Video e papublikuar më parë: Adem Demaçi duke u dhënë këshilla luftëtarëve të UÇK-së (Video)


Ish-deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një video të veprimtarit Adem Demaçi në Drenicë, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Në atë video, Demaçi dëgjohet duke u dhënë këshilla disa prej ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Videoja thuhet të jetë regjistruar gjatë luftës në shtëpi të heroit Rasim Kiçina bashkë me dëshmorët Besim Mala, Sokol Elshani, Pal Palucaj dhe me ish-luftëtarët: Jahir Demaku, Imer Xhemajlaj, Ferid Berisha, Fadil Demaku.

Demaçi i këshillon ish-luftëtarët e UÇK-së që të jenë të qetë, e të largohen nga çdo urrejtje.

“Kur po duhet me luftu, po luftojmë. Kur po duhet me u ndal, po ndalemi. Edhe paqen po mundoheni me forcu, në koftë që Serbia merr vesh që bota është në gjendje me detyru Serbinë, e me ju ndihmu shqiptarëve, jemi të gatshëm meniherë me i lanë armët, e me kap punën”.

“Qysh e di unë Serbia s’mundet me mbledh mend shpejt, me hjek dorë hale prej ambicieve me marr Kosovën, po na jemi të gatshëm. Duhet të punojmë me të gjitha forcat për paqe. Nëse Serbia përsëri fillon ofensivë e luftë kundër nesh, ne duhemi me u mbrojt. Këtë ta mbani mend. T’u largoheni çdo urrejtjeje e shovenizimi dhe ato janë dobësi”.

“Nuk kemi llogari të punojmë punë të këqija si regjimi serb. Duhet të fitojmë me dashuri, vullnet, këmbëngulësi, trimëri, drejtësi se s’kemi kohë me humb. S’kemi kohë me u merr me vetëvetën. Prandaj edhe këtë detyrë që na shpreh historia me luftu për lirinë tonë e pranojmë. Bota ka nevojë për popullin shqiptar, si popull shqiptar”, thoshte Demaçi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7560,Camëri,108,Editorial,1594,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2239,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Video e papublikuar më parë: Adem Demaçi duke u dhënë këshilla luftëtarëve të UÇK-së (Video)
Video e papublikuar më parë: Adem Demaçi duke u dhënë këshilla luftëtarëve të UÇK-së (Video)
https://4.bp.blogspot.com/-2GMivrRlUjU/W1y21dCiWEI/AAAAAAAAXEM/UZ6-rHelIQMX1BKooH7LW8m8OMpUjxnkgCLcBGAs/s640/ademi-1-780x439.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-2GMivrRlUjU/W1y21dCiWEI/AAAAAAAAXEM/UZ6-rHelIQMX1BKooH7LW8m8OMpUjxnkgCLcBGAs/s72-c/ademi-1-780x439.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/video-e-papublikuar-me-pare-adem-demaci.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/video-e-papublikuar-me-pare-adem-demaci.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy