Thaçi edhe zyrtarisht: Me Serbinë do të diskutohet shkëmbimi i territoreve


Qëllimi i vizitës së përfaqësuesve të Luginës së Preshevës vërehet në fjalët e fundit të presidentit Hashim Thaçi dhe në fjalët e para të ish-kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa, dhe ajo është se nga edhe publikisht u pranua se në tavolinën e bisedimeve me Beogradin, do të hidhet edhe plani për shkëmbim të territoreve.

Edhe i pari edhe i dyti përmendën referendumin e vitit 1992, e që në të shqiptarët e asaj pjese kishin vendosur që Luginë e Preshevës të bashkohet me Kosovën, shkruan gazetametro.net.

Presidenti Thaçi, hapur dhe qartë për herë të parë e pranoi se plani për shkëmbim të territoreve do të hidhet në tavolinën e bisedimeve. Ai tha se nëse pyetet e a do të mund të realizohet vullneti i shprehur politik i shqiptarëve të Luginës, e që është bashkimi me Kosovën, kjo është vështirë të thuhet se do të ndodhë, dhe ndoshta e pamundur. Por, presidenti tha se këtë ide do ta hedh në tavolinë dhe do të diskutohet për të.

Presidenti ndonëse e tha në fund të fjalimit dhe me një gjuhë të kujdesur, përmendja e këtij referendum jep mesazhin e qartë se është hedhur në diskutim shndërrimi i territoreve.

“Por sot, u premtoj të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, se Kosova do të përdor çdo mjet legjitim dhe demokratik për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat elementare, demokratike e kombëtare të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, duke përfshirë respektimin e deklarimit plubishitar të vitit 1992”, ishin fjalët e fundit të presidentit Thaçi.

Pas tij edhe ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, theksoi qëllimin e këtij takimi, ndonëse pa u përmendur konkretisht territori. Mirëpo, ai tha se Lugina është deklaruar në vitin 1992 për këtë çështje.

“Vullneti i popullit të Luginës është shprehur në referendumin e 1992”, ka thënë Ragmi Mustafa në konferencën me presidentin Thaçi.

Ndërkohë, edhe dje u raportua rreth intensifikimit të diskutimeve për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Madje, ky debat u hap edhe në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vucic potencoi se do të ‘marrin diçka nga Kosova’.

Ndryshe, sipas mediave, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dritën jeshile për këtë ndryshim territoresh, si marrëveshje finale që do të siguronte njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ndërsa, në anën tjetër, kur kihet parasysh se edhe në Serbi, Vucic politikanët tjerë serbë të linjës së tij, kanë filluar hapur ta promovojnë këtë ide, atëherë Kosova në fund të negociatave pritet të ndahet, duke u shkëmbyer territore.

Këtë mund ta ndalë vetëm bashkësia ndërkombëtare, nga frika se kjo marrëveshje, do të mund të ngjallë ambiciet për ndarje edhe në shtetet tjera të rajonit, si në Bosnje, Maqedoni e Mal të Zi. Pra, me këtë ekziston rreziku që Ballkani të u kthehet luftërave të përgjakshme të viteve 90’të, ku të gjitha u zhvilluan për territore. /gazetametro.net/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Thaçi edhe zyrtarisht: Me Serbinë do të diskutohet shkëmbimi i territoreve
Thaçi edhe zyrtarisht: Me Serbinë do të diskutohet shkëmbimi i territoreve
https://2.bp.blogspot.com/-yy9NjLaEhZw/W1ooMfi9wTI/AAAAAAAAW_Q/4G93u-via1MAoIvaA-4dhz4RkLvovJ-UQCLcBGAs/s640/a-139-640x341.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-yy9NjLaEhZw/W1ooMfi9wTI/AAAAAAAAW_Q/4G93u-via1MAoIvaA-4dhz4RkLvovJ-UQCLcBGAs/s72-c/a-139-640x341.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/thaci-edhe-zyrtarisht-me-serbine-do-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/thaci-edhe-zyrtarisht-me-serbine-do-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy