Beteja e humbur e Gjuhës Shqipe

Derisa gjuha shqipe vazhdon betejën e saj për të qenë gjuhë e dytë zyrtare në vend, Qeveria e Maqedonisë përgatit projekte të cilët avancojnë përdorimin profesional të gjuhës maqedone.

Në këtë kuadër së fundi është edhe përgatitja e një leksikoni nga ana e Ministrisë për shoqëri informatike, ku përdorimi i fjalëve të huaja në kompjuter do të zëvendësohet me fjalë në gjuhën maqedone.

Një ekip prej pesëmbëdhjetë ekspertëve është angazhuar në realizimin e këtij projekti i cili po sponsorizohet nga qeveria e Maqedonisë.

Sipas përfaqësuesve të Ministrisë në fjalë, qëllimi i këtij projekti është ruajtja e gjuhës maqedone dhe e shkrimit cirilik.

Leksikoni i cili duhet që të jetë gati në shtator, pas përfundimit, përmes seminareve, puntorive dhe mediave, është paraparë që të ketë një promovim të gjerë në vend.

Por botimi i leksikonit nuk është hapi i vetëm me të cilën qeveria e Maqedonisë po tenton që ta mbrojë gjuhën maqedone.

Në korrik të viti të kaluar u bënë ndryshimet në ligjin për përdorimin e gjuhës maqedone sipas të cilit personat juridik të cilët publikojnë material të palekturuara në gjuhën maqedone, gjobiten me 3000 euro, ndërsa udhëheqësi i institucionit gjobitet prej 700 deri më 900 euro.

Në fillim të vitit 2009 Qeveria e Maqedonisë filloi projektin për botimin e 500 librave nga gjuha angleze në atë maqedone.

Bëhet fjalë për literature profesionale nga të gjitha sferat shkencore, e cila shfrytëzohet nga dhjetë Universitetet më me renome botërore në SHBA dhe Bashkësinë Evropiane.

E gjithë kjo literature pastaj do të dërgohet nëpër Universitetet dhe bibliotekat e vendit prej ku studentët mund t’i përdorin gjatë studimeve.

Asnjë ekzemplarë i vetëm i kësaj literature nuk është përkthyer në gjuhën shqipe.

Sipas këtyre të dhënave, gjërat duken shumë të qarta.

Me strategjinë dhe potencialin që kanë shqiptarët, lufta politike për konsolidimin e gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj të barabartë me gjuhën maqedone, vazhdon të jetë prioritet pothuajse në të gjitha platformat të partive politike shqiptare.

Por për fat të keq, derisa ky projekt tek shqiptarët konsumon energjitë e fundit në drejtim të avancimi të drejtave të tyre kombëtare, kundërshtarët e projekti duke ia ngushtuar hapësirën gjuhës shqipe, me parat e buxhetit, mbrojnë përdorimin e gjuhës maqedone.

Përmes kësaj ata mbajnë shqiptarët në nivelin e përpjekjeve për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, me të gjitha mënyrat i ikin sanksionimit ligjor të këtij procesi, kurse nga ana tjetër, me parat e të gjithë qytetarëve realizojnë projekte njënacionale.

Në tërë këtë proces, më shqetësuese është mungesa e ngritjes së zërit nga faktori shqiptar.

Derisa ndërtimi i një kishe në qendrën e qytetit të Shkupit pati reagime të furishme në radhë të parë nga ana e Bashkësis Islame të Maqedonisë, pastaj edhe nga partitë politike shqiptare, ku u kërkua si kompensim të ndërtohet edhe Burmali xhamia, atëherë pse mos të ketë një reagim nga gjuhëtarët shqiptarë dhe intelektualët tjerë, të cilët përmes një përkrahje politike, të kërkojnë që nën përkujdesjen e shtetit të vendoset, që siç thuhet me terma zyrtare “gjuha që e flasin mbi 20% të qytetarëve që flasin ndryshe nga gjuha maqedone”.

Sepse nëse shqiptarët nuk kane sukses në krijimin e kornizës juridike për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, ata mund të kërkojnë ta rrisin cilësinë e gjuhës shqipe në nivelin ligjorë që ekziston tani./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Beteja e humbur e Gjuhës Shqipe
Beteja e humbur e Gjuhës Shqipe
https://2.bp.blogspot.com/-VlTEC8h2beI/W33MLmiaWcI/AAAAAAAAXqw/mObeWivOHiob9asa4ixelBzJScQltM7bgCLcBGAs/s640/albanologji903085533.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-VlTEC8h2beI/W33MLmiaWcI/AAAAAAAAXqw/mObeWivOHiob9asa4ixelBzJScQltM7bgCLcBGAs/s72-c/albanologji903085533.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/beteja-e-humbur-e-gjuhes-shqipe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/beteja-e-humbur-e-gjuhes-shqipe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy