“Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi”, ja si është modeli belgo-holandez


“Të ndjekim modelin e Holandës dhe Belgjikës”. Kjo është deklarata që përsërit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sa herë flet për tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës në kuadër të finalizimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Por, cili është modeli të cilit i referohet ai?

Holanda dhe Belgjika, kanë rregulluar paqësisht kufijtë e tyre kombëtarë, duke shkëmbyer një pjesë toke, në përpjekje për të zgjidhur një makth juridiksioni policor në kufi.

Zona e diskutuar kishte përmasat e 27 fushave futbolli dhe gjendej në lindje të qytetit belg, Vise dhe në perëndim të fshatit holandez Eijsden dhe përgjatë lumit Meuse.

Nga 2018, kufiri i vendeve kalon tani mespërmes lumit me Holandën që ka marrë kontrollin e rreth 16 hektarë tokë të re ndërkohë që Belgjika ka fituar rreth 3.5 hektarë tokë.

Ndryshimi u bë pasi një gadishull i vogël mbi lumë, fitoi reputacion për mungesë ligji atje për shkak të vështirësive gjeopolitike të policimit atje nga ana belge, që në letra e kontrollonte atë.

Katër vite më parë, një trup pa kokë u gjet në gadishull, dhe autoritetet holandeze nuk mund të hetonin krimin pasi ai kish ndodhur në belgjikë. policia belge në anën tjetër kishte vështirësi të arrinte në zonë dhe mund të shkonte atje vetëm me varka.

“Marrëveshja tregon se kufijtë mund të shkëmbehen edhe paqësisht”, tha ministri i jashtëm belg, Didier Reynders pas nënshkrimit të saj.

Sidoqoftë, kufiri holandezo-belg është më pak racional në zona të tjera, me fshatin Baarle Hertog, në veri lindje të Antverpit që është i ndarë mes për mes me disa biznese e ndërtesa që një pjesë e kanë në anën belge e tjetrën në atë holandeze.

Të dyja vendet janë anëtare të zonës “Shengen”, çka do të thotë se nuk ka kontrolle në kufi, dhe në praktikë, situata është kryesisht një kuriozitet turistik.ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,8399,Camëri,113,Editorial,1839,Ekonomi,451,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1363,Iliridë,259,Kosovë,2477,Kulture,664,Luginë,51,Moti,2,Politik,1819,Reportazh,168,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,498,Video,524,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi”, ja si është modeli belgo-holandez
“Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi”, ja si është modeli belgo-holandez
https://4.bp.blogspot.com/--3JMtrRNGlY/W2yAC4CafSI/AAAAAAAAXVw/t0G9lEF4UiApFQGLQYm6xeszBHqFhPjSgCLcBGAs/s640/36569803_403-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/--3JMtrRNGlY/W2yAC4CafSI/AAAAAAAAXVw/t0G9lEF4UiApFQGLQYm6xeszBHqFhPjSgCLcBGAs/s72-c/36569803_403-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/korrigjimi-i-kufirit-kosove-serbi-ja-si.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2018/08/korrigjimi-i-kufirit-kosove-serbi-ja-si.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy