Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës



Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.

Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.

Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo e bën edhe shembullin e Kosovës të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës.

Kosova ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale.
Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish.

Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur.
Realisht Kosova prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit.

Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një variant pak a shumë të ngjashëm me atë që paraqitet në foto dhe nuk është gjë tjetër, veçse variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.
Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës
Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës
https://1.bp.blogspot.com/-IiMB2NIwSmM/W1ikgWg2ptI/AAAAAAAAW7I/CLDce2SBZ18yR4vH_rOyE4uWYmVldjNkgCLcBGAs/s320/capture_1532409313-8267277.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-IiMB2NIwSmM/W1ikgWg2ptI/AAAAAAAAW7I/CLDce2SBZ18yR4vH_rOyE4uWYmVldjNkgCLcBGAs/s72-c/capture_1532409313-8267277.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/zbulohet-harta-qe-serbet-kane-bere-gati.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/07/zbulohet-harta-qe-serbet-kane-bere-gati.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy