Zbardhet dosja e Llallës, Prokuroria: Skema që përdorej për pastrim parash


Zbardhet vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda që vuri nën sekuestro pronat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndaj të cilit po zhvillohen hetime për akuzën e pastrimit të parave.

Sipas “News 24” në hyrje të vendimit, bie në sy fakti se çështja penale ndaj Llallës, është regjistruar kryesisht, mbi bazën e të dhënave të publikuara në media, ku ndër të tjera flitet për jetën e luksit që bënte ish-prokurori i përgjithshëm dhe familja e tij.

Një tjetër argument, që prokuroria ka marrë në konsideratë, është edhe fakti se po përmes medias, janë informuar se ish-kreut të organit qendror të akuzës, i ishte ndaluar hyrja në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vijim, prokuroria rindërton skemën, sesi Adriatik Llalla, dyshohet se pastronte para. Konkretisht, ai blinte prona në perferi të Tiranës, me një çmim të lirë dhe pasi i rivlerësonte i shiste me çmim të lartë.

Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera, se ish-kryeprokurori bleu 3 mijë metra katrorë tokë në shumën prej 1.5 milionë lekësh dhe pasi e rivlerësoi e shiti në shumën e 249 mijë eurove.

Nga ana tjetër, në po të njëjtën zonë, ish-kreu i organit të akuzës, pasi ka shitur këtë pronë, ka blerë një sipërfaqe tjetër toke prej 4500 metrash katrorë në shumën e 4.5 milionë lekësh, të cilën më pas e ka rivlerësuar gati dhjetëfishin e çmimit të blerjes.

Referuar fakteve të mësipërme, prokuroria ka dyshime se Llalla ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, për sa kohë që jo vetëm nuk i ka deklaruar pasuritë në kohë, por ka kryer transaksione me të njëjtin person, duke blerë prona nën çmimin e tregut e duke i shitur me vlerë disa herë më të lartë.

Në vendim thuhet gjithashtu se pronat e ish-kryeprokurorit u vunë nën sekuestro, pasi ekzistonin dyshime se ai mund të ndërhynte për t’i tjetërsuar ato./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9437,Camëri,121,Editorial,2069,Ekonomi,520,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,82,Histori,1486,Iliridë,292,Kosovë,2758,Kulture,733,Luginë,62,Moti,2,Politik,1910,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,522,Video,569,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zbardhet dosja e Llallës, Prokuroria: Skema që përdorej për pastrim parash
Zbardhet dosja e Llallës, Prokuroria: Skema që përdorej për pastrim parash
https://4.bp.blogspot.com/-9OA4kEsN2U8/W1yjU2Dy9rI/AAAAAAAAXDA/O-IAOa8UoJIcN83VWm7-OsXeRUpqVmbLwCLcBGAs/s640/llalla-660x330-905x395-1-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-9OA4kEsN2U8/W1yjU2Dy9rI/AAAAAAAAXDA/O-IAOa8UoJIcN83VWm7-OsXeRUpqVmbLwCLcBGAs/s72-c/llalla-660x330-905x395-1-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/zbardhet-dosja-e-llalles-prokuroria.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/zbardhet-dosja-e-llalles-prokuroria.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy