Gjuha shqipe në diasporë, Shqipëria dhe Kosova avancojnë në projektin e përbashkët

Shqipëria dhe Kosova po avancojnë në projektin e përbashkët për mbështetjen ndaj diasporës duke shënuar dy arritje konkrete gjatë këtij viti, kurrikulën e përbashkët mes dy vendeve për diasporën dhe regjistrin e mësuesve. Seminaret dhe trajnimet e mësuesve të diasporës janë kthyer në një traditë të përvitshme, ku këtë vit ka qenë Tirana mikpritësja e mbi 150 mësuesve shqiptarë.

Seminari XIV “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”, është një aktivitet i përbashkët i dy ministrive; Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, me synim aftësimin dhe kualifikimin e mësimdhënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies, si edhe promovimin e praktikave më të mira të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja Lindita Nikolla, e cila deklaroi se 2018 vjen me disa risi për mësuesit e diasporës duke forcuar rezultate e arritur dhe mbështetur në progresin e të nxënit të fëmijëve shqiptarë.

“Sivjet ne kemi disa risi të shtuara jo vetëm për faktin që kemi në Shqipëri edhe institucionin e Ministrit të Shtetit dedikuar Diasporës, por fakti që në një kohë të shkurtër së bashku me Pandeli Majkon, por edhe me Ministrin e Diasporës të Kosovës ne kemi mundur të finalizojmë më së fundi kurrikulën e përbashkët të Arsimit Plotësues në Diasporë. Ne kemi tashmë një kurrikul të njehsuar të mësimit në diasporë, që duket si një gjë tashmë e arrirë por nëse do të kujtojmë gjithë rrugën që kemi përshkuar ka qenë një proces ndërveprimi jo fortë i thjeshtë, për të bërë më të mirën e mundshme dhe për të servirur më të mirën e mundshme për gjithë ata që do të jenë pjesë e mësimit plotësues në diasporë”, deklaroi ministrja Nikolla.

Njohja dhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve shqiptarë por edhe një numër i saktë i mësuesve që kemi në diasporë është një prioritet për Ministrinë e Arsimit, ndaj Nikolla gjatë këtij seminari nënvizoi se progresi është i pandalshëm drejt më të mirës për mësuesit misionarë që përçojnë kulturën shqiptare në breza./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gjuha shqipe në diasporë, Shqipëria dhe Kosova avancojnë në projektin e përbashkët
Gjuha shqipe në diasporë, Shqipëria dhe Kosova avancojnë në projektin e përbashkët
https://2.bp.blogspot.com/-Mh8eno1iH2Y/W2KZ_OguHsI/AAAAAAAAXUo/g3GngebygSgXW1x-EuZT5Sex5r9vu-zsgCLcBGAs/s640/gjuha-640x427.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-Mh8eno1iH2Y/W2KZ_OguHsI/AAAAAAAAXUo/g3GngebygSgXW1x-EuZT5Sex5r9vu-zsgCLcBGAs/s72-c/gjuha-640x427.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/gjuha-shqipe-ne-diaspore-shqiperia-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/gjuha-shqipe-ne-diaspore-shqiperia-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy