Ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë paralajmron bashkim të Kosovës me Shqipërinë pas ndryshimit të kufijve

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se përcaktimi i vijës kufitare me Kosovën, për të cilin po angazhohet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paraqet një ridefinim të kufijve.

Siç raportojnë mediat serbe, Jeremiq ka thënë se “kjo parqet një tjetërsim të përhershëm dhe me paramendim të një pjese të territorit të Serbisë”.

“Përcaktimi i kufijve paraqet Kosovën si anëtare e OKB-së brenda gjashtë muajve, kurse brenda pak vitesh – ‘Shqipërisë së Madhe’”, tha Jeremiq në Kragujevc, ku mori pjesë në vazhdimin e fushatës së Partisë Popullore “Një nënshkrim ndryshon gjithçka”, e cila synon mbledhjen e nënshkrimeve kundër marrëveshjes me të cilën Serbia do të lejonte ulësen në OKB për Kosovën dhe në këtë mënyrë do të njihte pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq, se angazhohet për demarkacionin e kufirit me Kosovën, Jeremiq u tha gazetarëve se “demarkacioni është jo kushtetues dhe thellësisht i dëmshëm dhe përbën një diktaturë të përshpejtuar, e cila vjen nga fashizmi në Serbi”, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Jashtëm Serb, Jeremiq, tha se “në qoftë se shteti [Serbia], i cili ka shumë pakica etnike, vendos të bëjë demarkacionin me njërën, kjo nuk do të jetë pakica e fundit me të cilën do të bëjë demarkacionin”.

“Ky është një proces jashtëzakonisht i rrezikshëm, që do të thotë se ju filloni t’i quani kundërshtarët politikë agjentë, priftin e Manastirit të Deçanit spiun dhe tradhtar. Kjo nuk përfundon me kaq”, tha Jeremiq.

Ai tha se Partia Popullore po mbledh nënshkrime kundër tërë këtyre zhvillimeve në mënyrë që atij që është i gatshëm të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës “t’i dridhet dora”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,9339,Camëri,121,Editorial,2056,Ekonomi,517,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1478,Iliridë,291,Kosovë,2723,Kulture,728,Luginë,62,Moti,2,Politik,1906,Reportazh,181,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,521,Video,568,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë paralajmron bashkim të Kosovës me Shqipërinë pas ndryshimit të kufijve
Ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë paralajmron bashkim të Kosovës me Shqipërinë pas ndryshimit të kufijve
https://4.bp.blogspot.com/-ETtASa0F9o0/W3CNcs1MLgI/AAAAAAAAXh8/a6rdfKIkAq0udFlcZKcdfkx5-SR9aDm0wCLcBGAs/s640/mbledhja-623x330-1200x630-640x336.png
https://4.bp.blogspot.com/-ETtASa0F9o0/W3CNcs1MLgI/AAAAAAAAXh8/a6rdfKIkAq0udFlcZKcdfkx5-SR9aDm0wCLcBGAs/s72-c/mbledhja-623x330-1200x630-640x336.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/ish-ministri-i-jashtem-i-serbise.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/ish-ministri-i-jashtem-i-serbise.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy