Inventari: 32% e florës evropiane gjendet edhe në Shqipëri

Shqipëria ka një biodiversitet të pasur për shkak të pozicionit gjeografik me klimë mesdhetare, thyerje të larmishme të terrenit që afron malet të larta me detet, liqenet dhe lumenjtë.

Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në një inventar që i bëri Florës dhe Faunës në Shqipëri gjeti së fundmi se përafërsisht 32% e të gjithë florës evropiane është në Shqipëri, shkruan Monitor.

Në Shqipëri ekzistojnë rreth 7233 grupe bimore dhe 5438 lloje të kafshëve të egra (përfshirë zogjtë, gjitarët, peshqit, insektet, etj).

3200 lloje bimësh janë kurative për enët e gjakut dhe 2,350 lloje të tjera për të tjera përdorime mjekësore dhe për ushqim.

Shqipëria është një rrugë e rëndësishme migrimi për zogjtë.

Përafërsisht 30% e florës evropiane dhe 42% e gjitarët evropianë ndodhen edhe në Shqipëri.

Gjithashtu ka 32 lloje bimore me 150 nëngrupe, të cilat janë endemike në Shqipëri (rriten vetëm në Shqipëri) dhe 160 lloje të tjera bimore të cilat janë nën-endemike në rajonin e Ballkanit.

Shqipëria numëron 91 specie që kërcënohen nga zhdukja në rang global, ndër ta edhe Pelikani Kaçurrel.

Gjithashtu Shqipëria ka një numër të lartë racash autoktone bagëtish.

Nga këto 9 raca autoktone janë në dhi dhe 5 në dele.

Në malësi ka më shumë se 5200 ha pyje natyrore me shumë se 200-vjeçare me vlerë të lartë për biodiversitetin.

Kjo zonë është zona më e rëndësishme për hulumtime dhe burime gjenetike.

Shumëllojshmëria e ekosistemeve dhe habitateve (ekosistemet bregdetare dhe detare, ligatinat, deltat e lumenjve, dunat e rërës, liqene, lumenj, shkurre mesdhetare, pyje gjethe, pyje pishe, kullota subalpine dhe alpine, livadhe, dhe ekosistemet e larta malore) sigurojnë një shumëllojshmëri të bimëve dhe llojeve të kafshëve të egra.

Gjithashtu në Shqipëri ndodhen liqenet më të mëdha në Ballkan, me rëndësi ndërkombëtare, Si ai i Shkodrës, Ohrit dhe Prespës. Sakaq në zonën bregdetare të Shqipërisë gjenden ligatinat si ato të: Karavastasë, Patoku, Viluni, Kune-Vaini, Orikumi, etj, me një sipërfaqe totale prej 150 km2.

Ky terren thotë studimi krijon kushtet ideale për rritjen e specieve të lashta endemike dhe nën-endemike./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9311,Camëri,120,Editorial,2039,Ekonomi,507,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1477,Iliridë,289,Kosovë,2697,Kulture,724,Luginë,62,Moti,2,Politik,1899,Reportazh,180,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,567,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Inventari: 32% e florës evropiane gjendet edhe në Shqipëri
Inventari: 32% e florës evropiane gjendet edhe në Shqipëri
https://2.bp.blogspot.com/-QRJU25BWQd0/W4bretLAaQI/AAAAAAAAX2E/WMPJfIOFiaEdgD0uIHPgUKHVua6v_iRDwCLcBGAs/s640/flowers-at-valley-of-flowers-640x338-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-QRJU25BWQd0/W4bretLAaQI/AAAAAAAAX2E/WMPJfIOFiaEdgD0uIHPgUKHVua6v_iRDwCLcBGAs/s72-c/flowers-at-valley-of-flowers-640x338-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/inventari-32-e-flores-evropiane-gjendet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/inventari-32-e-flores-evropiane-gjendet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy