Asosacioni i serbëve do formohet e shqiptarët do sherrosen mesvete

Nga Ben Andoni

Gati një vit më parë, presidenti serb Vuçiç lajmëroi bashkëqytetarët e tij se në pranverë do t’u kumtonte një lajm, që ishte pak i hidhur. As më pak e as më shumë lidhej me Kosovën dhe menjëherë analistët e vendit fqinj u munduan që me njohjet e ngushta por edhe me logjikën e tyre të formonin një ide për të ardhmen e Kosovës dhe ku qëndronte lëshimi i shumëpërfolur. Në fakt, lajmi i mezipritur nuk ndodhi dhe tashmë është shtyrë në muajt e fundit të vitit 2018, kohës që përkon me fillimin e konkluzioneve të negociatave. Dhe, jo vetëm.

Në verën e vitit 2018 ishte koha e Presidentit Thaçi të turbullonte publikun shqiptar të Kosovës për korrigjimin e kufijve, por kuptohet siç po e shpreh vazhdimisht indirekt me mirëkuptimin e madh të Fuqive të Mëdha.

Në atë që s’kupton publiku sot e që lidhet me institucionin e presidentit kosovar është diversiteti i njoftimeve, thuhet se Kosova nuk do të lëshojë asnjë centimetër anipse edhe mund të bashkangjisë Luginën e Preshevës!

Deri më tash i gjithë faktori politik serb dhe shqiptar është prononcuar hapur kundër, ndërsa të dy liderave respektivë u janë kujtuar Kushtetutat e vendeve të tyre. Palës serbe i është kundërvënë madje edhe Kisha Ortodokse që në një meshë nga Teodosije ka thënë se: Nuk duam të kemi Serbë të veriut dhe të Jugut!

Vetëm se Thaçi, shumë më i bindur se Vuçiç e vazhdon udhën e tij. Për ditë vazhdon me diversionin e tij por edhe me një lloj tatimi të pulsit të bashkëvendësve të tij, duke mbaruar shpesh me paralajmërime ogurzeza. Pasi është treguar mospërfillës ndaj faktorit politik kosovar, ai ka shtuar orët e fundit se: “Nëse ndodh dështimi i dialogut me fajin tonë, Kosova mund të shndërrohet në një Qipro veriore, Oseti, Nagorni Karabah apo Abkazi. BE-ja dhe SHBA-ja janë kundër kësaj gjendjeje të ngrirë, andaj të gjithë në Kosovë e Serbi duhet të punojmë për një marrëveshje te balancuar”. Fjalët janë të thëna prej njeriut që i ka drejtuar dhe ka pasur akses në negociata që nga fillimi. Vuçiç ka shprehur të njëjtën gjë, por me fjalët se nëse punët nuk zgjidhen tani me Kosovën, atëherë brenda 40 vitesh do ketë luftë.

Sesa e vërtetë është kjo, nuk mund të thuhet, por këtë të vërtetë liderëve kosovarë në Bruksel ua kanë shprehur vetë miqtë e Kosovës. Të njëjtët që ua kanë bërë të qartë serbëve se do t’u lënë Asosacionin në këmbim të njohjes së Kosovës.

Po Shqipëria? Zyrtarët e saj bëjnë pushime, përveç ish-kryeministrit Berisha që në kohën e presidencës e theu paq embargon me sllavët ka gjetur kohë dhe i është kundërvënë hapur presidentit të tanishëm kosovar dhe propozimeve të tij të kufirit, personit me të cilin kanë shpërndarë ndër vite fjalë kortezie të miqësie pafund. Sa për politikanët e tjerë, ata po e shikojnë të larguar sepse e dinë që sot zgjidhja është tjetërkund dhe çifti Vuçiç-Thaçi janë vërtetë të preferuarit dhe fuqiplotët e Brukselit dhe Washington-it, por edhe dukje e asaj që është vendosur me kohë. Ata janë zëdhënësit e asaj që është vendosur tashmë dhe që duhet të zbatojnë me përpikmëri në vendet respektive. Nuk kanë rëndësi ligjet e vendeve respektive. Kryesore është që Brukseli të përmbushë angazhimin dhe investimin e vet të lodhshëm në një rajon realisht problematik.

Fakt, për këtë është ecuria mbi Marrëveshjen për Asociacionin, përfundimi i të cilës duhej të ishte i mbështetur në Kushtetutën dhe në ligjet e Kosovës për të mos i dhënë kompetenca ekzekutive. Teksa, sipas ish-kryenegociatores Edita Tahiri, dërgimi i draftit të statutit të AKS-së në Bruksel as nuk ka kaluar fare në Qeveri!!! Pra, fjalët patetike të Haradinajt dhe të Brnbiç për mosndarje nuk e justifikojnë aspak atë që të dy liderët e shteteve kanë ofruar realisht në mandatet e tyre për zgjidhjen.

Dhe, duke iu kthyer edhe njëherë Shqipërisë, duhet të kujtojmë se megjithë rezultatet që shpallen pas takimeve të dy qeverive tona, rezultatet tregojnë se Kosova dhe Shqipëria po mbesin larg. Kjo u pa nga fjalët e hidhura që përmendën mesveti Thaçi dhe Berisha dy protagonistë të vërtetë të historisë sonë të përbashkët të 20 viteve të fundit. E moskuptimi tani shtrihet deri në turizëm dhe braktisjen e Shqipërisë prej kosovarëve, një fenomen i paralajmëruar prej kohësh. Por, më i dhimbshëm mbetet reagimi që haset gjithnjë e më shpesh ndaj kosovarëve jo vetëm në bregdetin shqiptar por ngado. Nuk po hidhemi me atë që lidhet me kufirin, doganën dhe trajtimin e bizneseve kosovare, por thjesht nënvleftësimin që i bëjmë kosovarëve tashmë që Shqipëria po njihet si një lloj pikë-tërheqje për turistët evropianë, ashtu si çështje të tjera që i hasim më shpesh.



Me shumë gjasa Asosacioni do të formohet me fuqi që do ta dëmtojnë shumë rrugën e Kosovës, paçka vendit të saj të pritshëm në OKB, dhe kjo është ajo e dhimbshmja që përdoret shpesh, ashtu si Serbia do ta njohë Kosovën, porse shqiptarët do të vazhdojnë sherrin mes veti dhe humbjen e energjisë për gjëra koti duke mos bërë kurrë mirë për kauza të përbashkëta dhe jetëgjata, njëra prej të cilës po zgjidhet me shumë dyshime. (Javanews)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Asosacioni i serbëve do formohet e shqiptarët do sherrosen mesvete
Asosacioni i serbëve do formohet e shqiptarët do sherrosen mesvete
https://3.bp.blogspot.com/-cXGT9KPil0s/W2yTFrabhSI/AAAAAAAAXX8/TloV9ReZOi8jCKz4kE2lEHdunGSmS9kQwCLcBGAs/s640/Ben-Andoni2.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-cXGT9KPil0s/W2yTFrabhSI/AAAAAAAAXX8/TloV9ReZOi8jCKz4kE2lEHdunGSmS9kQwCLcBGAs/s72-c/Ben-Andoni2.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/asosacioni-i-serbeve-do-formohet-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/asosacioni-i-serbeve-do-formohet-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy