Vettingu, DSIK: 200 prokurorë e gjyqtarë kanë pasur kontakte me krimin


Nga 800 gjyqtarë e prokurorë të cilët po i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, 200 janë cilësuar paraprakisht të papërshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Informacioni u bë publik nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pas një beteje ligjore me DSIK për transparencën e të dhënave.

Paraprakisht Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka identifikuar se nga 800 subjekte të vettingut, 200 prej tyre kanë pasur kontakte me “krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është na pajtim me ushtrimin e detyrës”. Shifrat u publikuan nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit (KShH), pas një vendimi të Gjykatës Administrative për të detyruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) të lëshonte informacionin e kërkuar nga KShH si e dhënë publike.

Sipas njoftimit për shtyp të KShH, DSIK ka “dalë në konkluzionin për papërshtatshmëri për vijimin e detyrës për 200 subjekte rivlerësimi nga 800 në total”. Ajo i bëri me dije KShH-së se kryesisht bëhej fjalë për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, apo korrupsion. “Asnjë subjekt i konstatuar me kontakte të papërshtatshme nuk është vlerësuar si i përshtatshëm nga ana e DSIK për vazhdimin e detyrës”, thuhet në njoftim.

DSIK bashkë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), konsiderohen institucione ndihmëse të vetingut. Ato bëjnë një vlerësim paraparak të subjekteve të rivlerësimit, të cilin ia vënë në dispozicion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili sidoqoftë bën hetimet e tij dhe vlerëson ose jo informacionin e marrë.

Në shumicën dërrmuese të rasteve në proceset e zhvilluara deri tani që kanë rezultuar me shkarkim, raportet e DSIK dhe ILDKPKI ka qenë pozitive dhe shkarkimi ka ardhur vetëm pas hetimeve të vetë komisionit. Megjithatë deri tani të paktën në 6 raste shkarkimi është vendosur edhe bazuar mbi pastërtinë e figurës. Megjithatë vendimi i KPK-së për papërshtatshmëri në rastin e Admir Thanzës u mor duke mos u bazuar në raporti e DSIK, por në informacionin e marrë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Po ashtu në rastin e gjykatësit Artan Zeneli ishte KPK që i kërkoi DSIK-së të rihetonte dosjen, pasi më herët e kishte cilësuar të përshtatshëm. Ndërkohë papërshtatshmëri u gjet edhe në rastet e gjykatësve Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe prokurorit Adriatik Cama. Në një rast kur DSIK i dërgoi KPK një raport negativ për një gjyqtarë duke e konsideruar të papërshtatshëm, raporti i tyre u rrëzua pas hetimeve të vetë Komisionit.

Në njoftimin për shtyp KShH e thekson faktin se “të dhënat e ofruara nga organet ndihmëse, duke përfshirë ato të DSIK-së nuk janë të detyrueshme për institucionet e rivlerësimit”. Ndërkohë KShH bëri me dije se vënia në dispozicion e informacionit u bë vetëm pasi Gjykata Administrative vendosi në favor të Komitetit, duke lënë në fuqi një vendim të 5 shkurtit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, që i konsideroi këto të dhëna si publike. Në njoftim KShH thotë se “pavarësisht vonesës në zbatimin e këtij vendimi, informacioni i vendosur së fundmi në dispozicion nga DSIK ka aktualitet dhe rrjedhimisht interes për publikun”. Po ashtu Komiteti Shqiptar i Helsinkit këmbëngul në zbatimin e “ligjit për të drejtën e informimit në kuadër të vettingut” duke theksuar se kjo ndihmon në në rritjen e besimit të publikut te procesi./BIRN/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7560,Camëri,108,Editorial,1594,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2239,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vettingu, DSIK: 200 prokurorë e gjyqtarë kanë pasur kontakte me krimin
Vettingu, DSIK: 200 prokurorë e gjyqtarë kanë pasur kontakte me krimin
https://1.bp.blogspot.com/-o88cSH22yLc/W1IVrboZsxI/AAAAAAAAWz4/jT4Qmgznsgs9fknzUobVGbAMPOatz_txQCLcBGAs/s640/vetingu-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-o88cSH22yLc/W1IVrboZsxI/AAAAAAAAWz4/jT4Qmgznsgs9fknzUobVGbAMPOatz_txQCLcBGAs/s72-c/vetingu-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/vettingu-dsik-200-prokurore-e-gjyqtare.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/vettingu-dsik-200-prokurore-e-gjyqtare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy