Shqipëria, destinacion për jahtet luksoze


Në Sarandë ndodhet aktualisht “Sailing Yacht A” në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko, i cila kushton 360 milionë funte
Prania e jahteve në portet e një vendi do të thotë shumë për prestigjin e tij në arenën ndërkombëtare sa i takon turizmit. Një ndikim të madh ka gjithashtu gjatësia e vijës bregdetare, madhësia e shtetit, numri i të pasurve, e deri tek tarifat portuale.

Pozicionin e parë në botë për numrin e jahteve të ankoruara e mban aktualisht Italia, me rreth 199 të tilla të shpërndara në portet e vendit. Pas tij ndjek Franca (147), SHBA (143), Greqia (106) dhe Spanja (92).

Ndërkohë, edhe zhvillimi i turizmit në rajon ka bërë që në listë të klasifikohen edhe vende si Kroacia e Mali i Zi, të cilat ankorojnë përkatësisht 35 dhe 21 jahte luksoze ndërkombëtare, shkruan “Scan”.

Madje, Kroacia me 35 jahte, tejkalon numrin e anijeve lundruese të këtij klasifikimi në Monaco, një prej vendeve më të pasura të botës, përcjell albinfo.ch.

Po në Shqipëri?

Shërbimet e specializuara për vendndodhjen e mjeteve të ndryshme lundruese tregojnë se edhe Shqipëria nuk përjashtohet nga ky lloj turizmi elitar, ndonëse ende larg shifrave të Malit të Zi apo Greqisë fqinje.

Të ankoruara aktualisht, në Portin e Limjonit në Sarandë raporton SCAN, ishin dy jahte që lundrojnë me flamurin e Maltës, “Ocean’s Four” dhe “Elisabet”. Të dyja këto jahte mund të akomodojnë deri në 10 persona, krahas ekuipazhit, dhe janë të pajisura dhe nga 5 kabina secila.

“Ocean’s Four” është i prodhuar nga kompania prestigjioze italiane “Sanlorenzo Yacht”, ndërsa “Elisabet” prodhuar nga “Ocea Motor” përfshin edhe një pistë të vogël për uljen e helikopterëve. Të dyja pas qëndrimit në Sarandë janë drejtuar për në ishullin e Korfuzit.

Në Sarandë ndodhet aktualisht “Sailing Yacht A” në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko, i cila kushton 360 milionë funte. Ky mjet lundrues klasifikohet në kategorinë e superjahteve dhe direkët e tij arrijnë lartësinë e 91 metrave, më të larta se kulla “Big Beng” në Londër. Gjatësia e shtrirë e këtij jahti arrin në 143 metra dhe akomodon 20 të ftuar dhe një ekuipazh prej 54 vetash.

Aktualisht, ky superjaht lundron me flamurin e Bermudas dhe është një nga më të veçantit në botë për nga dizajni, për të mos u humbur nga ata që ndodhen për momentin në Sarandë.

Duke u ankoruar në portin e Sarandës janë edhe jahti turk “Seher-1”, ndërtuar më 1993 dhe rinovuar në 2008; si edhe superjahti “Trinakria”, ndërtuar në vitin 1927 dhe rinovuar në 2015. Qiraja javore e “Trinakria” 49 metra e gjatë dhe që akomodon 8 të ftuar është 70 mijë euro. Aktualisht, ajo lundron me flamurin e Shën Vinsent dhe Grenadinës.

Për vizitë në Shqipëri prej datës 23 korrik është edhe jahti me vela “Graskarpfen”, i cili ka dhe një blog ku mund të gjeni përshtypjet e pronarëve për Sarandën, Butrintin dhe Gjirokastrën.

Në drejtim të Shqipërisë duket se është edhe jahti me flamur italian “Ohana” me gjatësi 50 metra, ndërsa duke lundruar në territorin ujor shqiptar është mjeti lundrues me vela “Shalan” me flamur maltez, i cili megjithatë nuk klasifikohet si jaht./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8868,Camëri,116,Editorial,1944,Ekonomi,478,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1430,Iliridë,275,Kosovë,2549,Kulture,699,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,177,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,515,Video,552,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria, destinacion për jahtet luksoze
Shqipëria, destinacion për jahtet luksoze
https://1.bp.blogspot.com/-sMgW9GSsi7o/W14Sb1TKVyI/AAAAAAAAXH8/he4Si9o_y-44Nboilwc4whc2z5fuCD3FACLcBGAs/s640/sya-765x383.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-sMgW9GSsi7o/W14Sb1TKVyI/AAAAAAAAXH8/he4Si9o_y-44Nboilwc4whc2z5fuCD3FACLcBGAs/s72-c/sya-765x383.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/shqiperia-destinacion-per-jahtet-luksoze.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/shqiperia-destinacion-per-jahtet-luksoze.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy