BE del kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për 20 emigrantët eritreas

Marrëveshja e Shqipërisë dhe Italisë, që Tirana të merrte 20 emigrantë nga Eritrea, të mbetur në një anije të bllokuar pranë portit të Catanias, duket se do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar.

Kjo pasi Bashkimi Europian ka reaguar, duke thënë se ligjet e brendshme të unionit, por edhe ato ndërkombëtare, nuk e lejojnë aplikimin e një marrëveshjeje të tillë.

E vetmja mënyrë që 20 emigrantët të dërgohen nga Italia në Tiranë, është që ata vetë të shfaqin vullnetin e tyre të lirë për të shkuar në Shqipëri.

Në të kundërt, një vend i unionit nuk mund t’i dërgojë emigrantët në një vend të tretë, pa shqyrtuar më parë kërkesën e tyre për azil.

Aq më tepër, për t’i dërguar në Shqipëri, një vend që nuk është as vendi i origjinës, as destinacioni i tyre final dhe as vend tranzit në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara”, tha zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud.

“Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare”, theksoi Bertaud./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8812,Camëri,115,Editorial,1928,Ekonomi,474,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1424,Iliridë,271,Kosovë,2539,Kulture,696,Luginë,58,Moti,2,Politik,1852,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,508,Video,548,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: BE del kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për 20 emigrantët eritreas
BE del kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për 20 emigrantët eritreas
https://2.bp.blogspot.com/--yDnf3NaWqc/W4boBBpRkXI/AAAAAAAAX1w/_6Z2nbWKc5M4-9nmtdcGklHVGblchtXygCLcBGAs/s640/Agrigent-Luigi-Patronaggio-Diccioti-desembarcar_2075202501_56205308_1500x1001-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/--yDnf3NaWqc/W4boBBpRkXI/AAAAAAAAX1w/_6Z2nbWKc5M4-9nmtdcGklHVGblchtXygCLcBGAs/s72-c/Agrigent-Luigi-Patronaggio-Diccioti-desembarcar_2075202501_56205308_1500x1001-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/be-del-kunder-marreveshjes-shqiperi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/be-del-kunder-marreveshjes-shqiperi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy