Gruaja e parë me doktoraturë në Filozofi ka qenë shqiptare

Elena Lucrezzia Peshkopia është e para grua shqiptare në botë, që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi. Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një nga universitetet më të vjetër dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve të jetës së saj. Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson”, në kolegjin Vassar të Nju Jorkut, SHBA, ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.
Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646. Ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi). Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë, më 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të. Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët.
Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë, por ato edhe do të mund të përfitonin. Godina e shkollës ishte dizenjuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës, pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenës dhe Londrës. Prezenca e madhe e shqiptarëve në Republikën e Venecias është lidhur me zhvendosjet e tyre sa më shumë drejt Perëndimit, si pasojë e pushtimit osman.dora-distria
Elena, e talentuar edhe në muzikë, vazhdoi studimet në Filozofi dhe Astronomi, duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin e Padovës. Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës më 25 qershor 1678, para profesorëve të Filozofisë dhe Logjikës, Mjekë- sisë dhe Teologjisë. Ajo u bë lektore në Matematikë në Universitetin e Padovës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj së shkurtër. Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi, më 26 korrik të vitit 1684, në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeçe. Ajo prehet në kishën e “Shën Lukës” në Padova të Italisë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8839,Camëri,116,Editorial,1936,Ekonomi,476,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1425,Iliridë,273,Kosovë,2543,Kulture,697,Luginë,58,Moti,2,Politik,1853,Reportazh,176,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,511,Video,549,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Gruaja e parë me doktoraturë në Filozofi ka qenë shqiptare
Gruaja e parë me doktoraturë në Filozofi ka qenë shqiptare
https://2.bp.blogspot.com/-XtiLq24LtxI/W33LmaX9lHI/AAAAAAAAXqo/StRGmCvgqRcWZzhlRn7Oh6B4jv95cYWLwCLcBGAs/s640/Elena-Lucrezia-Peshkopia.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-XtiLq24LtxI/W33LmaX9lHI/AAAAAAAAXqo/StRGmCvgqRcWZzhlRn7Oh6B4jv95cYWLwCLcBGAs/s72-c/Elena-Lucrezia-Peshkopia.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/gruaja-e-pare-me-doktorature-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/gruaja-e-pare-me-doktorature-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy