FOTOT: Zbulime Arkeologjike në Shqiperi, tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit

Shqipëria zbulon sitin më të madh arkeologjik, ku ruhen tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri tek 1000 vite pas Krishtit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Michele Elia, Menaxher i TAP në Shqipëri vizituan një nga sitet e gërmimeve arkeologjike në gjurmën e gazsjellësit TAP në Shqipëri, ku janë zbuluar vendbanime të periudhës prehistorike e deri në mesjetën e vonë, si dhe shumë objekte arkeologjike.
Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP është zhvilluar paralelisht me proceset arkeologjike.

“Dua të theksoj se gazsjellësi TAP është një ndër bashkëpunimet më të mira që ne kemi me zhvillimet industriale dhe që tregon në të njejtën kohë që nuk janë të papajtueshme trashëgimia kulturore dhe zhvillimi industrial i vendit, mjafton të këmi bashkëpunim dhe të ruajmë standartet”- u shpreh Kumbaro.

Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari. Përmes këtij projekti është krijuar mundësia të zbulohen site arkeologjike dhe vendbanime të rëndësishme për njohjen, hulumtimin dhe ekspozimin e trashëgimisë sonë arkeologjike.

Michele Elia theksoi se “TAP është shumë i vëmendshëm në këtë projekt, nuk sheh vetëm ndërtimin e tubave, që në fakt është tërësisht infrastrukturë, por edhe gjithçka me të cilën përballet në rrugëtimin e saj kthehet në oportunitet për territorin, qoftë nga pikëpamja sociale ambientale, apo kultore. Ne jemi të impenjuar të ruajmë nivelin më të lartë të standarteve, jo vetëm rajonale por edhe ndërkombëtare”.

Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, reth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike (bronzi i vonë), e deri në periudhën Otomane. Këto materiale janë në proces studimi. Me shumë interes arkeologjik në këtë gërmim është zbulimi i një vendbanimi të periudhës neolitike.

“Në të gjitha sitet e hapura që realizohen në bashkëpunim me arkeologët, jo vetëm gërmimet kanë qenë interesante, por ka qenë një treg pune shumë i rëndësishëm për punonjësit e trashëgimisë kulturore. Kemi mbi rreth 100 arkeologë dhe ndihmës arkeologë të punësuar, që tregon se potenciali I zhvillimit industrial sjell dhe potencial te zhvillimit të tregut të trashëgimisë kulturore”- u shpreh Kumbaro.

Realizimi i gërmimeve arkeologjike, zbulimi i siteve të reja arkeologjike po mundësohet vetëm falë projektit TAP, përgjatë zbatimit të të cilit janë zbatuar kriteret dhe standardet më të larta të zbatimit të ligjit në fushën e trashëgimisë kulturore./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: FOTOT: Zbulime Arkeologjike në Shqiperi, tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit
FOTOT: Zbulime Arkeologjike në Shqiperi, tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit
FOTOT: Zbulime Arkeologjike në Shqiperi, tri epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit
https://3.bp.blogspot.com/-C6tZct-DL1Y/W2KYyzMB8CI/AAAAAAAAXUI/oKjZv1WV8Sw81F3cIyp-kCN3zpP8IxVdQCLcBGAs/s640/1533133516_thumbnail1R4A3535.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-C6tZct-DL1Y/W2KYyzMB8CI/AAAAAAAAXUI/oKjZv1WV8Sw81F3cIyp-kCN3zpP8IxVdQCLcBGAs/s72-c/1533133516_thumbnail1R4A3535.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/fotot-zbulime-arkeologjike-ne-shqiperi.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/fotot-zbulime-arkeologjike-ne-shqiperi.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy