Rreptësisht e ndaluar në Shqipëri/ Specialistët: Kripa e zezë vazhdon të shitet, ja problemet me shëndetin


Edhe pse është e ndaluar, kripa e zezë vazhdon të përdoret masivisht në tryezën shqiptare.

E kam përdorur më tepër kur bëj turshi. Edhe kur therim ndonjë rosë, sikur ia heq puplat më shpejt. I regj lëkurën”, thonë qytetarët.

Shqipëria ka qenë një vend që ka vuajtur nga deficenca jodike, për këtë arsye kripa e zezë në vitin 2008 është ndaluar të tregtohet për përdorim human dhe shtazor.

Pavarësisht kësaj, ne kripën e zezë e gjetëm lehtësisht në supermarket. Mbi etiketën e produktit shënohet “Për përdorim industrial jo ushqimor”.

Jolanda Hyska, specialiste e shëndeti pranë ISHP-së, shprehet: “Kjo është e ndaluar me ligj sepse ligji e cilëson se kripa duhet të jetë kripë universale e jodizuar. Dhe në fakt në treg nuk duhet të ketë kripë të zezë për konsum human. Kripa e zezë apo çfarëdolloj kripe tjetër e pajodizuar lejohet për destinacione industriale, por jo ushqimore. Ajo kripë nuk duhet të jetë absolutisht nëpër supermarkete”.

Po çfarë është kripa e zezë dhe përse nuk duhet të përdoret ajo në industrinë ushqimore? Kapllan Sulaj, specialist për kontrollin e ushqimit, shpjegon: “Nëse ajo nuk pastrohet mirë dhe shitet gjysmë e kualifikuar ose e pastruar, siç tregtohet rëndom, kjo nënkupton që bashkë me këtë produkt në përmbajtjen e tyre të ketë edhe metale të rënda.

Që mund të jenë mbetje të mërkurit ose të zhivës në gjuhën popullore, mund të jenë edhe mbetje të plumbit, mund të jenë mbetje të kromit dy dhe tre valent. Efekti toksik i metaleve të rënda është i shumëfishtë”. (tch)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rreptësisht e ndaluar në Shqipëri/ Specialistët: Kripa e zezë vazhdon të shitet, ja problemet me shëndetin
Rreptësisht e ndaluar në Shqipëri/ Specialistët: Kripa e zezë vazhdon të shitet, ja problemet me shëndetin
https://2.bp.blogspot.com/-zs4LW6UTCBk/W189Jlh16dI/AAAAAAAAXKk/luv4aNqg2dUAQkPkj8Bc4T9WsHteyE0ywCLcBGAs/s640/krip%25C3%25AB-e-zez%25C3%25AB.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-zs4LW6UTCBk/W189Jlh16dI/AAAAAAAAXKk/luv4aNqg2dUAQkPkj8Bc4T9WsHteyE0ywCLcBGAs/s72-c/krip%25C3%25AB-e-zez%25C3%25AB.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/rreptesisht-e-ndaluar-ne-shqiperi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/rreptesisht-e-ndaluar-ne-shqiperi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy