Shqiptarët në heshtje po e pranojnë nacionalitetin “Maqedonas/Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut”?!


“Maqedonas/Shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut” është zgjidhja për nacionalitetin në marrëveshjen për emrin, e cila duhet të përfshihet në Kushtetutë pas referendumit. Ky emërtim do të vlejë për të gjithë qytetarët dhe kështu do të jetë i evidentuar në dokumentet personale dhe në komunikimin ndërkombëtarë ka si zgjidhje.

Kjo çështje po kalon në heshtje dhe se pritet të hyjë në fuqi me ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin pas shtatorit, informon INA.

Edhe shqiptarët, por edhe komunitetet e tjera nuk do të kenë të drejtën që në dokumentet personale të shprehin apo përcaktojnë identitetin e tyre kombëtar si shqiptarë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Agjencia e lajmeve INA për këtë temë ka hapur debat dhe ka marrë mendime të intelektualëve të njohur të cilët flasin mbi këtë temë:

NIJAZI MUHAMEDI – publicist dhe analist politik

Sqarimet rreth shtetësisë, bërë edhe nga pala greke(si tekst i përbashkë) thuhet fare qarte se termi “shtetësia/qytetar i Republikës Veriore të Maqedonise” i referohet “qytetarëve etnikisht maqedonas” për t’ua shquar nga “maqedonasit antikë” të Greqisë Veriore, që ishte edhe gjeneza dhe thelbi i këtij kontesti. Po maqedonasve u vjen mirë kjo që ta ngatërrojnë se “kjo sllavësi e shtetësisë” u referohet “gjithë qytetarëve të Republikës Veriore të Maqedonisë”,të cilët kanë bashkerisht “nje gjuhe zyrtare-gjuhën “maqedonase” si sinonim të gjuhës “sllavomaqedonase”,etj.

Dhe këtu pala maqedonase i ka lëshuar “takbirët” e vet ” të fusin konfuzion antishqiptar me dredhinë gjoja se kjo pjesa e dytë e referencës”qytetar i Republikës Veriore të Maqedonise” ka të bëjë me “qytetarët e tjere etnikisht jomaqedonas”.

Me këtë rast,ndërhyrja e palës shqiptare me një amandament të veçantë si plotësim i shtetësisë që e ka përcaktuar “marrëveshja” është imperative dhe legjitime , ndërsa nuk cenon fare atë “marreveshje”.

Në shtetet multietnike “shtetesia juridiko-politike” nuk mund të lidhet fare me etnicitetin, kulturën apo gjuhën e një etnie dominante” dhe ky parim ketu është shkelur me të dyja këmbët, sikundër është shkelur poashtu edhe “koncepti gjeografik i emrit “Maqedoni”,duke e kthyer në koncept etnik, në të cilën etnia “dominante” që identifikohet me atë koncept, apo e ka uzurpuar identifikimin me atë koncept,ka të drejtën të ngrejë “shtetin e vet etnik” (në kuptimin më përjashtues të tjetrit në atë territor, se sa koncepti gjoja modern kombëtar).

Pra,pala shqiptare nuk mund të rrijë fare indeferente,jo vetem ndaj pikës së shtetësise së sllavizuar, por edhe ndaj shumë pikave të tjera,përmes së cilave kjo “marreveshje” godet në fakt identitetin shqiptar në të gjitha referencat e tij, godet legjitimitetin historik të këtij identiteti në pjesën e vet të territorit të Maqedonisë.

Kjo, pra, nuk kërkon ndërhyrje të pjesëshme,por integrale përmes nje LIGJI KUSHTETUES MBI IDENTITETIN SHQIPTAR, QE DO TE PERBENTE NJE “KUSHTETUTE Të VOGEL” brenda Kushtetutes së ndryshuar me rekomandimet e Marreveshjes për emrin. Në atë Ligj kushtetues mund të shkrihet, në mënyrë të artikuluar juridikisht dhe kushtetutshmerisht, gjithë Platforma shqiptare, dhe ajo do t’i jepte dhe do t’ia konsolidonte legjitimitetin e brendshëm të Maqedonisë, legjitimitet i cili,tash me “marrëveshjen për emrin” është cunguar dhe e ka hapur shtegun që shqiptarët mund të përcaktohen prap ta kontestojne institucionalisht sikunder e kane kontestuar më 1990 dhe që teoritikisht edhe konfikti i antagonizmave indentitare shqiptaro-maqedonase i vitit 2001 ne thelb ishste nje kontestim i armatosur i atij “legjitimiteti të munguar të brendshëm” mbi të cilin maqedonasit ngritën njëanshëm sistemin politik “të shtetit të tyre nacional”.

Kjo nuk duhet t’u lihet në duar partive aktuale politike(asnjërës), se ishin këto qe u bënë pazarxhinj dhe mohues të asaj “Platforme” dhe ato nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se t’i shkojnë gjer në fund “pazarit të moçëm e të ri të asaj platforme. Detyrimisht duhet krijuar Këshillin Kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni që duhet të nisë e të çoje gjer ne fund dhe ndershmërisht këtë zhvillim politik.

Jusuf Buxhovi – historian

Rrethanat politike në Maqedoni në prag të referendumit rreth emërtimit të ri të Maqedonisë në përputhje me marrëveshjen e arritur me Athinën, shqiptarët i sjellin para një përgjegjësie historike, kur duhet t’i jepet përgjigje ruajtjes, apo shuarjes së qëllimshme të identitetit të tyre nacional. Kjo sfidë ekzistenciale kërkon një konsensus të përbashkët rreth një platforme politike që do të arrihej nga spektri i gjithëmbarshëm partiak shqiptar.

Platforma politike shqiptare duhet të fokusohet që identiteti kombëtar – gjuha shqipe, të kthehet në identitet kushtetues. Kjo mund të arrihet po qe se, në preambulën e kushtetutës së Maqedonisë gjuha shqipe sanksionohet si gjuhë e zyrtare e barabartë bashkë me maqedonishten.

Partitë politike shqiptare duhet të kushtëzojnë daljen në referendum me çështjen e barazisë së gjuhës shqipe në preambulën e kushtetutës dhe assesi të mos kënaqen me formulimin “në përdorimin zyrtar”, siç ndodhi me Marrëveshjen e Ohrit, apo edhe me ligjin e fundit, i cili u kremtua “si fitore”, paçka se ai ishte vetëm një mashtrim i radhës me të cilin manipulojnë partitë politike shqiptare për të ruajtur pushtetin e tyre në dëm të interesit të shqiptarëve.

Nëse kërkesa e partive politike shqiptare rreth identitetit kushtetues të gjuhës shqipe nuk pranohet, atëherë, duhet bojkotuar unanimisht referendumi, në mënyrë që këtij ndryshimi t’i merret çfarëdo legjitimiteti demokratik, që për shqiptarët do të thoshte humbje e vullnetshme e identitetit të tyre kombëtar, gjë historia do ta vlerësonte tradhti të pafalshme të përmasave kombëtare.

Ilir Ajdini – analist politik

Nuk shoh asnjë arsye pse shqiptarët do të duhej të shqetësoheshin për ndryshimin e emrit të këtij shteti. Ky shtet asnjëherë, që nga krijimi, sidomos në të kaluarën komuniste, por edhe pas pavarësimit, nuk i ka bërë shqitarët që emocionalisht të lidhen me të, e aq më pak me emrin e tij. Unë vërtet nuk njoh shqiptar që ka thënë me krenari “jam shtetas i Republikës së Maqedonisë”! Për mua mund të quhet si të dojë – Hamamistan po deshi – unë e di se ne do të jemi shqiptarë dhe është krejt irrelevante se a do të jemi shqiptarë të “Republikës së Maqedonisë”, të “Republikës së Maqedonisë së Veriut”, apo të “Hamamistanit”. Do të jemi shqiptarë, ashtu siç janë shqiptarë ata të Kosovës, të Luginës së Preshevës, të Malit të Zi, të Zvicrës, të Amerikës… Aq më shumë që identitetin shqiptar askush, të paktën asnjë njeri normal, nuk e konteston. Askush s’thotë dhe s’mund të thotë se ju prej nesër s’mund të quheni shqiptarë, siç u thonë shumë veta, për shembull, maqedonasve “ju s’mund të quheni maqedonas”. Pra ne jemi dhe do të jemi shqiptarë, sido që të quhet ky shtet dhe besoj se askujt nuk do t’i dhimbset emri i tij i vjetër. Vetëm le të kryhet ky problem, le të hiqet kjo pengesë për t’u bashkuar me rrjedhat normale qytetëruese, për t’u bërë pjesë e Evropës së qytetëruar.

AZAM DAUTI – Botues

Në pjesën e përkatësisë kombëtare, në të gjitha dokumentet do të shkruhet: Shqiptar / Qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja per emrin, nuk është Kushtetuta e Maqedonisë, që të ndryshoj statusin e shqiptarëve. E gjithë beteja e bisedimeve ka qenë rreth identitetit etnik maqedonas, që të bëhet përkufizimi i maqedonasve të tashëm etnik dhe maqedonasve antik. Me habit fakti që dikush pa nevoje i fut shqiptarët në pakon e Marrëveshjes me Greqinë. Shqiptaret duhet të japin kontributin e tyre që Referendumi për emrin e Maqedonisë së Veriut të jetë i suksesshëm.

Qenan Aliu – opinionist dhe ish-politikan

Jam i mendimit se Zoran Zaev ka gjetur çelësin magjik që për pak kohë të montojë dhe DEMONTOJË tryezën e partive politike shqiptare në Maqedoni. Ai atë tryezë e bënë herë me katër, herë me tre, her me dy e herë me NJË këmbë, varësisht se cili format i tryezës i konvenon taktikave të tij dhe socijaldemokratëve të tij. Dhe kur jemi tek pyetja e juaj për pasusin e Marrëveshjes ku flitet për shtetësinë apo (nacinaliti) dua të them se dikur para vitit 2001 më duket se në pasaportat ku thuhet shtetësia shënohej vetë ,,RM,,-Republika e maqedonisë, e edhe aktualisht në pasaporto ku thuhet shtetësia -shkruan-Makedonsko/Maqedonisë/Macedonia. Dhe tani, të sqarojmë;Partitë e tryezës marrëveshjen në fjalë votuan dhe u RRATIFIKUA në kuvend pa asnjë fjalë nga ata(edhe pse akoma nuk është i shpallur Ligji për rratifikimin). Shtrohet pyetja gjatë negocimeve cilët p.sh. nga ekspertët shqiptarë ishte në formatin e ekipit negocius. Ësjtë me rëndëdi edhe dekodifikimi i drafteve të dokumenteve gjat negociatave. Por si çdo herë shum gjëra bëhen duke jusfikuar gjoja vetëm me integrimin në EU dhe NATO. Ja tani u përfol se do të imponojmë këta gjëra në ndryshimet kushtetuese që pasojnë. Dhe kjo është mirë dhe edhe mund të bëhen, por pasi të kalojë Rferendumi pa precizuar këto gjëra,pozita negociuse e kësaj tryeze do të jetë skajshmërisht e disfavorshme. Pra marrëveshja ate që i ka interesuar palës greke ka të bëjë vetë me ndërhyrjen në kushtetutë me tre amandamente, por grekëve po as edhe BE-së fare nuk e tangon se çfar ndryshimesh tjera mund të bëhen në kushtetutë për rregullimin e barazisë apo plotësimin e disa shprazëtirave juridke siç po duken tani p.sh. me sjelljet e presidentit etj.etj.Nuk jemi në momentumin politik për të bërë politikë me KUSHTE por duhet tentuar në disa forma për të gjetur mirkuptimin, mbase demokracia është dialogim në ecje. (INA)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9203,Camëri,117,Editorial,2016,Ekonomi,505,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,284,Kosovë,2661,Kulture,716,Luginë,61,Moti,2,Politik,1895,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët në heshtje po e pranojnë nacionalitetin “Maqedonas/Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut”?!
Shqiptarët në heshtje po e pranojnë nacionalitetin “Maqedonas/Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut”?!
https://4.bp.blogspot.com/-NTV7SNeXs1w/W1y1dya6gWI/AAAAAAAAXEA/eCnSm8ugFMMylYp0xdhgdjg0JQU4GJY5gCLcBGAs/s640/emri.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-NTV7SNeXs1w/W1y1dya6gWI/AAAAAAAAXEA/eCnSm8ugFMMylYp0xdhgdjg0JQU4GJY5gCLcBGAs/s72-c/emri.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/shqiptaret-ne-heshtje-po-e-pranojne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/shqiptaret-ne-heshtje-po-e-pranojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy