Reforma në Drejtësi, nuk i duhej lënë 100% të huajve


Nga Ben Andoni

I gjithë procesi i Reformës në Drejtësi është përballur me ngërçe të mëdha, por në javët e fundit ato kanë qenë gati flagrante. Gjithsesi, Vetting-u me ritmin e tij, paçka ngadalësisë dhe pak herë dy standardeve, ka dhënë një rezultat, i cili është i dhimbshëm për publikun (atë që ka vuajtur verdiktet që kanë pjellë para për gjykatësit) dhe i lodhshëm për shtetin, që i ka praktikisht jashtë funksioni dy Gjykatat kryesore.

Për fat, por kjo mbase duhej bërë kohë më parë, janë mënjanuar tashmë nga skena e lajmeve dy protagonistët e Reformës, Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian Romana Vllahutin, që tashmë nuk gjejnë dot fjalë për ngërçet e Drejtësisë por edhe nuk japin dot më receta. “Peshqit e mëdhenj” togfjalëshi patetik i ambasadorit amerikan është bërë një parullë, me të cilën peshqit e vërtetë përshëndesin njëri-tjetrin me hoka.

Ndërkohë Reforma në Drejtësi duket e bllokuar, teksa shqiptarët edhe pse e kanë aprovimin dhe lavdërimin e Brukselit dhe Uashingtonit, kanë ngecur. E para prej ritmit që kërkon vite dhe e dyta mënyrës sesi do të rekrutohen ata që do të mbushin strukturat e gjykatave. Pak muaj më parë, specialistët amerikanë duke e kuptuar ngërçin që do të krijohej ofruan burime të prekshme duke u përpjekur përshembull që të ndihnin çështjet penale të hetoheshin më mirë, ndërsa dhanë ide specifike rreth Prokurorisë së Posaçme, të Byrosë Kombëtare të Hetimit e kështu me radhë…Kjo është ana e mirë, por si kudo politika e mbyti me patetizmin e saj dhe ndarjen e thellë dhe dashakeqe për ta sunduar gjyqësorin e vendit.

Mësimi i madh që morëm ne shqiptarët nga i gjithë procesi është se: Duhej t’i rrinim vetë pas kësaj reforme dhe të tregonim vullnetin që duhej, pa lënë të huajt të hartonin ligjet kryesore dhe madje të parashikoheshin nga vetë shqiptarët shumë nga problemet që mund të dilnin. Por, kjo nuk ndodh, ashtu siç jemi të dënuar të përsërisim gabime përgjatë gjithë historisë sonë.

Dhe, shembulli më i saktë ishte ajo çfarë ndodhi me ligjin e ri për prokurorinë, ku në nenin 109/2, një dispozitë tranzitore parashikonte, që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrohen nga një prokuror me përvojë i zgjedhur me vendim Kuvendi, kuptohet nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaronte ‘para kohe, përpara krijimit të Këshillit tȅ Lartë të Prokurorisë. Ligji u miratua pak muaj më parë, në kohën kur dihej se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë do të përfundonte në pak më shumë se një vit.

Dhe, realisht, kur mbaroi mandati i prokurorit Llalla, këshilli ende nuk ishte formuar dhe asnjë dispozitë kushtetuese ose ligjore nuk e lejonte asokohe zgjatjen e mandatit. Politika u zdërhall nëse duhej zbatuar apo jo neni 109/2, kurse marifetçinjtë me përfshirjen e shprehjes gjoja të padukshme “pȅrpara kohe”, vendosur para një presje në atë nen kishin krijuar konfuzionin e duhur por edhe kleçkën për argumentet alternativë. Në dukje e vogël por çfarë problemesh krijoi ajo.

Me pak fjalë, të 140 duart e ligjvënësve tanë që u ngritën pro Reformës, pak muaj më parë, ishte sensi më i hapur i tollovisë që shoqëron shoqërinë shqiptare ku gjërat kryesore për mbarëvajtjen e saj ua lë të huajve, por edhe spontanitetit. Rezultati është ky moment i sotëm, me një Drejtësi, që është futur në ngërç prej makutërisë së saj gati tre dekadike dhe individit shqiptar, që tregon se ka ende shumë e shumë për të mësuar…sesi të mendojë dhe të veprojë me kokën e vet, pa iu bindur si 100 vjet më parë… vetëm të huajve. (Javanews)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2071,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,570,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Reforma në Drejtësi, nuk i duhej lënë 100% të huajve
Reforma në Drejtësi, nuk i duhej lënë 100% të huajve
https://2.bp.blogspot.com/-6Ze7WKfeAss/W1jP6AwJiGI/AAAAAAAAW9U/kxft35Xi7BMWxisZd2u9hRBQwcFL6iGnACLcBGAs/s640/Ben-Andoni2.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-6Ze7WKfeAss/W1jP6AwJiGI/AAAAAAAAW9U/kxft35Xi7BMWxisZd2u9hRBQwcFL6iGnACLcBGAs/s72-c/Ben-Andoni2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/reforma-ne-drejtesi-nuk-i-duhej-lene.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/reforma-ne-drejtesi-nuk-i-duhej-lene.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy