sepse kur na kanë ndodhur ngjarje të tilla kemi kërkuar ndihmën e Greqisë. Do uroja që ta kishim këtë mundësi. Unë e kam ndjekur me vëmendje këtë ngjarje të trishtuar, kam vënë re që ambasada shqiptare ka qenë aktive, vuri në dizpozicion numrin e saj. Unë besoj se është detyra parësore e ambasadës t’iu vijë në ndihmë shtetasve shqiptare. Komunikimi me ju, rastësi. Ambasadat tona janë në gatishmëri”, tha Milo.

Ish ministri i Jashtem përmendi edhe situatat e ngjashme që mund të ndodhin në Shqipëri, dhe kujtoi se në vendin tonë, sa herë që ka situata emergjente, kërkohet ndihmë nga shteti Helen.

“Ne jemi qytetarë të këtij vendi, jemi ndodhur përballë këtyre fenomene, sidomos në jug. Kam qenë i pranishëm në zjarret që kanë rënë në jug, dhe kam parë mungesën e infrastrukturës që ka shteti ynë. Strukturat e posaçme të shtetit shqiptar, kanë marrë disa masa. S’them dot deri ku dhe çfarë kanë bërë. Shteti shqiptar duhet të ketë minimalisht 1 avion për shuarjen e zjarreve”, komentoi ai.

Milo foli për shtyrjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe tha se koha është e domosdoshme kur bëhet fjalë për një proces delikat. Milo tha se deklarata e Hahn për ndryshim kufijsh ishte një lapsus i keqinterpretuar nga mediat greke.

“Për mendimin tim, çështja s’është e thjeshtë. Sepse përtej vullnetit politikë që kanë ministrat, çështja e marrëdhënieve është e vështirë. Të dy vendet s’kanë patur vullnet politikë. Në Greqi, politika është agresive me pretendime që nuk qendrojnë. Bëhet fjalë për përcaktimin e shelfit continental. Komisioneri Hahn bëri një lapsus. Gazeta greke i bëri interpretim sikur po përcaktoheshin kufijtë. U tha se mund të kishte ndryshim të kufijve tokësorë e për Çamërinë. Bëhet fjalë për përcaktimin e kufijve detarë. S’ka asnjë mundësi që të vihen në diskutim kufijtë tokësorë të Shqipërisë. Janë të përcaktuar nga protokolli i Firences. Problemi është delikat. Nëse do ndërhynin faktorë të jashtëm, që s’kanë përgjegjësi në qeverisje, atëherë s’do kishte diplomaci”, u shpreh Milo.

Sipas tij, janë 3 garanci që tregojnë se marrëveshja me Greqinë e qeverisë Rama, do të jetë më e mirë se ajo e 2009-ës.

“Debati publik që ka shoqëruar negociatat është një tjetër garanci se marrëveshja do të jetë më e mirë.Një marrëveshje e mirë s’ka nevojë vetëm që ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Një marrëveshje e mirë lexohet nga njerëz të aftë. Kuvendi që e ratifikon ka specialist që e gjykojnë. Ka një qendrim të Presidentit të Republikës, ka dhënë një platformë. Ai duhet t’i qendrojë besnik platformës. Grupi negociator është më i mirë se ai i 2009-ës”, deklaroi ish ministri i jashtem Paskal Milo.

Ai u ndal edhe tek ligji për magjistratët, si kulmi i debatit politik të dy ditëve të fundit, duke mbyllur sesionin e duke e shtyrë këtë ligj për në muajin shtator. Milo tha se dihej që opozita s’do e votonte ligjin, pasi po shmang Vettingun në politikë.

“Ishte parashikuar që do ndodhte. Ministri Roth erdhi si përpjekje e fundit. Ishte tepër vonë. Klima politike ishte e acaruar. Kjo është një përpjekje për të vonuar procesin. Pas vettingut në drejtësi do fillojë Vettingu në politikë. Trupa e gjykimit do përbëhet nga magjistratë të rinj. Mungesa e tyre sjell mungesën e Vettingut në politikë. Aty nënkuptohet që është opozita që s’ka pranuar të japë votat. ambasada amerikane më fleksibël, më diplomatike se Lu, e ka nënkuptuar se kush janë politikanët që s’shkuan në sallë të votonin ligjin”, u shpreh Milo.

Ai komentoi edhe çështjen e emrit të Maqedonisë, ku tha se emri i ri është emërtimi më i kënaqshëm që ky vend mund të kishte.

“Pavarësisht se ka qarqe nacionaliste që e kontestojnë këtë emërtim, unë mendoj se ky është emri më i duhur për këtë vend. Ky emër ka qarkulluar që në fillim si opsion”, nenvizoi Milo.

Milo pati edhe një batutë për Kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nuk ka kontakte më me të, dhe se Rama kur kalon në Vuno s’kalon nga rruga e Palasës.

“Kur kryeministri vete në Vuno si bie nga rruga, andej nga fshati im, Palasa por i bie me helikopter.”-tha Milo. raport.tv//ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8358,Camëri,113,Editorial,1823,Ekonomi,448,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1360,Iliridë,259,Kosovë,2467,Kulture,661,Luginë,51,Moti,2,Politik,1818,Reportazh,164,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,518,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Milo: Marrëveshja e re e Detit do jetë më e mirë se e 2009-ës!
Milo: Marrëveshja e re e Detit do jetë më e mirë se e 2009-ës!
https://1.bp.blogspot.com/-rBmjwXQmQRk/W1dxtrO8GsI/AAAAAAAAW5U/3Ob-6q4IOTMYWn4zhG27NyXDi_BpXqD4QCLcBGAs/s640/paskal-milo.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-rBmjwXQmQRk/W1dxtrO8GsI/AAAAAAAAW5U/3Ob-6q4IOTMYWn4zhG27NyXDi_BpXqD4QCLcBGAs/s72-c/paskal-milo.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/milo-marreveshja-e-re-e-detit-do-jete.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/milo-marreveshja-e-re-e-detit-do-jete.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy