Hapet varri i Skënderbeut… Objekti i mistershëm që u gjet (VIDEO)


Për herë të parë pas 38 vitesh është çelur varri i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut pasi po punohet për restaurimin e vendit/objektit të kultit ku ai është varrosur në Lezhë.

Themelet e Katedrales mesjetare të Shën Kollit mendohet prej vitesh se janë vendi ku prehen eshtrat e heroit kombëtar, ndonëse, sipas kronikave të kohës (kujtoj Barletin), pas vdekjes së tij dhe me rënien e Lezhës, turqit e zhvarrosën Skënderbeun dhe me eshtrat e tij bënë hajmali fatsjellëse.

Dyshemeja e Katedrales është kthyer në një objekt eksplorimi në sajë të dokumenteve që ruhen në A. M. H., Lezhë. Duke kryer këtë eksplorim, një objekt i mistershëm, funksioni dhe roli i të cilit nuk është identifikuar akoma, është zbuluar. E çuditshme është se si, ndonëse për herë të fundit dyshemeja është hapur para 38 vitesh, ky objekt nuk është zbuluar.

 

Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore në Lezhë, Paulin Zefi thotë se përveç këtij objekti janë gjetur edhe tre themele të mbivendosur. Nisur nga kronikat historike, pas rënies së Lezhës dhe dhunimit të varrit nga osmanët, objekti nga Katedrale u kthye në Xhami, por se sa lidhje ka kjo me themelet e mbivendosura, nuk mund të thuhet.

Sipas Zefit, e gjithë shtresa e mbuluar e Memorialit të Skënderbeut duhet të jetë e hapur për vizitorët, pasi kështu edhe historia, falë objekteve e mbivendosjeve, mund dhe do të dalë në pah.

Për këtë arsye, ai ka përgatitur një projekt të cilin ia ka dërguar për financim Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës. Në rast se këto dy institucione nuk do të përgjigjen, ose do të japin një përgjigje negative, sipas Zefit, do të provohet të gjehen mënyra alternative për realizimin e tij nëpërmjet donatorëve të ndryshëm.

Ndërkohë, objekti misterioz i gjetur i është dorëzuar laboratoreve për ekzaminime të mëtejshme, me synim për të njohur kur daton dhe çfarë përfaqëson. Nëse do të dalë në dukje se ai është një objekt mesjetar apo edhe më i hershëm, do të kthehet në një arsye më shumë për të vizituar vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9319,Camëri,121,Editorial,2042,Ekonomi,508,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,289,Kosovë,2699,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Hapet varri i Skënderbeut… Objekti i mistershëm që u gjet (VIDEO)
Hapet varri i Skënderbeut… Objekti i mistershëm që u gjet (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-TWMhvS54Gcc/W2ICE4Hw04I/AAAAAAAAXRk/ekQCXqMdjgkn6zNAWrCzlX677Fhq-Yd_ACLcBGAs/s640/skenderbeu-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-TWMhvS54Gcc/W2ICE4Hw04I/AAAAAAAAXRk/ekQCXqMdjgkn6zNAWrCzlX677Fhq-Yd_ACLcBGAs/s72-c/skenderbeu-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/hapet-varri-i-skenderbeut-objekti-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/hapet-varri-i-skenderbeut-objekti-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy