Fondet e KE-së/ 11 milionë euro vetëm për agroturizmin në Shqipëri

Në vjeshtë do të hapet thirrja e programit të Komisionit Europian ku financohen 75 milionë euro, nga të cilat 11 milionë euro janë vetëm për agroturizëm, ndërtimin e bujtinave dhe hoteleve turistike në fshat.

Në takimin me prefektët dhe kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të fokusohen te agroturizmi”.

Sipas Kreut të qeverisë “është e papranueshme që ndërkohë që potenciali për agroturizmin është kaq i madh dhe të ardhurat që sjell në njësitë vendore janë kaq të mëdha ne detyrohemi të shtyjmë e të ripërsërisim thirrjen për agroturizëm për të dhënë para gant për sipërmarrësit”.

“Në vend të kemi problemin se granti duhet të jetë më i madh, ne patëm problemin se nuk patëm aplikime nga bashkitë tuaja dhe subjektet në bashkitë tuaja”, shtoi Rama.

Ne jemi në dispozicion pa dallim, tha Rama duke shtuar se “nuk na intereson fare ngjyra politike, por na intereson vetëm të mbështesim aplikimet në agroturizëm”.

Ai kërkoi nga kryebashkët që t’i përcjellin njerëzve edhe faktin se ka një paketë fiskale komplet të re për agroturizmin me vetëm 6% TVSH, 5 % tatim fitimi dhe zero taksë për infrastrukturën. Kjo, sipas tij, “është një mundësi fantastike për emigrantët për të investuar”.

Në çdo bashki të Shqipërisë, sipas tij, “ka potenciale të mëdha për agroturizëm”. “Më tregoni një zonë në Shqipëri që nuk është atraktive për vizitorët e huaj. Agroturizmi është një përgjigje spektakolare si për të luftuar varfërinë edhe për t’i dhënë një rrugëzgjidhje komuniteteve dhe familjeve në fshat, që nuk mund të zhvillojnë dot bujqësi intensive dhe nuk kanë akses të lehtë në treg për shkak të pozitës gjeografike”, tha Rama.

Por sipas tij, “nëse për produktet bujqësore e rëndësishme është dalja e fermerit në treg, për agroturizmin është ardhja e turistit tek fermeri”./ATSH/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7965,Camëri,108,Editorial,1710,Ekonomi,418,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2375,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1779,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,496,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Fondet e KE-së/ 11 milionë euro vetëm për agroturizmin në Shqipëri
Fondet e KE-së/ 11 milionë euro vetëm për agroturizmin në Shqipëri
https://2.bp.blogspot.com/-PzXjo2knA6E/W4lrfZJUbhI/AAAAAAAAX4U/jwPAzUpqdxM_En9aJakCXBM881BIA1ZOACLcBGAs/s640/agroturizem-1024x576.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-PzXjo2knA6E/W4lrfZJUbhI/AAAAAAAAX4U/jwPAzUpqdxM_En9aJakCXBM881BIA1ZOACLcBGAs/s72-c/agroturizem-1024x576.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/fondet-e-ke-se-11-milione-euro-vetem.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/fondet-e-ke-se-11-milione-euro-vetem.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy