KE: Shqiptarët, më të frikësuarit në Europë për vendin e punës

28% e shqiptarëve janë përgjigjur se ka gjasa se mund të humbasin vendin e tyre të punës në gjashtë muajt e ardhshëm.
Pyetjes së Anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian se “Sa gjasa ka që të humbisni vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm?” ka marrë përqindjet më të larta në Shqipëri dhe më pas në Turqi, me 23%.
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Gjermania (sindikatat janë shumë të forta) dhe Malta janë shtetet, ku përqindja e të anketuarve të cilat kanë thënë se kanë gjasa që të humbasin vendin e punës është më e ulëta, vetëm 5%.
Ndërsa ndër vendet anëtare të BE-së që kanë përqindjen më të lartë të njerëzve që kanë frikë se në gjashtë muajt e ardhshëm mund të humbasin vendin e punës është Greqia me 17%. Më pas renditet Lituania dhe Qipro me 16%, si dhe Estonia me Letoninë me 15% secila.
Vendet kandidate për t’u anëtarësuar kanë përqindje më të lartë të të anketuarve që janë shprehur të pasigurtë për punën e tyre. Maqedonia dhe Serbia, renditet pas Shqipërisë dhe Turqisë për përqindjen më të lartë të të anketuarve që janë përgjigjur që ka gjasa që ta humbasin vendin e punës në gjashtë muajt e ardhshëm. Në të dy këto vende rreth 17% e të anketuarve janë shprehur të pasigurt, njësoj si në Greqi.
Përqindjen më të ulët në rajon e ka Mali i Zi, ku vetëm 14% e të anketuarve janë shprehur se ka gjasa se mund ta humbasin vendin e punës.
Më të pasigurtët, të rinjtë dhe ata që janë në prag të daljes në pension
Për të rinjtë shqiptarë të moshës 25-34 vjeç, pasiguria se mund të humbasin vendet e punës është e lartë. Rreth 28% e shqiptarëve të kësaj grupmoshe të anketuar nga Komisioni Europian janë shprehur se kanë gjasa që ta humbasin vendin e punës, përqindja më e lartë në krahasim me të gjithë vendet e tjera anëtare të BE-së dhe atyre kandidate.
Por, edhe pse vitet e gjata dhe eksperienca në punë duhet t’iu falë një lloj sigurie individëve në prag të moshës së pensionit, në Shqipëri edhe ata janë shprehur të pasigurt. Shqiptarët e moshës 50-64 vjeç janë më të pasigurtët në të gjithë Europën. Sipas të dhënave të Anketës së Cilësisë se Jetës, rreth 26% e të anketuarve të kësaj grup moshe janë shprehur se ka gjasa që ta humbasin punën në gjashtë muajt në vijim.
Raporti “Cilësia e jetës- publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, është hartuar nga Komisioni Europian dhe në të për herë të parë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike.
Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropianë në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore./Monitor
s.a/dita/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8009,Camëri,109,Editorial,1724,Ekonomi,424,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1295,Iliridë,251,Kosovë,2382,Kulture,632,Luginë,49,Moti,2,Politik,1780,Reportazh,157,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,494,Video,499,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: KE: Shqiptarët, më të frikësuarit në Europë për vendin e punës
KE: Shqiptarët, më të frikësuarit në Europë për vendin e punës
https://2.bp.blogspot.com/-OCc0dvh7GlI/W33Hwyez1lI/AAAAAAAAXp8/2NYzZuTXlwEs5HKAOcUI8sCLNW6Iy6qhQCLcBGAs/s640/photo_2018-05-11_14-05-56-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-OCc0dvh7GlI/W33Hwyez1lI/AAAAAAAAXp8/2NYzZuTXlwEs5HKAOcUI8sCLNW6Iy6qhQCLcBGAs/s72-c/photo_2018-05-11_14-05-56-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/ke-shqiptaret-me-te-frikesuarit-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/ke-shqiptaret-me-te-frikesuarit-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy