“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, por me klasën politike ndër më të pasurat”


Shqipëria është vendi më i varfër në Europë por me klasën politike që renditet ndër më të pasurat e saj. E këtu nuk kanë lidhje flamurët partiakë sepse kur flitet për oreks të ardhurash, për thithje fondesh, për transferta të çuditshme, për dhurata, për fitime marramendëse, për vila, dyqane, pra prona të tundshme e të patundshme, shumica nuk ngopen kurrë. Si për magji të gjithë mbushen e fryhen si dëngje, u mbijnë konto e të ardhura të pafundme të cilat më pas i justifikojnë në mënyrën më të turpshme të mundshme. E po aq turpshëm deri më sot ka heshtur edhe drejtësia…

Janë të njëjtët që “qajnë” ditë e natë për të pamundurit, për të varfërit, për njerëzit me probleme, por që veshja u kushton sa shtëpia e jo pak shqiptarëve. Nuk kanë turp të hedhin lotë krokodili, as të bëjnë sikur u dridhet mjekra nga mallëngjimi, sepse për këta aktorë politikanë, ndërshmëria do të thotë përçmim, varfëria, pamundësia, pafuqia , të gjitha për ta janë përçmim. Ata ndërrojnë vetëm portat, dhe të nesërmen që lënë pushtetin fillojnë e flasin pikërisht për ata që deri dje i shtynin e i linin në mëshirë të fatit.

Në mes qëndrojnë shqiptarët, që për fat të keq besojnë, harrojnë, kërkojnë e rikërkojnë, teksa premtimet përsëriten vit pas viti njësoj. Infrastrukturë, punësim, shëndetësi, arsim, ujë, drita, mbështetje, siguri… 28 vite premtimet janë identike, madje identikë janë shpesh edhe ata që i bëjnë. Asgjë nuk ndryshon, përveç flamurëve, dhe kontove bankare që fryhen e fryhen pa u dënuar kurrë askush. Kjo është Shqipëria që vuan problemet ekonomike që i ndjejnë të gjithë përveç politikanëve. Ata në fakt veç pasurohen.

Nga Marin MEMA/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, por me klasën politike ndër më të pasurat”
“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, por me klasën politike ndër më të pasurat”
https://1.bp.blogspot.com/-z9Px15pcVZU/W1N5k4L_owI/AAAAAAAAW2w/vkuO0fAXdI096VGSvDyCUTftS7j9b94kgCLcBGAs/s640/37086440_2409454139092982_2618678703248375808_o-640x480.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-z9Px15pcVZU/W1N5k4L_owI/AAAAAAAAW2w/vkuO0fAXdI096VGSvDyCUTftS7j9b94kgCLcBGAs/s72-c/37086440_2409454139092982_2618678703248375808_o-640x480.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/shqiperia-eshte-vendi-me-i-varfer-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/shqiperia-eshte-vendi-me-i-varfer-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy