Vuçiq: Të gjithë serbët e dinë se Kosova është humbur


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuiçiq ka deklaruar se të gjithë serbët e dinë se Kosova është humbur, porse ai do t’i bëjë të gjitha që të kthejë atë mundet.

“Të gjithë serbët e dinë se e kanë humbur Kosovën, porse unë do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time që të kthehet ajo që mund të kthehet dhe që në fund të mos dalë si disfatë e plotë ose humbje e tërësishme”, ka thënë Vuçiq për “globusin” e Zagrebit, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se “e sulmojnë të gjithë dhe se në këto sulme nuk zgjidhen as fjalë dhe as mjete e asnjëri nga sulmuesit në fakt nuk dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet”.

“Nëse shoh ndonjë gjë të mirë për Serbinë, unë do ta shtyj përpara pa marrë para sysh pasojat. Shikoni, po arrij disa rezultate të prekshme, sidomos në planin ekonomik .Borxhi publik i Serbisë po zvogëlohet dhe me masa të vështira po arrihen rezultate të prekshme. Ndërsa ata që mendojnë se kanceri mund të shërohet me aspirinë, ata ose ia duan të keqen Serbisë, ose janë budallenj”, ka thënë Vuçiq deklarata e të cilit është pjesë e tekstit në të cilin analizohen ngjarjet në vijën Beograd-Prishtinë .

Autori i tekstit Darko Hudelist, thekson se Vuçiq mbron konceptin me të cilin përpiqet të “mbrojë” veriun e Kosovës, përkatësisht vlerëson se “veriu i Kosovës është vija e fundit e mbrojtjes me atë që tash e një vit në zhargonin politik ndërkombëtar quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës”.

“Thënë thjeshtë: Po, do ta njohim Kosovën (por pa aktin eksplicit të njohjes juridike ndërkombëtare), dhe për kompensim do “ta tregtojmë” veriun e Kosovës . Nuk do t’ua japim atyre (shqiptarëve në Kosovë) të gjitha sepse do t’ia dalim që diçka të ndalim për vete”, ka thënë autori i tekstit.

Autori përkujton se shpesh po shkruhet për konceptin e Vuçiqit të ashtuquajtur këmbim territoresh, përkatësisht konceptit të korrektimit të kufijve, ose siç thotë autori, koncepti i kompromisit, fjalë kjo që në kohë të fundit nga Vuçiqi po përdoret më së shumti./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiq: Të gjithë serbët e dinë se Kosova është humbur
Vuçiq: Të gjithë serbët e dinë se Kosova është humbur
https://1.bp.blogspot.com/-PLrQ3DlJ-5Y/W1t62Z6pEQI/AAAAAAAAXAY/O4CqROWQhOQ8hCMEy1pVhAL-mwlhEvdAgCLcBGAs/s640/auto_aleksandar_vuciq_5609156_tanjug1532518109-640x426%2B%25281%2529.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-PLrQ3DlJ-5Y/W1t62Z6pEQI/AAAAAAAAXAY/O4CqROWQhOQ8hCMEy1pVhAL-mwlhEvdAgCLcBGAs/s72-c/auto_aleksandar_vuciq_5609156_tanjug1532518109-640x426%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/vuciq-te-gjithe-serbet-e-dine-se-kosova.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/vuciq-te-gjithe-serbet-e-dine-se-kosova.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy