“Turizmi është në kulmin e tij, sfidë mbetet cilësia e shërbimit”


Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha gjatë një takimi me bizneset e turizmit në Himarë se sezoni turistik është në kulmin e tij dhe se shifrat janë optimiste.

Ai tërhoqi vëmendjen në dy elementë kryesorë; formalizimi dhe cilësia e shërbimeve.

“Këtë vit të gjitha shifrat tregojnë që turizmi është në një rritje me dy shifra, qoftë në aspektin e kontributit në ekonomi, qoftë në numrat e turizmit. Unë shpresoj dhe besoj që edhe ju këtu, në Himarë apo në Dhërmi, ta keni ndjerë të gjithë atë lëvizje të turizmit. Sfida e madhe është që gjithë këtë kërkesë ta furnizojmë me shërbimet e duhura.

Këtu patjetër që ka rëndësinë e vetë edhe kualifikimi profesional i punonjësve që ju merrni në punë, që nga kuzhinierët, që nga kamarierët, apo të gjithë profesionet e tjera që po i referohem si profesione teknike, që në finale hyn tek e gjithë gama e shërbimeve për të kënaqur të gjithë prurjet që ka turizmi në zonën e Himarë-Dhërmiut”, tha Ahmetaj.

Ai deklaroi se për të përmirësuar infrastrukturën në zonat turistike, qeveria do të investojë rreth 250 milionë lekë.

“Është një projekt shumë i madh, rreth 74 milionë dollarë që vjen nga Banka Botërore, që po investohet në Unazën e Jugut, ku përfshihet gjithë kjo zonë. Projekti tjetër është projekti i Bankës Botërore, po me të njëjtën logjikë, por me këto rrugët që i quajmë rajonale, rrugë dytësore. Pra, jo rrugët kryesore, por rrugët dytësore. Ka dhe një projekt tjetër po në të njëjtën paketë, që është midis BERZH-it dhe Komisionit Europian, 60 milion euro është kredi dhe 40 milion euro është grant që na e jep Komisioni Europian po për të njëjtën gjë. Paketa e gjithë shkon tek 250 milionë euro,” tha ministri i Financave./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9222,Camëri,117,Editorial,2023,Ekonomi,506,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1466,Iliridë,286,Kosovë,2668,Kulture,719,Luginë,61,Moti,2,Politik,1896,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,520,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Turizmi është në kulmin e tij, sfidë mbetet cilësia e shërbimit”
“Turizmi është në kulmin e tij, sfidë mbetet cilësia e shërbimit”
https://2.bp.blogspot.com/-ghzgVKxBhO8/W1jCGHC6bxI/AAAAAAAAW8w/OuBFBNec1zw64EjH42fB4dNstjWWwGt_QCLcBGAs/s640/himare-rritet-turizmi-turiste-te-huaj-bashkia-ekonomi-660x330-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-ghzgVKxBhO8/W1jCGHC6bxI/AAAAAAAAW8w/OuBFBNec1zw64EjH42fB4dNstjWWwGt_QCLcBGAs/s72-c/himare-rritet-turizmi-turiste-te-huaj-bashkia-ekonomi-660x330-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/turizmi-eshte-ne-kulmin-e-tij-sfide.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/turizmi-eshte-ne-kulmin-e-tij-sfide.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy